14 November 2026, 11:56
Nga E.M

GJIRI I LALZIT- Kryeministri Edi Rama duke folur mbi rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian ka theksuar se populli duhet të mbledhë energjitë me synimin për të mbyllur faqen e fundit të librit të cilin ai e cilësoi si një libër borxhesh që përfshinte dëme të konsiderueshme financiare dhe humbte shpresën që vendi të bëhej shtet europian.
Ai tha se në vitin 2013 Shqipëria filloi një faqe të rë të shtetbërjes duke theksuar se pas traktatit të anëtarësimit të vendit fshihen disa vite pune. Gjatë fjalës së tij Rama iu drejtua të pranishmëve në Asamblenë Kombëtare duke vënë në dukje tensionet dhe përplasjet për reformën në drejtësi.
Kryeministri shtoi se dikur Shqipëria i ngjante një vendi të harruar nga Zoti ndërsa sot qytetet si Shkodra, Lezha, Berati janë të mbushur me turma turistësh. Ai pohoi se Traktati i anëtarësimit të Shqipërisë konsiderohet si faqja e fundit e librit të shkruar me mundime të jashtëzakonshme.
"Si mundemi ne, në këtë moment historik, të mos i mbledhim të gjitha mendjet, vullnetet dhe energjitë tona për ta bërë realitet edhe këtë faqe të fundit të një libri që ka nisur të shkruhet që kur nuk mbahet mend dhe që ne e gjetëm si një libër borxhesh, me borxhe në të gjithë sektorët, dështime, kërcënimin e një kolapsi financiar dhe mungesë shprese se Shqipëria mund të bëhej ndonjëherë shtet europian?
Në vitin 2013, njerëzit na kërkonin gjëra krejt elementare. Sapo ne filluam reformën e energjisë, Shqipëria nisi të zgjohej me ndjesinë se kishte filluar një faqe e re e shtetbërjes. Ndaj jemi ne këtu të parët që nuk kemi të drejtë ta harrojmë se pas traktatit të anëtarësimit të Shqipërisë janë vite pune.
Edhe reforma në drejtësi, më të rinjtë këtu nuk e kanë idenë se me çfarë tensioni e kemi çuar përpara, me sa përplasje dhe sa vite ndryshimesh që dukeshin të pamundura. Tirana ka probleme, por dikur ishin vendbanime pa qytet. Aty ku sot njerëzit shijojnë qytetet së bashku me turma turistësh, në Shkodër, Berat, Lezhë, Vlorë, përfshirë edhe Belshin e vogël, dikur kishte vetëm parkingje makinash të përziera me lopë dhe viça që vinin për t’u shitur. Gjithçka i ngjante një vendi të harruar nga Zoti.
Mijëra e mijëra punonjës të dinjitetshëm, shërbëtorë të padukshëm të shtetit dhe publikut shqiptar… Traktati i anëtarësimit të Shqipërisë, faqja e fundit e një libri të shkruar me mundime të jashtëzakonshme… Në korridoret e spitalit ‘Nënë Tereza’ ecte njeriu me biçikletë dhe nuk dallohej mjeku nga i sëmuri," tha Rama./Dosja.al
Edi Rama
Politike
14 November 2026, 11:48
E.M
GJIRI I LALZIT- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare ka pohuar se Shqipëria po ecën në...
Politike
14 November 2026, 11:44
E. D
Edi Rama
GJIRI I LALZIT- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria po përballet me një presion të brendshëm, të cili...
Politike
14 November 2026, 10:59
E. D
GJIRI I LALZIT- Kryeministri Edi Rama i ka besuar drejtimin politik të qarkut të Tiranës, ministrit të Brendshëm, Ervin Demo, dh...
Politike
14 November 2026, 10:50
E. D
BRUKSEL- Deri tani, udhëheqësit evropianë kanë arritur kompromise në përgjigje të shumë prej kërkesave të...
Politike
14 November 2026, 10:43
E. D
DURRËS- Komunikimi me anëtarët e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste në Lalëz është bër...
Politike
14 November 2026, 10:39
E. D
DURRËS- Hyrja e Edi Ramës në sallën ku po zhvillohet Asambleja e Partisë Socialiste është shoqëruar me duartrokitje t&e...
Politike
14 November 2026, 10:22
E. D
DURRËS- Kryeministri Edi Rama është përballur me disa të rinjve në Manëz, teksa po udhëtonte drejt Gjirit të Lalzi...
Politike
14 November 2026, 10:17
E. D
Blendi Klosi
TIRANË- Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka nisur punimet. Në hapje të mbledhjes, Blendi Klosi deklaroi zy...
Politike
14 November 2026, 10:10
E. D
DURRËS- Ka nisur punimet Asambleja e Partisë Socialiste në Gjirin e Lalzit, ku në fokus janë zhvillimet e fundit politike dhe situata ...
Politike
14 November 2026, 10:06
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Gjirin e Lalzit, ku do të zhvillohet Asambleja e Partisë Socialiste. Kreu i qeverisë dhe një...