7 June 2026, 00:33
Nga Irena Beqiraj
Foto nga protesta në Korçë
Protesta pa kokë , pa emër , pa numër, e organizuar sipas tyre, nga "poli -agjentët" grekë serbë, iranianë, sorosianë, i ka trembur. Janë shumë të frikësuar, sepse pas shumë kohësh apatie, kemi vendosur të bëjmë detyrën tonë qytetare.
Janë në dhimbje të madhe, sepse duke u përpjekur për pushtetin e tyre politik, janë mësuar të na ndajnë , të na trajtojnë si të pavetëdijshëm, të na indoktojnë një neveri të qëllimshme ndaj njëri tjetrit , në mënyrë që të mos merremi kurrë me ta. Kanë mbetur pa strategjinë e zakonshme me të cilën zakonisht na shtypin sepse në sheshe , në Tiranë , Vlorë , Korçë, kudo, janë mbledhur njërëz që po tregojnë se dëshpërimi nuk është gjendje shpirtërore në ketë vend , por pasojë e keqqeverisjes edhe mungesës së alternativës politike.
Janë kapur të papërgatitur, sepse kjo protestë është ndryshe. Në sheshe janë ato që guxojnë të flasin me zë të lartë, janë ata që nuk kanë nevojë për protagonizëm, janë ata që nuk veprojnë të drejtuar nga ambicia për të qënë të dukshëm në vijën e parë , por që me durim presin radhën për të folur. Janë ata që vendosën të bëheshin të zhurmshëm pikërisht në momentin kur shpresat po shuheshin dhe heshtja impononte nënshtrim.
Ndaj në ato sheshe çdo fjalë ka rëndësi, çdo koment publik . Arritja më e madhe e kësaj proteste është pikërisht - shndërrimi i dhimbjes në akt të vërtet publik, qytetar e civil. Akti publik që po ndodh shesheve të këtij vendi, ka zhvlerësuar vullnetin e kalbur politik , ndaj po shpenzojnë para, po përdorin çdo mendje djallëzore pa shtyllë kurizore duke zuzatur si miza pa kokë televizioneve , për të na penguar që ta shohim të vërtetën .
Po kërkojnë me qiri në tokë e në qiell , majtas e djathtas , jashtë e brenda organizatorin se janë mësuar të mblidhen rreth individit , rreth interesave personale, të gjejnë lugën edhe përsheshin, sepse kurrë nuk kanë mundur ta shohin botën përtej interesave të tyre të ngushta.....Janë në hall se njerëzit që i duan këto toka janë një elektorat me të cilin nuk mund të debatohet. Nuk janë militantët e sëmurë . Janë ata që e dinë mirë që tokën e trashëguar ua kemi borxh fëmijëve tanë.
Numërojnë , etiketojnë , po kërkojnë me çdo kusht dështimim sepse në shesh është mendja , shpirti i shumicës dërrmuese që është kundër tyre.
Kanë kuptuar më në fund se nuk jemi të pazot, të mblidhemi rreth njëri tjetrit , rreth të ardhmes së fëmijëve tanë .
protesta ne korce irena beqiraj
Editorial
6 June 2026, 07:08
Lutfi Dervishi
Lutfi Dervishi
Po të gjykohet nga ajo që është parë deri tani, një nga veçoritë më interesante të k&eum...
Editorial
3 June 2026, 13:44
Mirko Mecaj
Shqipëria po hyn në një fazë ku konflikti politik po transformohet në konflikt mbi aksesin te prona dhe kapitali. Për afro 15 vj...
Editorial
3 June 2026, 10:34
Meri Lika
Meri Lika
Nga pikëvështrimi i profesionit tim, çdo pasuri publike mbart një vlerë të jashtëzakonshme për komunite...
Editorial
1 June 2026, 21:14
Irena Beqiraj
Ik sot, po munde, se mund të mbrohemi nga të huajt më lehtë sesa ç’mund të mbrohemi nga budallallëku funksional q&e...
Editorial
24 May 2026, 14:23
Meri Lika
Le ta themi hapur: Sali Berisha fitoi!Ai e tregoi se është bërë nga brumi i atyre që nuk dorëzohen.Ndërsa të tjerë...
Editorial
23 May 2026, 18:30
Xheni Karaj
Sot nuk po marshojmë vetëm për krenari.Po marshojmë për mbijetesë.Po marshojmë në një kohë kur politika shqi...
Editorial
19 May 2026, 17:06
Endi Tufa
Kur Mario Kempes erdhi në Lushnjë, nuk kërkoi as pasaportë, as leje banimi. Erdhi, pa, dhe u largua me avionin e fundit. Sylvinho, Zabalet...
Editorial
18 May 2026, 14:10
Agim Nesho
Agim Nesho
Ne nuk e kishim besuar asnjëherë që Europa kishte nevojë për Talibanizmin perëndimor, për të mbijetuar n...
Editorial
12 May 2026, 15:30
Agim Nesho
Për kombin tonë, integrimi europian është më shumë se pranimi në familjen europiane. Ky është momenti historik ku...
Editorial
7 May 2026, 13:58
Endri Xhafo
Endri Xhafo
Pashë sot avokatin e të pandehurit Erion Veliaj, Plarent Ndrecën, që "qahej" në një konferencë për shty...