11 April 2024, 07:12
Nga N.F
foto ilustruese
TIRANË- Ish të përndjekurit, që sipas legjislacionit vendas kanë përfituar dëmshpërblim, do të duhet të presin të paktën 3 dekada për të marrë plotësisht atë që u është llogaritur dhe takon. Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) vëren se, nëse do të ecet me këto ritme ku çdo vit miratohet në buxhet një shumë e papërfillshme në raport me totalin, mbyllja e këtij kapitulli do të jetë shumë afatgjatë.
“Vlera e detyrimit të mbetur për ish të përndjekurit politik deri në fund të viti 2022 është 29.88 miliardë lekë (290 mln euro) dhe nëse buxhetimi dhe çelja e fondit për ish të përndjekurit do të vazhdojë me këtë ritëm apo më të ulet, ky detyrim do të mund të shlyhet mesatarisht pas rreth 30 vitesh” nënvizon raporti.
Për vitin 2024, shuma e miratuar për këtë kategori është 1 miliard lekë. Mënyra e kompensimit për ish të përndjekurit ka ndryshuar vazhdimisht që nga koha e qeverisjes së djathtë e deri më sot. Në vitet 2009-2018, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, në atë kohë ishin mbi 13 mijë dosje të miratuara të aplikuara nga ish të përndjekurit politikë. Kategoritë që përfitonin këtë dëmshpërblim ishin të ndara në parësore dhe dytësore.
Për parësorët në ato vite u miratua dhënia e 8 kësteve me shuma 1 milionë dhe jo më i vogël se 100 mijë lekë teksa u kërkua që të shtohej edhe një këst i nëntë për shkak se kishte ende dëmshpërblim të pashpërndarë për disa raste.
Ritmi i pagesave ka ardhur në rënie nga viti në vit. Kështu nga viti 2010 deri në vitin 2014, janë shpërndarë 7.9 miliardë lekë. Më pas nga viti 2014 deri në vitin 2018, janë shpërndarë 9.1 miliardë lekë. Në vitet 2019 dhe 2020 shuma e dhënë ishte 2.19 miliardë lekë.
Nga viti 2021 përfshirë planifikimin e bërë për këtë kategori në buxhetin e vitit 2024 fondi në total është pak më shumë se 4 miliardë lekë. Pra në total janë rreth 23 miliardë lekë të shpërndara për këtë kategori dhe mbetet akoma më shumë se gjysma ende e pashlyer.
Këto janë pagesa të kryera cash nga buxheti i shtetit teksa ndër vite ka pasur edhe forma të tjera të lidhura me avancim privatizimi me bono privatizimi, ku për herë të fundit kjo shumë e raportuar ishte në vitin 2018 dhe llogaritej në gati 34 milionë dollarë.
Marrë nga Monitor
detyrime te ndjekur politik klsh
Ekonomi
10 April 2024, 16:16
N.F
foto ilustruese
TIRANË- Çdo subjekt që kryen një investim për prodhim energjie qoftë hidrocentral apo impiant eolik e...
Ekonomi
10 April 2024, 15:01
N.F
foto ilustruese
TIRANË- Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare mori 28 masa ndaj subjekteve të mbikëqyrura vitin e kaluar. Sipas raportim...
Ekonomi
10 April 2024, 12:13
M.B
Banka e Shqipërisë
TIRANA- Fondi Monetar Ndërkombëtar në fillim të këtij viti i sugjeroi Bankës së Shqipë...
Ekonomi
10 April 2024, 07:26
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Individët kanë hapur shumë llogari në banka, por një e treta e tyre janë bosh, dhe 62% kanë...
Ekonomi
10 April 2024, 07:24
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Skema e sigurimeve shoqërore është zgjeruar me kontribuues të rinj vitin e kaluar, kryesisht nga interesi m&eum...
Ekonomi
9 April 2024, 22:21
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Megjithëse inflacioni ka ardhur në rënie të ndjeshme vitin e kaluar, kontributi i shërbimeve dhe strehimit...
Ekonomi
9 April 2024, 22:15
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Raporti i kredive me probleme ra në muajin shkurt dhe preku një nivel të ri më të ulët për 15 vi...
Ekonomi
9 April 2024, 21:11
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Agjencia e Sigurimit të Depozitave njoftoi në raportin vjetor se gjatë vitit 2023 ka siguruar depozitat e depozitues...
Ekonomi
9 April 2024, 21:04
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Administrata Tatimore sqaron tatimpaguesit në lidhje me përllogaritjen e Tatimit mbi të Ardhurat nga Punësimi (...
Ekonomi
8 April 2024, 13:38
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Kursi i këmbimit të Euros me Lekun e ka nisur javën me rënie të mëtejshme dhe ka prekur nivelin ...