Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
E paprecedentë! Mësuesit pengojnë gjimnazistët t’i bashkohen protestës në shkollën Profesionale në Kamëz, policia ndërhyn me forcë ndaj të miturve (VIDEO)
Efektivët kanë përdorur forcën ndaj të miturve, duke shtyrë djemtë dhe vajzat që ndodheshin në ambientet e shkollës.
15 October 2026, 13:51Nga E.d
Pamje
KAMËZ- Një situatë e paprecedentë është regjistruar ditën e sotme në shkollën e Profesioneve në Kamëz, ku gjimnazistët kanë tentuar t’i bashkohen protestës së të rinjve që është shtrirë në disa zona të kryeqytetit dhe në qytete të tjera të vendit.
Bëhet me dije se nxënësit janë penguar nga stafi i mësuesve për të lënë ambientet e shkollës dhe për t’iu bashkuar protestës. Situata është tensionuar më tej pas mbërritjes së policisë në ambientet e institucionit arsimor.
Efektivët kanë përdorur forcën ndaj të miturve, duke shtyrë djemtë dhe vajzat që ndodheshin në ambientet e shkollës. Ndërkohë, një grup gjimnazistësh ka arritur të dalë jashtë godinës dhe të nisë protestën përpara dyerve të shkollës.
Në duart e të rinjve shihen flakadanë, ndërsa situata vijon të jetë e tensionuar. Dhuna e policisë ka agravuar ditën e sotme, ku të miturit, studentët dhe protestuesit janë dhunuar barbarisht nga uniformat blu./Dosja.al