LIVE UPDATES
Aktualitet

E ekzekutuan në sy të gruas me breshëri kallashnikovi, vrasja e Everest Çakës mund të jetë urdhëruar nga Dubai, kush ës

12 May 2021, 12:16 Nga DOSJA
E ekzekutuan në sy të gruas me breshëri kallashnikovi, vrasja e

TIRANË– Everest Çaka kishte më tepër se një muaj që ishte kthyer nga jashtë vendit. Ai jetonte mes Shqipërisë dhe Holandës dhe pikërisht aktivitetet që viktima kryente atje dyshohet se i morën jetën një natë më parë, në një atentat të organizuar, që dyshohet se ka përfshirë sërish vrasës me pagesë.  Me 15 plumba të kalibrit 9 mm, dhe i qëlluar ngado mizorisht dhe brutalisht, kështu e përshkroi me pak fjalë eksperti i policisë së Elbasanit viktimën, menjëherë sapo grupet e hetimit mbërritën në vendngjarjen e radhës.

Pa mundur të dalë nga makina, vetëm një minutë pasi një mjet tip “Benz” e goditi nga pas, drejtuesi, në këtë rast Everest Çaka, frenoi menjëherë dhe tentoi të zbresë. Por vrasësit, që improvizuan një aksident enkas për t’i ulur shpejtësinë shënjestrës së tyre, gjakftohtë zbritën nga makina dhe pasi e kapën në befasi e qëlluan në sy të gruas, e cila po ashtu mbeti e dëmtuar lehtë në njërën prej gjymtyrëve.

Mjeti tip “Benz” i përdorur nga autorët, u gjet i djegur shumë larg skenës së krimit, ndërsa nga verifikimet, konfirmohet se makina ishte e vjedhur në zonën e Shkodrës, bëjnë me dije burime të GazetaSi.al.

Pak përpara vrasjes

Për 41-vjeçarin, e djeshmja ishte një ditë vizitash. Së bashku me të shoqen ai mori mjetin tip “Opel” me targa AB.. ..Ab dhe nga lagjia ku jeton në qendër të qytetit, u nis për në Fushë Mbret. “Shkuam për vizitë tek im atë, qëndruam aty gati një orë e gjysmë. Bisedë normale dhe pa asnjë shqetësim”, – i përshkroi orët e fundit të jetës së bashkëshortit gruaja, një dëshmitare okulare që pa me sy eliminimin e familjarit të shtrenjtë.

Mes të tjerash, Çaka ka thënë para grupit hetimor se autori iu afrua makinës së tyre dhe qëlloi me breshëri ndaj bashkëshortit. Sipas saj, plumbat e kanë kapur 41-vjeçarin në krahë, qafë dhe gjoks. Ajo ka shtuar se doli menjëherë nga makina për të kërkuar ndihmë te banorët që ndodheshin aty. Por hetuesit janë të sigurt, se vrasja e Everest Çakës është me detaje e organizuar dhe me shumë gjasë bën sërish fjalë për çështje droge. Kjo është pista e parë, nisur nga dyshimet mbi aktivitetin e viktimës mes Spanjës dhe Holandës dhe të dhënave se ai merrej me drogë – deklaroi paraprakisht për GazetaSi.al, njëri nga zyrtarët e Policisë së Shtetit.

Rrethana e dytë, e lidh shënjestrën me atë që quhet si grupi i Alibeajt dhe vazhdën e gjakut që kanë përshkruar një seri ngjarjesh në qytetin e Elbasanit. Erjon Alibeaj është një nga personazhet e arrestuar nga policia  si personi që “kërciti gishtat”, duke urdhëruar dy vrasje të njëpasnjëshme mafioze, atë të Regis Runajt dhe Emiljano Ramazanit. Shënjestra e përfolur për vrasje, të cilat asnjëherë nuk u vërtetuan, ka humbur po ashtu në një atentat në Belgjikë kushëririn e parë,  Arjan Spahiu, i cili u ekzekutua shtatë muaj më parë në Belgjikë dhe që sipas dyshimeve, edhe kjo vrasje lidhet me pazare droge.

Para 10 ditësh, Çaka është marrë në pyetje nga prokurorë belg që kishin mbërritur në Elbasan, të cilët po hetojnë për zbulimin e vrasjes së kushëririt të tij. Para disa vitesh, Çakës i është ekzekutuar edhe i vëllai në Barcelonë.

“Në këtë panoramë të ndërlikuar lidhjesh të shumëfishta krimesh dhe larje hesapesh, nuk është çudi që vrasja e Everest apo Ibrahim Çakës të jetë urdhëruar nga Dubai, vend i kthyer në vendstrehimin e mjaft kriminelëve shqiptarë. Një i dyshuar me inicialet H.B., dhe që mendohet se jeton në Dubai, është një ndër kundërshtarët e grupit Alibeaj, ku palë është edhe viktima e ditës së kaluar, ndaj ka dyshime se vrasja është porositur prej andej,”- tha në anonimitet një burim policor i sigurt i GazetaSi.al.

Ky personazh që jeton në Dubai, është mes njerëzve të rëndësishëm të botës së krimit shqiptar, që dyshohet se kryen aktivitete jashtë vendit.

Vrasja e të vëllait dhe saga e krimeve që vijuan

Everest alias Ibrahim Çaka, ka qenë i dyshuar për vrasjen e shoferit të autobusit Gëzim Alikaj, ngjarje e ndodhur tek zona e Doganës në Elbasan 11 vite më parë. Disa vite pas vrasjes së këtij të fundit, është vrarë Florenc Alikaj ose  “Lenc Kokëmadhi”, i  cili sapo kishte dalë nga burgu në Spanjë, ku ishte dënuar për trafik droge. Ndërkohë, Çaka, 11 vite më parë ka humbur vëllain e tij në Spanjë, i cili njihej në Elbasan me nofkën “Noçe”, dhe për këtë vrasje dyshohet se është autor “Nel Çami”.

Si kundërpërgjigje të vrasjes së “Noçes”, qëllohet me armë dhe plagoset Bujar Mahmuti, vëllai i “Nel Çamit”. Po ashtu, Everest Çaka, është dyshuar edhe për një ngjarje tjetër të rëndë, e ndodhur në mars 2011, ku në lagjen “Syrja Dylgjeri”, janë qëlluar me nga një plumb në kokë teksa flinin në një dhomë, dy vëllezërit Xhelal dhe Pëllumb Mahmuti, si dhe babai i tyre, Emin Mahmuti. Këta të fundit ishin vëllezërit dhe babai i “Nel Çamit”. Vrasja e dy djemve dhe babait të tyre, është kryer në sy të Myzejen Qoses, bashkëshortes së Pëllumbit, e cila ka parë të gjithë ngjarjen dhe në ikje e sipër autori është përleshur me të, duke e qëlluar me një plumb afër syrit, por fatmirësisht gruaja ka shpëtuar.

Për këtë ngjarje kriminale, ku u asgjësua plotësisht familja Mahmuti, Policia e Elbasanit vuri në dispozicion 50 mijë dollarë shpërblim për këdo që do të jepte informacion mbi autorët. Në banesën e familjes, Mahmuti, policia dhe prokuroria në vitin 2011 kanë mundur të sigurojnë një profil ADN-je në dorezën e derës hyrëse të shtëpisë. Ky element besohet se i përket autorit të krimit, i cili ka vepruar i vetëm brenda në banesë. Po ashtu, në murin rrethues të shtëpisë (avlli) nga ka kapërcyer autori, për të hyrë në brendësi të shtëpisë, është sekuestruar dhe një kapelë.

GazetaSi.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet erion alibej everest caka erion alibej everest caka

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...