7 September 2022, 07:06
Nga A.B
Foto ilustruese
Të ardhurat nga doganat për 8 Mujorin 2022 janë realizuar në masën 144 Miliardë lek nga 143,3 Miliardë të planifikuara ose rreth 600 Milionë lekë më shumë se plani i rishikuar.
Krahasuar me planin fillestar janë realizuar më shumë rreth 10 Miliardë lek. Në krahasim me 8 Mujorin 2021 janë realizuar rreth 24,7 Miliardë lek më shumë (rreth 211 Milionë euro), sipas njoftimit zyrtar të Doganave. Rritja me bazë vjetore, në raport me faktin e vitit të kaluar është rreth 21%.
Sipas Doganave, të ardhurat doganore janë rritur nga importet, rritja e akcizës dhe sasive të cigareve të importuara, rritja mallrave të konsumit, importit të energjisë elektrike, gazit, metalet bazë etj.
Të dhënat zyrtare tregojnë se tetë mujori Janar-Gusht 2022 ka realizmin më të lartë të çdo tetë-mujori që prej vitit 2013, megjithëse i ndikuar nga situatë e një krize të zgjatur si pasojë e luftës Ukrainë-Rusi.
Faktorët që kanë ndikuar tek çdo taksë, krahasuar me periudhën e njëjtë të një viti më parë.
Taksa Doganore + 774 Milionë lek më shumë nga importi i mallrave me origjinë kryesisht Kinë
Akciza, në total +1,3 Miliardë lek që ka ardhur përgjithësisht nga rritja e akcizës së cigares dhe rritja e sasisë së konsumit me 166 ton, me një rezultante prej rreth 1.5 Miliardë lek, Birra me rreth 151 Milionë, Gaz i lëngshëm 106 Milionë, Pije alkoolike me +23 Milionë etj.
TVSH, në total, T.V.SH-ja krahasuar me tetë-mujorin 2021 ka dhënë rreth 21,1 Miliardë lek më shumë, e stimuluar kryesisht nga:
+5,1 Miliardë lek rritje e importit të energjisë elektrike.
+3,9 Miliardë lek rritje e çmimit të karburantit dhe ndikimi i saj i drejtpërdrejtë në TVSH.
+2,8 Miliardë lek rritje nga Mallrat e konsumit të përgjithshëm, etj….
+2,6 Miliardë lek rritje nga importi i Metaleve Bazë
+1,5 Miliardë lek rritje nga importi i Gazit të lëngshëm
+500 Milionë Lek të ardhura nga rritja importi i Cigares etj..
Renta +1,4 Miliardë lek për shkak të efektit të rritjes së çmimit të bursës me rreth +70%. Rritja është 950 Milionë lek për naftën bruto dhe 450 Milionë lek për mineraret e tjera./MONITOR
dogana
Ekonomi
7 September 2022, 07:05
A.B
Avion
Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) ka pezulluar aktivitetin e shoqërisë së fluturimeve “Air Albania”, pasi kjo e fundi...
Ekonomi
7 September 2022, 07:04
A.B
Foto ilustruese
Rreth 79 për qind e Shqiptarëve dhe qytetarëve të tjerë në vendet e Ballkanit Perëndimor emigrojnë ...
Ekonomi
6 September 2022, 15:10
Foto Ilustruese
TIRANË- Në një strategji të re për “Mbrojtjen e Bimëve” që synon të zbatohet gjatë...
Ekonomi
6 September 2022, 11:18
f.g
Erion Braçe, deputet
TIRANE- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe deklaroi sot nga Komisioni i Ekonomisë dhe Financave se qev...
Ekonomi
6 September 2022, 11:02
f.g
Delina Ibrahimaj
TIRANË- Rishikimi i Buxhetit është tema kryesore që ka nisur të diskutohet në seancën e parë legji...
Ekonomi
6 September 2022, 10:55
f.g
Erion Brace dhe Delina Ibrahimaj
TIRANE- Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe kërkoi një ndërhyrje emergjente nga shteti p&...
Ekonomi
6 September 2022, 07:07
A.B
Foto ilustruese
Hapja e procedurave të reja të prokurimit do të kalojë tashmë në një hallkë të re që k&eu...
Ekonomi
6 September 2022, 07:06
A.B
Foto ilustruese
Dëmi ekonomik si efekt i parregullsive si dhe shkeljet e disiplinës financiare i kanë kushtuar buxhetit të shtetit rret...
Ekonomi
6 September 2022, 07:05
A.B
Flamuri gjerman dhe shqiptar
Gjermania u kthye në “parajsën” e re të shqiptarëve vitet e fundit.
Mundësitë p&eum...
Ekonomi
6 September 2022, 07:04
A.B
Foto ilustruese
Kredia bankare për individët shënoi në muajin korrik frenimin e parë në afërsisht një vit e gjysm&e...