12 November 2026, 20:26
Nga E. D
Blendi Gonxhja
TIRANË- Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, duket se po e shpreh gjithnjë e më hapur ambicien për të qenë kandidati i Partisë Socialiste në garën për Bashkinë e Tiranës. Në një kohë kur brenda PS-së kanë nisur lëvizjet dhe diskutimet për emrin që do të garojë për drejtimin e kryeqytetit, Gonxhja ka përcjellë një mesazh të qartë për kryeministrin Edi Rama, duke lënë të kuptohet se është një prej figurave që mund ta marrë përsipër këtë sfidë.
Pa e artikuluar si një kërkesë personale për kandidaturën, Ministri ka vënë në dukje njohjen e tij të Tiranës dhe lidhjen që ka me kryeqytetin, duke nënvizuar se jo të gjithë deputetët socialistë e njohin qytetin njësoj dhe kanë të njëjtën ndjeshmëri për të. Duke folur në një intervistë për Report TV, Gonxhja u shpreh se nuk ka qenë kurrë në natyrën e tij të kërkojë publikisht një post apo të promovojë një projekt personal, por theksoi se nëse PS do të kishte një projekt për Tiranën, ai do të ishte i gatshëm të jepte kontributin e tij.
“Gjatë gjithë jetës sime nuk ka ndodhur ndonjëherë që të kem deklamuar, folur, lutur, që të kem një projekt personal nuk e bëj dot dhe ta shpalos. Unë jam një prej shumë deputetëve të PS, jo të gjithë e njohin njësoj Tiranën, jo të gjithë kanë sedrën për Tiranën. Si shumë prej atyre që militojnë, punojnë, angazhohen, nuk do të lija gjë pa bërë që të ndihmoja kauzën, projektin. Nëse PS do të kishte një projekt, nuk diskutohet që do të isha këtu për të dhënë kontributin tim. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm që kjo mos të tingëllojë si Blendi që kërkon një gjë që nuk e vendos Blendi. Ka shumë rëndësi që të kemi zgjedhje të mira, të kemi zgjidhur këtë problematikë që kemi para nesh dhe që duhet ta kanalizojmë në një energji që t’i japë të mira vendit dhe mos ta dëmtojë Tiranën”, tha Gonxhja./Dosja.al
Blendi Gonxhja
Politike
12 November 2026, 20:16
E. D
TIRANË- Një konflikt që po zien prej kohësh mes qeverisë shqiptare dhe gjyqtarëve e prokurorëve të vendit për paga...
Politike
12 November 2026, 19:08
E. D
DUBLIN- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar në Dublin të Irlandës me sekretarin e përgjithshëm t&eum...
Politike
12 November 2026, 18:21
E.M
SERBI- Emilija Markoviç, kandidate e Listës Studentore, ka deklaruar se programi i fitueses së zgjedhjeve në Serbi parasheh që Gjyka...
Politike
12 November 2026, 16:40
E. D
Ervin Demo dhe Matteo Piantedosi
ITALI- Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka zhvilluar një takim në Romë me homologun e tij...
Politike
12 November 2026, 16:03
E. D
Monika Kryemadhi
TIRANË- Monika Kryemadhi ka kundërshtuar pretendimet e SPAK-ut lidhur me financimin e lobimit në SHBA, duke deklaruar s...
Politike
12 November 2026, 15:49
E. D
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka depozituar në Gjykatën e Posaçme një dokument voluminoz pr...
Politike
12 November 2026, 15:26
E. D
Partia Demokratike
TIRANË- Partia Demokratike kërkon të afrojë figura të reja nga protestat, studentët dhe pedagogët p...
Politike
12 November 2026, 15:12
E. D
Fotoja familjare
DUBLIN- Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale foton familjare në takimin e nëntë të Komunitetit Pol...
Politike
12 November 2026, 14:58
E.d
Edi Rama
DUBLIN- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se Evropa bëri gabim që ia la negociatat për Ukrainën, presidentit ...
Politike
12 November 2026, 14:40
E.d
Peter Sorensen dhe Albin Kurti
FRANCA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua në Paris me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Koso...