19 May 2023, 19:38
Nga DOSJA
Foto Ilustruese
TIRANË- Në katër muajt e parë të vitit qeveria mblodhi 163 milionë euro apo 9.7% më shumë të ardhura në buxhet. Por, në prill për herë të parë të ardhurat u rritën më pak se inflacioni, duke sinjalizuar ngadalësim ekonomik. Lokomotiva që udhëhoqi rritjen buxhetore vitin e kaluar, TVSH-ja apo siç njihet ndryshe taksa e konsumit, ka pësuar rënie gjatë këtij viti.
Efektin më të madh në rënien e TVSH e ka dhënë ajo që mblidhet për mallrat e importit, ndërsa shifrat e prillit treguan rënien e fortë që pësoi tregtia e jashtme edhe nga zhvlerësimi euros. Rënia e çmimeve të karburanteve është gjithashtu një tjetër faktor negativ për indikatorin. Në krahasim me të njëjtën periudhë një vit më parë janë 320 milionë më pak në buxhet.
Tashmë peshën më të madhe në rritjen buxhetore po e mbajnë tatimi mbi fitimin dhe mbi të ardhurat personale. Bizneset kanë derdhur 43.9% më shumë taksa në arkën e shteti, ndërsa rritja e pagës minimale, por dhe asaj mesatare në sektorin privat solli 23.5% më shumë në buxhet, duke tejkaluar edhe planin.
Në krahun e shpenzimeve, qeveria vijon të tregohet dorështrënguar, duke vijuar problemin e mosplanifikimit të mirë. Në katër muaj shpenzimet u rritën me 3.4 miliardë lekë dhe u realizuan në masën 88.1% të planit.
Ndërkohë suficiti buxhetor arriti në 33.9 miliardë lekë, rritje me 78.6%. Deputetët dhe ekspertët kanë bërë shpesh kritika për shpërndarjen buxhetore që grumbullohet e gjitha në dy muajt e fundit të vitit.
Marrë nga TOPCHANNEL
ekonomia ne shqiperi
Ekonomi
19 May 2023, 07:16
A.B
Fabrikat e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve po përjetojnë krizë të aktivitetit nga vështirësitë që po...
Ekonomi
19 May 2023, 07:16
A.B
Performanca e fondeve të investimit po përmirësohet gradualisht në muajt e parë të vitit 2023.
Sipas të dhënave nga s...
Ekonomi
19 May 2023, 07:15
A.B
Eksportet kanë thelluar rënien në muajin prill, duke u tkurrur me 19.3%, me bazë vjetore, pasi në mars ishin reduktuar me 11.7%.
Rit...
Ekonomi
19 May 2023, 07:14
A.B
Pensionistët shqiptare në pjesën dërrmuese marrin pagesa shumë më të ulëta se kufiri i varfërisë në Shq...
Ekonomi
18 May 2023, 20:10
k.m.
Foto ilustruese
Tregtia e jashtme është ngadalësuar në katër e muajt e parë të vitit. Në muajin prill rënia is...
Ekonomi
18 May 2023, 15:22
m.s
foto ilustruese
TIRANË- Kursi i këmbimit të euros me lekun frenoi sot rritjen e shpejtë që kishte regjistruar në ditët ...
Ekonomi
18 May 2023, 07:18
A.B
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (një metodologji e Eurostat për inflacionin) në muajin prill 2023 në Shqipëri...
Ekonomi
18 May 2023, 07:16
A.B
Qasja më e butë e Bankës së Shqipërisë në drejtim të normalizimit të politikës monetare dhe rënia e ndj...
Ekonomi
18 May 2023, 07:07
A.B
Në vitin 2021 standardet e jetesës në Kukës janë sa 19% e mesatares së BE-së, duke krahasuar PBB për frymë sipas ...
Ekonomi
17 May 2023, 16:38
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Tirana rezulton qarku me PBB-në më të lartë për frymë në Shqipëri, sipas llogarive t&e...