LIVE UPDATES
Ekonomi

Buxheti arkëtoi 18 milionë euro më shumë në mars-korrik, vetëm nga shtrenjtimi i naftës dhe benzinës

Më i fituari rezulton që të ketë dalë buxheti, që ka arkëtuar më shumë të ardhura nga shtrenjtimi i naftës, përmes tatimit mbi vlerën e shtuar prej 20%, i cili i ngarkohet konsumatorit duke u shtuar në çmimin final të pakicës.

10 September 2026, 07:34 Nga I.A

Buxheti arkëtoi 18 milionë euro më shumë në

TIRANË- Rritja e çmimit të karburanteve që nga fillimi i muajit mars, pas përshkallëzimit të konflikteve në Lindjen e Mesme, ka gërryer të ardhurat e përdoruesve të mjeteve, operatorëve të transportit publik dhe me efekt zinxhir, të gjithë të tjerëve që u janë shtuar kostot nga transporti.

Sot, një litër naftë kushton 219 lekë dhe benzina 205 lekë, nga 175 që ishin çmimet deri në mars. Më i fituari rezulton që të ketë dalë buxheti, që ka arkëtuar më shumë të ardhura nga shtrenjtimi i naftës, përmes tatimit mbi vlerën e shtuar prej 20%, i cili i ngarkohet konsumatorit duke u shtuar në çmimin final të pakicës.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Doganave, të përpunuara nga Monitor, nga muaji mars, kur filloi rritja e çmimeve, deri në korrik, buxheti ka arkëtuar nga importi i naftës dhe benzinës, përmes taksës doganore, akcizës dhe TVSH-së, rreth 20.2 miliardë lekë, me një rritje prej 9.1% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ose gati 1.7 miliardë lekë më shumë (rreth 18 milionë euro).

Për të njëjtën periudhë, importi ishte 387 milionë litra, ose 0.6% më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë, një tregues që rritja e të ardhurave është tërësisht efekti i shtrenjtimit të çmimeve. Gati 80% e importit është nga nafta dhe pjesa tjetër benzinë.

Në dy muajt e parë të vitit, një litër naftë u zhdoganua me rreth 50 lekë për litër. Çmimi kërceu në mars në 81.4 lekë dhe kulmoi në prill në 99 lekë.

Pas një rënieje të përkohshme në prill, korriku solli sërish shtrenjtim në 83 lekë. E gjithë diferenca e çmimit u transmetuar në më shumë të ardhura nga tatimi mbi vlerën e shtuar. Edhe benzina u shtrenjtua deri në 74 lekë për litër në maj, nga 45 lekë në shkurt. (shiko grafiket: Vlera për litër e naftës dhe benzinës së importit).

Ndonëse ka arkëtuar rreth 18 milionë euro më shumë të ardhura vetëm nga shtrenjtimi i naftës, qeveria shqiptare, që e taton naftën më shumë se çdo vend tjetër në Ballkan, nuk ia ka kthyer një pjesë mbrapsht qytetarëve përmes lehtësive fiskale, ndryshe nga vendet e tjera të rajonit.

Për shkak të barrës së lartë fiskale, nafta në Shqipëri kushton 41% më e shtrenjtë se në Maqedoninë e veriut, që është më e lira në rajon dhe 17% më shumë se në Serbi, i dyti më i shtrenjti në rajon pas nesh. Nafta në Shqipëri është 30% më e shtrenjtë se mesatarja e rajonit prej 1.77 lekë për litër, sipas përllogritjeve të “Monitor”.

Nëse për të gjitha vendet e rajonit zbatohet një strukturë e thjeshtë për llogaritjen e çmimit të naftës (çmimi bazë + akcizë dhe mbi këtë shumë llogaritet TVSH-ja), në Shqipëri përveç akcizës 0.37 euro për litër dhe TVSh-së 20%, mbi çmimin e naftës aplikohet edhe dy taksa të tjera shtesë, taksa e qarkullimit (27 lekë për litër) dhe taksa e karbonit (3 lekë për litër).

Kjo bën që struktura fiskale në Shqipëri të jetë dukshëm më e rënduar, duke përbërë rreth 50% të çmimit apo 100 lekë për litër.

Ndryshe nga vendet e tjera të rajonit, që kanë zbatuar lehtësi të shumta fiskale, ndërhyrjet e qeverisë shqiptare kanë qenë minimale.

Në muajin mars u miratua vendimi për uljen e akcizës te karburantet me 20% nëse çmimi i naftës kalonte vlerën e 220 lekëve për litër me pakicë dhe për benzinën masa zbatohet nëse çmimi kalon 200 lekë për litër. Sipas burimeve zyrtare, masa është përdorur 2 herë dhe efekti financiar llogaritej 37 mln lekë apo rreth 400 mijë euro.

Mars-korrik, shqiptarët shpenzuan 80 milionë euro më shumë për të blerë naftë, për konsum të njëjtë

Ndryshe nga qeveria, që ka mbledhur më shumë të ardhura, konsumatorët kanë pasur një barrë të rëndë financiare për shpenzimet për karburant.

Të dhënat e importeve për periudhën mars-korrik 2026 tregojnë se në pesë muaj u importuan rreth 305.8 mijë tonë karburante, vetëm 1.2% më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur sasia ishte rreth 309.6 mijë tonë.

“Monitor” ka përllogaritur më herët se, duke supozuar që karburantet e importuara kanë kaluar për konsum në tregun vendas, për sasitë e importuara nga marsi deri në korrik janë shpenzuar rreth 71.3 miliardë lekë, bazuar në çmimin mesatar mujor të naftës në tregun vendas.

Për të njëjtën sasi karburanti, nëse çmimi do të kishte mbetur në nivelin mesatar të vitit të kaluar prej rreth 175 lekësh për litër, fatura do të ishte rreth 63.7 miliardë lekë.

Diferenca arrin në rreth 7.6 miliardë lekë, ose afërsisht 80 milionë euro më shumë, të paguara vetëm si pasojë e çmimit më të lartë të karburantit. Gati një e katërta e kësaj shume ka shkuar në buxhetin e shtetit, përmes pagesave të rritura për TVSH-në./Monitor.al

cmimet e karburanteve

Sondazh

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë