Protesta e 177-të kundër qeverisë/ Qytetarët vijojnë revoltën, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Ekzekutimi në Fier/ Kush ishte Selami Hasani, i njohur si “Sel Çami”, i dënuar me 25 vite burg për vrasje 23 Nënt...
https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720 Kushtet atmosferike në ...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Egnatia zbret nesër në fushë (18:45, në Air Albania) për një sfidë historike në fazën e ligës së Conference League.

TIRANE - Për herë të parë, një klub shqiptar merr pjesë në këtë fazë të kompeticionit, ndërsa për skuadrën kampione rrogozhinase kjo është arritja më e madhe europiane. Egnatia është gjithashtu i vetmi klub shqiptar që vijon ende garën në kupat e Europës.
Në konferencën për shtyp, trajneri Nevil Dede ka shprehur besimin te skuadra, duke theksuar se diferencat financiare nuk përkthehen domosdoshmërisht në diferenca të mëdha në fushë.
“Përpos diferencës financiare, jam i bindur që diferencat në fushë janë të vogla. Ambicia jonë sportive nuk do të ndalet kurrë. Se sa do t’ia dalim dhe sa të fortë janë kundërshtarët, mendoj se vetëm fusha do ta tregojë”, u shpreh Dede.
Tekniku theksoi edhe rëndësinë e përfaqësimit të futbollit shqiptar në këtë kompeticion, duke shprehur krenarinë për skuadrën dhe klubin.
“Ne nuk përfaqësojmë vetëm veten. Jam krenar që jam pjesë e Egnatias dhe drejtues i këtyre djemve. Po aq krenarë do të jenë nesër edhe shqiptarët, sepse Egnatia përfaqëson futbollin shqiptar në tërësi”, deklaroi trajneri.
Sa i përket gjendjes së skuadrës, Dede konfirmoi se grupi është në gjendje të mirë në përgjithësi, pavarësisht disa shqetësimeve fizike. Mungesa e Bakajokos mbetet një lajm i keq për ekipin, pasi bëhet fjalë për një dëmtim që kërkon një periudhë të gjatë rikuperimi.
“Gjendja e skuadrës është shumë e mirë, përveç dëmtimit të Bakajokos, që na mërzit sa herë e mendojmë, pasi është një mungesë e gjatë. Fernando është gjithashtu pjesë e skuadrës. Nuk është në 100% të gjendjes së tij, por jam i bindur se do të jetë i gatshëm të na ndihmojë. Kemi edhe rikthimin e Bitrit, që e patë në Laç. Në tërësi, gjendja e grupit është e mirë”, përfundoi Nevil Dede.
B.T (Dosja.al)
NORVEGJI - Bayern Munich u ndal në Norvegji, aty ku Viking Stavanger dhuroi një nga surprizat më të mëdha të mbrëmjes së...
ANGLI - Arsenali po përgatitet të shkurtojë rreth 60 vende pune, në një vendim që vjen vetëm pak muaj pas triumfit n&eu...
ARABIA SAUDITE - Liga Saudite e Futbollit njoftoi të martën në mbrëmje shtyrjen e tre ndeshjeve të raundit të 9-të të K...
ANGLI - Manchester United përballet me një tjetër situatë të tensionuar, këtë herë me protagonist Lisandro Mart&ia...
ITALI - Rikthimi i José Mourinhos në Romë nuk nisi me atmosferën që pritej. Pak para ndeshjes, murali kushtuar trajnerit portugez n&...
ZVICER - FIFA po shqyrton ndryshimin e nenit 27 të rregullores disiplinore, pas polemikave të shkaktuara nga rasti i Folarin Balogun në ndeshjen...
SPANJE - Bernardo Silva po kalon një periudhë të vështirë te Real Madridi, ku hapësirat në formacion janë ngushtuar ndj...
SPANJE - José Mourinho nuk i ka kursyer kritikat për mënyrën se si po trajtohet në Spanjë “çështja Negreira&r...
SPANJE - Lamine Yamal nuk shkëlqen vetëm në fushë, por di të përgjigjet edhe jashtë saj. Pas fitores së Barcelonës...
ITALI - Francesco Totti ka ftohur entuziazmin e tifozëve të Romës që shpresojnë ta shohin sërish në klub, këtë her...