LIVE UPDATES
Bota

Dy ish-zyrtarë të FBI-së akuzohen për deklarata të rreme në Kongres lidhur me laptopin e Hunter Biden

Avokatët e Floris e kanë cilësuar atë një patriote, duke theksuar se ajo i ka shërbyer FBI-së për afro 20 vjet si zyrtare e inteligjencës.

23 October 2026, 21:13 Nga E.d
Dy ish-zyrtarë të FBI-së akuzohen për deklarata të
Hunter Biden

SHBA- Dy ish-zyrtarë të FBI-së, të specializuar në hetimin e ndërhyrjeve të huaja në zgjedhje, janë akuzuar për dhënie të deklaratave të rreme në Kongres lidhur me rolin e tyre në hetimin për laptopin e Hunter Biden, në prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Nikki Floris dhe Bradley Benavides u dorëzuan të premten dhe dolën për herë të parë përpara një gjykate federale në Uashington. Avokatët e tyre kërkuan një seancë të shpejtë gjyqësore, ku të kenë mundësi të kundërshtojnë akuzat.

Sipas Departamentit të Drejtësisë, të dy ish-zyrtarët kanë gënjyer gjatë dëshmive të dhëna në Kongres në vitin 2023, lidhur me përfshirjen e një task-force të posaçme kundër ndikimit të huaj në hetimet që kishin të bënin me Hunter Biden, si dhe me njohuritë e tyre për laptopin.

Avokatët e Floris e kanë cilësuar atë një patriote, duke theksuar se ajo i ka shërbyer FBI-së për afro 20 vjet si zyrtare e inteligjencës.

“Departamenti i Drejtësisë e ka akuzuar padrejtësisht për një krim, bazuar në pretendimet e politikanëve dhe jo në fakte”, deklaruan avokatët e saj. Ata vunë në pikëpyetje edhe kohën e ngritjes së akuzave, duke pretenduar se çështja është hapur disa ditë përpara zgjedhjeve.

Mediat shkruajnë se akuzat u ngritën vetëm 10 ditë përpara zgjedhjeve të 3 nëntorit, duke u bërë pjesë e një serie veprimesh të profilit të lartë të Departamentit të Drejtësisë, të cilat kanë ngjallur debate politike në prag të zgjedhjeve të mesit të mandatit. Kreu i FBI-së, Kash Patel, reagoi duke deklaruar se dhënia e dëshmive të rreme në Kongres nga zyrtarë të lartë të institucionit cenon themelet e sistemit ligjor.

“Askush nuk është mbi ligjin”, u shpreh Patel në një deklaratë të publikuar në rrjetin social X.

Çështja e laptopit të Hunter Biden

Laptopi i Hunter Biden u bë pjesë e debatit politik amerikan në tetor të vitit 2020, në javët e fundit të fushatës presidenciale mes Donald Trump dhe Joe Biden, i cili më vonë fitoi zgjedhjet.

Gazeta “New York Post” publikoi materiale që tha se i kishte marrë nga një hard disk i një kompjuteri të lënë nga Hunter Biden në një servis riparimi në Wilmington, Delaware. Materialet përmbanin email-e që dukeshin se lidhnin djalin e Joe Biden me aktivitete biznesi jashtë vendit.

Rrethanat e zbulimit të laptopit ngritën shqetësime mes demokratëve dhe ish-zyrtarëve të inteligjencës për mundësinë e dezinformimit rus. Në atë kohë, komuniteti amerikan i inteligjencës vlerësonte se Rusia po përpiqej të ndikonte në zgjedhje në favor të Trump, ndërsa Rudy Giuliani, aleat i tij, kishte udhëtuar jashtë vendit për të mbledhur informacione komprometuese për familjen Biden.

Më vonë, Hunter Biden u akuzua dhe u shpall fajtor për vepra penale që lidhen me armët dhe taksat, gjatë administratës së babait të tij. Në javët e fundit të presidencës, Joe Biden i dha falje.

Hetimet rikthejnë vëmendjen te FBI-ja

Floris dhe Benavides drejtonin Task-Forcën e Inteligjencës së Huaj të FBI-së, e njohur si FITF, në kohën kur u zbulua laptopi. Sipas ankesës penale, ata akuzohen se i thanë Kongresit në vitin 2023 se kjo strukturë nuk ishte përfshirë në hetimet që lidheshin me Hunter Biden, ndonëse mesazhet e kohës, sipas prokurorisë, tregonin të kundërtën.

Task-forca ishte krijuar gjatë administratës së parë të Donald Trump për të luftuar fushatat e ndikimit të organizuara nga Rusia dhe shtete të tjera, me synimin për të përhapur dezinformim dhe për të dobësuar institucionet demokratike.

Struktura u bë objekt kritikash nga republikanët gjatë hetimeve për Hunter Biden dhe u shpërbë në shkurt të vitit 2025, me vendim të atëhershmes Prokurore të Përgjithshme, Pam Bondi. Çështja ndaj dy ish-zyrtarëve vjen në një periudhë kur drejtori i FBI-së, Kash Patel, ka shtuar shqyrtimin e rasteve të profilit të lartë nga e kaluara e institucionit.

Ndërkohë, Departamenti i Drejtësisë ka ndërmarrë edhe veprime të tjera me ndikim politik, përfshirë kontrollin e banesës së kongresmenes demokrate Ilhan Omar në kuadër të një hetimi për mashtrim me emigracionin, si dhe ngritjen e një aktakuze për korrupsion ndaj senatores demokrate të Virxhinias, L. Louise Lucas. Çështja ndaj Floris dhe Benavides pritet të vijojë në gjykatë, ku ata do të kenë mundësinë të kundërshtojnë akuzat e ngritura ndaj tyre./Dosja.al

ish-zyrtarë FBI shba

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...