16 November 2022, 16:46
Nga DOSJA
Foto Ilustruese
Mbështetja e aktiviteteve festive, sportive, kulturore, publike apo ekonomike pritet t’i kushtojë Fondit Shqiptar të Zhvillimit rreth 1.3 milionë euro. Një procedurë prokurimi e hapur së fundmi që ka në objekt të kontratës “Ndërhyrjen për promovimin e zonave të 100 fshatrave nëpërmjet eventeve kulturore, sportive, kulinarie, sociale, etj”- Mbështetje logjistike” parashikon që kjo të shtrihet në 61 bashki të vendit.
“FSHZH parashikon mbështetje për realizimin e eventeve sociale, sportive, kulturore, ekonomike dhe publike. Organizimi i eventeve është një mundësi e shkëlqyer për të nxjerrë në pah cilësinë dhe specifikat e destinacionit turistik. Efektet pozitive fizike dhe ekologjike reflektohen në rritjen e ndërgjegjësimit mbi mjedisin, mbrojtjen dhe transformimin, por edhe në përmirësimin e infrastrukturës së transportit dhe komunikimit. Ata gjithashtu mund të gjenerojnë mundësi udhëtimi në një destinacion specifik pasi eventi ka mbaruar. Kështu krijohet vlerë duke shitur produkte novatore që ofron destinacioni”, thuhet në dokumentin e tenderit.
Fondi pranon gjithashtu nëpërmjet kësaj Marrëveshje Kuadër synon të mbështesë 61 bashkitë në promovimin e vlerave turistike të territorit që mbulojnë duke vënë në dispozicion infrastrukturën e nevojshme për organizimin e eventeve të tipologjive të ndryshme.
“Kjo ndërhyrje përveç rritjes së frymës komunitare dhe realizimit të aktiviteteve, synon më së shumti rritjen e kapaciteteve të bashkive për organizimin e eventeve nëpërmjet vënies në dispozicion të pajisjeve bazë minimale të cilat lejojnë zhvillimin e aktiviteteve sociale dhe rekreative” thuhet në dokument.
Projekti synon përfshirjen e të gjitha kategorive të eventeve të tilla si :
– Evente komunitare ku përfshihen karnavale, paradë, ceremoni për ndarje çmimesh evente sociale- festa, mbledhje/grumbullime etj
– Evente sportive\natyrore\kulturore si konkurse sportive (për profesionistë dhe amatorë) rekreative (sporte dhe lojëra argëtuese, zbavitje, etj) kulturore dhe nënkategoritë e saj (festival, festa fetare, festa të trashëgimisë kulturore) etj
– Evente të promovimit dhe ndërveprimit ekonomik dhe tregtar me nënkategoritë e saj (panaire, tregje, ekspozita, evente publicitare, takime dhe konventa, etj.)
– Evente qytetare, qeverisëse, shoqëri civile, ku përfshihen evente ndërgjegjësimi, publicitare, etj
– Evente të edukimit dhe shkencore (seminare, workshops, kongrese, etj.)
Operatori ekonomik që do të përzgjidhet do të ketë detyra: Vënien në dispozicion të pajisjeve për realizimin e eventeve, sipas kërkesës nga Autoriteti Kontraktor; Sigurimin e transportit të pajisjeve në vendndodhjen e eventit; Operimin e pajisjeve duke përfshirë edhe mbështetjen teknike gjatë gjithë procesit të organizimit të eventit.
Marrë nga Monitor.al
fondi shqiptar i zhvillimit
Ekonomi
16 November 2022, 14:09
k.m.
Panairi i Librit
TIRANË- Panairi i Librit hap siparin ditën e sotme në edicionin e tij të 25-të. Ky vit priret t’u ngja...
Ekonomi
16 November 2022, 07:06
A.B
Foto ilustruese
Kapitalizimi i sektorit bankar arriti nivelin më të lartë historik në fund të tremujorit të tretë të...
Ekonomi
16 November 2022, 07:03
A.B
Yield
Yield-et e bonove 12 mujore u rritën përsëri në ankandin e sotëm, por me ritme të ngadalta nga ato të regjistruara...
Ekonomi
16 November 2022, 07:01
A.B
Foto ilustruese
Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka përfunduar hartimin e udhëzimit për zbatimin e projektligjit të ri “P...
Ekonomi
16 November 2022, 07:00
A.B
Foto ilustruese
Inflacioni bazë u rrit për të nëntin muaj radhazi në tetor, duke arritur një rekord të ri historik.
Sip...
Ekonomi
15 November 2022, 07:06
A.B
Rruga
Tetë kompanitë e bashkuara në një të vetme që u shpall fituese koncesionin 35 vjeçar të projektimit, nd&eum...
Ekonomi
15 November 2022, 07:06
A.B
Nëse tre vitet e fundit të fluturoje nëpër Europë ka qenë mjaft lirë, me bileta që zbritën deri në 20 euro n...
Ekonomi
14 November 2022, 13:25
k.m.
Foto ilustruese
UASHINGTON- Perspektiva ekonomike globale është edhe më e zymtë se sa ishte parashikuar muajin e kaluar...
Ekonomi
14 November 2022, 10:52
Foto ilustrim
TIRANE- Një koncesion me vlerë 320 milionë euro është miratuar sot nga qeveria shqiptare. Koncesioni me vlerë 3...
Ekonomi
14 November 2022, 10:09
f.g
Plani i Portit
Pavarësisht kundërshtimeve të ashpra që ka hasur plani i qeverisë shqiptare që t’i japë nënsht...