3 February 2023, 09:11
Nga Meri Lika
Meri Lika
Shpesh e kam luajtur dhe vazhdoj ta luaj lojën puzzle Sudoku. Objektivi i lojës është të mbushë një rrjet 9 x 9 me numra në mënyrë që çdo rresht, kolonë dhe seksion 3 x 3 të përmbajë secilën nga shifrat midis 1 dhe 9. Si një enigmë logjike, Sudoku bën lidhjen e njëpasnjëshme të numrave të cilët si me magji zenë vendet e tyre. Pavarësisht se loja vetë ka rregulla në dukje të thjeshta, shpesh ka nivele shumë të ndërlikuara dhe shumë të vështira për t’u zgjidhur.
Në këtë “kurth” Sudoku kemi hyrë, duke dashur të plotësojmë puzzlin e skandaleve të korrupsionit qeveritar. Arto Inkala, metamaticien finlandez, pretendon se ka hartuar Sudokun më të vështirë deri më sot, por ndoshta ai flet sepse ende nuk e di se në çfarë Sudoku ka hyrë gjithë populli shqiptar të cilin kemi 10 vjet që nuk po e zgjidhim dot. Sapo mendojmë se jemi duke plotësuar numra kuptojmë se numrat që kishim vendosur më parë janë zhdukur.
Sa herë që plas një skandal i ri më vjen në mendje një shprehje që përdorej në Meksikë nga mafiozët “Kush ka nevojë për engjëjt kur ke Zotin?”. Trafikantët meksikanë konsideronin si perëndi nivelet më të larta të qeverisjes dhe konsideronin se kur arrinin të korruptonin këto nivele, për ta policia nuk ishte më një problem. Në këto kushte korrupsioni rritet si çmimi i naftës dhe paratë e pista rrjedhin si uji në xhepat e krimit dhe të korruptuarve.
Në fushatën e zgjedhjeve kur socialistët erdhën në pushtet, Eduard Shalësi në nxitimin për të treguar se rilindja e meritonte pushtetin na tregoi moton me të cilën do të qeversinin e cila u vërtetua më shumë se 100%. “Ne nuk do të vjeshim si këta”, tha ai i entuziasmuar dhe në fakt këta nuk vodhën si paraardhësit e tyre, këta tejkaluan çdo lloj parashikimi, çdo lloj mendimi, çdo lloj kufiri. Gjithmonë e kemi menduar korrupsionin në tendera, rrëmbime të fondeve publike, korruptim të ambasadorëve mediokër të cilët këtu bëhen “yjet e vendimmarrjeve”, por asnjëherë nuk kishim menduar se kryeministri ynë do të arrite të korruptonte dhe FBI-në.
E pas këtij maskarallëku ai vazhdon të mos respektojë institucionet por zgjedh rrugën më të lehtë për t’u shfajësuar duke u kacavjerrur si majmuni nëpër degë sa në një televizion në tjetrin për të treguar se ai është “i bardhë si bora”. Nuk më ka habitur zgjedhja e kësaj rruge prej tij, por më ka habitur pranimi që i bënë televizionet duke e mirëpritur dhe duke ia aprovuar rrugën e justifikimit jashtë institucioneve. Mbrëmë media e ndihmoi kryeministrin që të fshinte numra nga kutitë e Sudokut të cilët ne votuesit i kemi plotësuar më shumë vështirësi.
Pak ditë më parë gazetarët në Kosovë, bojkotuan nja nga ministrat e qeverisë sepse nuk i respektonte me orarin, do të doja shumë që edhe gazetaria dhe mediat në Shqipëri të ndiqnin këtë rrugë duke e bojkotuar këtë të korruptuar dhe të mos i jepnin mundësinë që i dhanë mbrëmë. Medi dhe gazetarët, që drejtojnë emisionet e debateve politike, kanë forcën që ta detyrojnë paçavuren që po na përdhos shtetin të mësohet të respektojë parlamentin, të respektojë kërkesat e opozitës dhe mbi të gjitha të respektojë qytetarët e këtij vendi duke dhënë llogari atje ku është vendi për ta dhënë llogarinë. Sudoku ynë i korrupsionit qeveritar është drejt zgjidhjes, uroj dhe shpresojë që të vendosim numrat e fundit të cilët tashmë janë shumë të thjesht për t’u gjetur.
meri lika
Editorial
2 February 2023, 12:58
Dosja.al
Seanca plenare
Pranimi i kërkesës për interpelancë urgjente, ishte i pabesueshëm. Dhe ashtu mbeti. Edi Rama vendosi të bë...
Editorial
1 February 2023, 14:57
Enton Abilekaj
Enton Abilekaj
Dosja.al publikoi sot kontratën për Çarterin e Kryeministrit, ku qartësisht përgenjështrohej pretendimi i ti...
Editorial
30 January 2023, 21:00
Frank Shkreli
Frank Shkreli
Let them fly high and undisturbed, please!-Lëri të fluturojnë lartë! Mos ua prishni qetësin&eu...
Editorial
30 January 2023, 15:22
Giuseppe Sarcina
Volodymyr Zelenskyy
KIEV- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u kërkon aleatëve që të thërrasin asamblenë. Asambleja prit...
Editorial
30 January 2023, 15:19
Umberto Eco
Umberto Eco
Leximi të zgjat jetën. Ky është mësimi më i madh që na ka lënë Umberto Eco në një rubrik...
Editorial
26 January 2023, 17:07
Meri Lika
Meri Lika
Tani që po shkruaj, jam e ulur në një lëndinë të gjelbërur, sepse që prej vitit 2021, sipas këshill...
Editorial
26 January 2023, 15:53
Andi Bejtja
Andi Bejtja
Mega afera tashmë e njohur “McGonigal” nuk mund të shikohet ngushtësisht si një çështje e drejt&eum...
Editorial
25 January 2023, 13:03
Enton Abilekaj
Enton Abilekaj
Ndërsa Mcgonigal do të shërbejë për shumë vite si shembulli i një drejtuesi të lartë t&eum...
Editorial
25 January 2023, 10:13
Meri Lika
Meri Lika
Përfshirja e kryeministrit tonë në skandalin e fundit me ish zyrtarin e FBI-së, nxorri të vërtetën lakuriqe, s...
Editorial
21 January 2023, 15:58
Yanis Varoufakis
Yanis Varoufakis
Nga Yanis Varoufakis
Yanis Varoufakis explains why the idea that Southern Europe is more corrupt than the richer, Northern part ...