23 November 2026, 10:53
Nga E. D
Erjon Veliaj dhe Zhaneta Beqiri
TIRANË- Drejtoresha e Kopshteve dhe Çerdheve në Tiranë, Zhaneta Beqiri, ka reaguar për herë të parë pas largimit nga detyra me urdhër të kryebashkiakut Erion Veliaj. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Beqiri ka sqaruar se shkarkimi i saj nuk ka asnjë lidhje me auditimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), duke theksuar se largimi ka ardhur për arsye të tjera, që sipas saj nuk lidhen me përmbushjen e detyrave institucionale.
Beqiri, e cila e mbante këtë detyrë prej gushtit të vitit 2015, shprehet se e mbyll këtë kapitull pas më shumë se 11 vitesh me mirënjohje dhe krenari për punën e bërë. Ajo ka ndarë edhe disa të dhëna për institucionin që drejtonte, duke bërë me dije se aktualisht 2.333 punonjës të Drejtorisë së Përgjithshme të Çerdheve dhe Kopshteve kujdesen çdo ditë për rreth 13 mijë fëmijë në kryeqytet.
Në reagimin e saj, Beqiri ka falënderuar gjithashtu punonjësit, edukatoret dhe familjet e Tiranës për bashkëpunimin ndër vite, ndërkohë shton se vlera e punës së një drejtuesi qëndron te standardet e vendosura dhe puna e lënë pas.
Reagimi i Zhaneta Beqirit:
Në gusht të vitit 2015 m’u besua një përgjegjësi e veçantë: kujdesi, mirërritja dhe edukimi i fëmijëve të Tiranës. Sot, pas më shumë se njëmbëdhjetë vitesh, e mbyll këtë kapitull me mirënjohje, krenari për punën e bërë dhe respekt për të gjithë bashkëpunëtorët me të cilët e ndava këtë rrugëtim.
Drejtimi i një institucioni publik është, para së gjithash, përgjegjësi ndaj qytetarëve, besimi i të cilëve fitohet me punë, korrektësi, transparencë dhe ndershmëri. Gjatë këtyre viteve, me angazhim, përgjegjësi e profesionalizëm, kam punuar fort për të transformuar kulturën institucionale dhe qasjen ndaj shërbimit, në funksion të më të mirës për zhvillimin e plotë të potencialit të fëmijëve.
Sot, 2.333 punonjës të DPÇK-së kujdesen çdo ditë për rreth 13.000 fëmijë, duke u ofruar një mjedis të sigurt, shërbim cilësor dhe edukim me metodologji bashkëkohore.
Përtej shifrave dhe rezultateve, ajo që çmoj më shumë është marrëdhënia që kemi ndërtuar me mijëra familje të Tiranës. Falënderoj çdo prind e qytetar për besimin dhe vlerësimin ndër vite. Çdo arritje u bë e mundur falë njerëzve me të cilët kam pasur privilegjin të punoj. Falënderoj çdo mësuese, edukatore, ndihmëse, specialiste, punonjëse e punonjës të DPÇK-së. Ju jeni forca e vërtetë e këtij institucioni.
Sqaroj për të gjithë që nuk ka asnjë lidhje mes auditit të KLSH-së dhe largimit tim nga puna. Ai audit nuk ishte shkak, kurse unë jam pasojë e arsyeve të tjera që nuk kanë të bëjnë me realizimin e detyrave të institucionit dhe timin si drejtuese e tij deri më sot! Largohem me bindjen se vlera e punës së një drejtuesi mbetet te standardet e vendosura dhe njerëzit që do ta çojnë punën përpara. Funksionet janë të përkohshme. Përkushtimi ndaj njerëzve dhe vlera e punës së bërë mbeten./Dosja.al
Zhaneta Beqiri
Politike
23 November 2026, 09:12
E. D
LIBI- Një anije ushtarake ruse është goditur sot në brigjet e Libisë, pranë portit të Bengazit, nga një dron ujor ...
Politike
23 November 2026, 08:00
E. D
Profesori amerikan Daniel Serwer
KOSOVË- Profesori amerikan Daniel Serwer ka deklaruar se Serbia nuk mund të anëtarësohet n&eum...
Politike
22 November 2026, 21:04
E.d
Edi Rama
MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me të rinjtë shqiptarë në Manastir, në kuadër t&e...
Politike
22 November 2026, 20:53
E.d
Kryeministri Edi Rama
MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në Manastir me të rinj nga Shqipëria, Kosova,...
Politike
22 November 2026, 20:33
E.d
Fotoja që ka postuar kryeministri
MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një mënyrë të veçantë pë...
Politike
22 November 2026, 19:42
E.d
Pamje
MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në një ceremoni përkujtimore në Manastir, gjatë vizit&e...
Politike
22 November 2026, 19:25
E.d
Erion Braçe
TIRANA- Deputeti socialist, Erion Braçe ka dalë kundër vendimit për shkarkimin e Zhaneta Beqirit nga drejtimi...
Politike
22 November 2026, 18:59
E.d
Edi Rama
MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në Shtëpinë Muze të Alfabetit Shqip në Man...
Politike
22 November 2026, 17:31
E.d
Ilir Meta
TIRANA- Ish-presidenti, Ilir Meta ka reaguar ashpër ndaj projektbuxhetit të vitit 2027, duke akuzuar qeverinë për manipulim...
Politike
22 November 2026, 16:24
E.d
Erion Veliajn
Drejtori i Burgut të Fierit, Arben Qalliu, akuzoi Erion Veliajn se po përdor si “alibi” pretendimin se nuk po trajtohet ...