3 October 2025, 10:22
Nga Meri Lika
Meri Lika
Disa njerëz hyjnë dhe ngelen në histori për vepra të mëdha, ka të tjerë që hyjnë për fjalime frymëzuese.... por është edhe Edi Rama i cili përpiqet të hy në histori si lolo.
Pse them si lolo? Sepse ai po përpiqet të hy në histori me batuta nëpër samite ndërkombëtare. Në fakt unë nuk mendoj se historia i ka dyert të shqyera tek të cilat të mund të futet ky kryeministri ynë, po nejse. Batutaxhiu ynë dhe lolua i tavolina ndërkombëtare, nuk bën batuta dosido, jo, ai bën batuta strategjike, me parathënie dhe pasthënie, bën nga ato batuta që e fusin në rangun e humorit të TV 2000.
Pasi e shau kur Trump konkurroi herën e parë, pastaj e lau atë që shau, kur Tramp u zgjodh president, pastaj e shau prapë kur fitoi Biden dhe e lau prapë kur Trump fitoi sërish duke i uruar fitoren historike, dje Rama për të treguar “madhështinë” e loloizmit të tij, vendosi t’i japë edhe një shkelm ceremonial momentit: u kthye nga Macron dhe tha me një seriozitet teatror: “Duhet të na kërkoni falje që s’na keni uruar për paqen mes Shqipërisë dhe Azerbaxhanit!”, duke iu referuar kështu gafës së famshme të Trumpit që ngatërroi Shqipërinë me Armeninë.
Në sytë e mi në atë moment pash Lolo Ramën tek tund xhufkat e kapuçit të tij, me kënaqësinë e një loloje të vërtetë në pallatet mbretërore. Përfaqësuesi më i lartë i një shteti të vogël ballkanik, përpiqet të bëjë humor me presidentin e vendit më të fuqishëm në botë.
Në këtë moment, Rama nuk ishte më kryeministër i Shqipërisë, ai u bë kllouni protokollar i samitit. Defiçitar në dhënien e sukseseve të vendit të tij, apo në pamundësi totale të shfaqjes së një burri shteti, i cili duhet të punojë që vendin e tij edhe pse të vogël ta kthej në një vend të respektuar, pra duke mos patur se ç’të japë në tavolinat ndërkombëtare, i mbush ato me batuta, dhe me sytë gjysme të mekur pret që të tjerët të shfaqin zgërdhirjen e tyre.
Rama gjithmonë ka qënë i ftuar (i detyruar nga protokollet se jam e bindur që po të ishte për dëshirë nuk do ta kishe ftuar askush), në një darkë të rëndësishme, por që duke qenë se s’ka sjellë as verë, as bukë, atëherë ai mbush tavolinën me anekdotën e tij që në fakt nuk është as batutë origjinale dhe aq më tepër as shumë e zgjuar. Në një kohë kur bota përballet me kriza të shumta, luftë në Ukrainë, tensione në Lindjen e Mesme, ndryshime klimatike, dhe demokraci në rënie, kur ai vetë ka mandatin e tij të katërt të cilin e fitoi duke e vjedhur, Edi Rama zgjedh të përfaqësojë Shqipërinë me sarkazëm gjeopolitike.
Besoj se këto janë ato momentet kur edhe protokollet diplomatike pyesin veten të çuditur “Po këtë kush e ftoi?”
Në kushtet e një situate personale të tij jo shumë të mirë me SHBA, për ato që bëri e veproi, për ato që voli e hodhi tutje e tëhu, Rama vendos të bëj karshillikun e radhës. Ai i është përshtatur shumë mirë politikës me moton “më mirë një meme e fortë se një fjalim bosh”, unë madje kam bindjen se ai nëpër samite nuk po udhëton më për Shqipërinë por vetëm për veten e tij.
“Po Evropi ç’thotë Ismail Bej?”
Disa qeshin për edukatë. Të tjerë thjesht e injorojnë. Por ka edhe nga ata që shënojnë: "Kjo është Shqipëria e Ramës, shtet që flet me humor sepse nuk ka ç’të thotë seriozisht." Dhe kështu, ndërsa diplomacia merret me paqe, ekonomi, siguri, Edi Rama merret me batuta.
Në fund të fundit, nëse nuk mund të jesh lider rajonal, as ndërkombëtar, të paktën bëhu lolo global. Ka më shumë klikime. Dhe më shumë like.
meri lika editorial
Editorial
3 October 2025, 10:19
Xheni Karaj
Xheni Karaj
Shpesh herë më pyesin, madje më kritikojnë, pse unë apo komuniteti LGBTI duhet të mbështesim çës...
Editorial
30 September 2025, 13:41
Meri Lika
Meri Lika
Kisha kohë qe e kisha harruar Yurin, jo Juri Gagarinin se atë ka kohë që nuk e kujtoj, por e kam fjalën për Yuri Ki...
Editorial
27 September 2025, 20:45
Vudi Xhymshiti
Foto Ilustruese
Takimet në Nju Jork që sollën liderët e Ballkanit Perëndimor në një dhomë me Richard Grenell nuk u ...
Editorial
27 September 2025, 10:46
Agim Nesho
Ka një tendencë kohët e fundit për të risjellë në Ballkan zgjidhjet e vjetra, duke i shkëputur nga konteksti i paraqit...
Editorial
21 September 2025, 13:19
Agim Nesho
Agim Nesho
Inteligjenca artificiale (IA) sigurisht është revolucioni për zhvillimin e shoqërisë për shekullin e 21. Ky revolu...
Editorial
20 September 2025, 15:55
Erion Periku
Diella
Më 18 shtator, ditën kur në Kuvendin e ri të Shqipërisë duhej të diskutohej programi i ri për qeverisjen ton...
Editorial
18 September 2025, 21:28
Flamur Vezaj
Flamur Vezaj
Shefi në ikje i SPAK-ut, Altin Dumani, pasi u rikthye nga udhëtimi festiv në SHBA me tupana, valle dhe pritje protokollare, ka ...
Editorial
15 September 2025, 11:47
Agim Nesho
Agim Nesho
Votimi në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara i rezolutës “Mbësht...
Editorial
9 September 2025, 17:55
Ditmir Bushati
Si mund të pajtohen politika dhe etika, ose, thënë ndryshe, si mund të administrohet tensioni midis tyre? Kjo është dilema t&eum...
Editorial
8 September 2025, 14:38
Agim Nesho
agim nesho
TIRANË- Pas zgjedhjeve të manipuluara dhe farsës së 11 Majit, cdo takim i Ramës me institucionet e shtetit Shqiptar duk...