12 November 2026, 22:10
Nga E. D

TIRANË- Gazetari Muhamed Veliu, ka zbardhur disa nga skenarët që pritet të shqyrtojë kryeministri Edi Rama në Asamblenë Kombëtare të PS-së, përfshirë kandidaturat e mundshme për bashkitë Tiranë, Shkodër, si dhe qëndrimin ndaj çështjes së Erion Veliajt.
Duke folur për Top Story, Veliu tha se një nga lëvizjet që po shqyrton Rama është dyfishimi i numrit të drejtuesve politikë, nga 12 në 24, me synimin për të forcuar strukturat e PS-së në funksion të zgjedhjeve të ardhshme. Sa u përket kandidaturave për drejtimin e bashkive, gazetari bëri me dije se në diskutim janë emrat e Ervin Demës për Tiranën dhe Enea Karakaçit për Shkodrën, ku ky i fundit mund të përballet në garë me Kliti Hotin.
Veliu nuk përjashtoi as mundësinë që dy ministra të largohen nga kabineti qeveritar për të marrë përsipër kandidimin për kryetar bashkie. Një tjetër çështje që pritet të tërheqë vëmendjen e socialistëve është qëndrimi që do të mbajë Edi Rama për Erion Veliajn. Sipas gazetarit, deri më tani është bërë i njohur varianti i Gogut, por nuk ka ende një qëndrim të drejtpërdrejtë të kryeministrit për këtë çështje. Po ashtu, Veliu tha se mes mundësive është edhe përcjellja e qëndrimit të Veliajt përmes një letre të gjatë drejtuar Asamblesë Kombëtare.
“Në këtë asamble pritet që Rama të dublojë drejtuesit politikë nga 12 në 24. Rama mendon se ka gjetur dy kandidatura të përshtatshme sa i përket Tiranës dhe Shkodrës. Mund të kemi edhe dy ministra që do të sakrifikojnë për të lënë postet për kryebashkiak. Diskutohet për Ervin Demon për Tiranën dhe Enea Karakaçi mund të kandidojë në Shkodër në një duel me Kliti Hotin. Socialistët presin me interes nëse Rama do të thotë diçka në lidhje me problemin me Veliajn, dihet varianti i Gogut, por asnjë version të Ramës dhe një qëndrim të tij. Ato çka Erion Veliaj do të donte t’ia thoshte Asamblesë mund t’i kemi përmes një letre të gjatë. Mbetet për tu parë edhe nëse do të ketë lëvizje në kabinet, gjithçka është e hapur, 10:30 në Gjirin e Lalëzit, ku zhurmës së dallgëve mund t’i shtohet edhe ajo e vendimeve të Ramës. Është ende hapur për të folur për përjashtime, por mendoj se Ramës nuk do t’i leverdiste të avanconte këtë front të hapur me Veliajn. Në funksion të zgjedhjeve Rama kërkon të forcojë radhët e tij për të fituar zgjedhjet e 9 majit”, u shpreh Veliu./Dosja.al
Muhamed Veliu
Politike
12 November 2026, 21:52
E. D
MAQEDONI E VERIUT- Asnjë shqiptar në mesin e rreth 80 personave të punësuar së fundmi në Spitalin e Kumanovës. Punë...
Politike
12 November 2026, 21:16
E. D
TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të enjte lirimin nga detyra të Endrit Hoxhës, i cili mbante postin e z&e...
Politike
12 November 2026, 21:10
E. D
TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të enjte një sërë projektligjesh dhe vendimesh që lidhen me eficien...
Politike
12 November 2026, 20:43
E. D
DUBLIN- Kryeministri Edi Rama ka ndarë një tjetër foto nga samiti i nëntë i Komunitetit Politik Evropian, që u zhvillua në D...
Politike
12 November 2026, 20:26
E. D
Blendi Gonxhja
TIRANË- Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, duket se po e shpreh gjithnjë e më hapur ambic...
Politike
12 November 2026, 20:16
E. D
TIRANË- Një konflikt që po zien prej kohësh mes qeverisë shqiptare dhe gjyqtarëve e prokurorëve të vendit për paga...
Politike
12 November 2026, 19:08
E. D
DUBLIN- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar në Dublin të Irlandës me sekretarin e përgjithshëm t&eum...
Politike
12 November 2026, 18:21
E.M
SERBI- Emilija Markoviç, kandidate e Listës Studentore, ka deklaruar se programi i fitueses së zgjedhjeve në Serbi parasheh që Gjyka...
Politike
12 November 2026, 16:40
E. D
Ervin Demo dhe Matteo Piantedosi
ITALI- Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka zhvilluar një takim në Romë me homologun e tij...
Politike
12 November 2026, 16:03
E. D
Monika Kryemadhi
TIRANË- Monika Kryemadhi ka kundërshtuar pretendimet e SPAK-ut lidhur me financimin e lobimit në SHBA, duke deklaruar s...