LIVE UPDATES
Ekonomi

Drejt shkrirjes Agjencia Kombëtare e Diasporës; Ministria e Jashtme: 71 mln lekë më pak kosto

Në raportin e vlerësimit të draftit argumentohet se krijimi i një strukture të dedikuar për çështjet me diasporën pranë MEPJ-së, duke mbajtur edhe Agjencinë njëkohësisht, do të krijonte sisteme paralele dhe do të zvarriste zgjidhjen e problematikave të sipërcituara si dhe realizimin eficent të objektivave.

23 June 2022, 12:48 Nga A.B
Drejt shkrirjes Agjencia Kombëtare e Diasporës; Ministria e Jashtme:
Ministria

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) ka propozuar shfuqizimin e ligjit për funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Diasporës.

Në projektligjin për shfuqizimin e ligjit nr.115/2017, “Për Krijimin e Agjencisë Kombëtare të Diasporës”, i ndryshuar i botuar në konsultimet publike përcakton krijimin e një strukture të dedikuar për çështjet e diasporës në MEPJ. Sakaq Këshilli i Ministrave ka miratuar në shkurt të këtij viti vendimin “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme”, sipas të cilit MEPJ caktohet si institucion përgjegjës për diasporën, përgjegjësi kjo që më parë i përkiste Ministrit të Shtetit për Diasporën.

“Krijimi i Agjencisë Kombëtare të Diasporës ka lindur i nevojshëm në kushtet kur ministri përgjegjës për diasporën ishte ministër pa portofol, ç’ka nënkupton, ndër të tjera, mungesën e burimeve njerëzore të brendshme dhe nevojën për mbështetje nga strukturat jashtë kësaj ministrie. Ministria ka të gjithë mekanizmat për të kryer detyrimet dhe objektivat e Agjencisë dhe shpreson që me riintegrimin e çështjeve të diasporës në Ministri, kontributet dhe burimet e diasporës mund të thjeshtohen dhe të përdoren në mënyrë efektive për të ndihmuar në arritjen e qëllimeve të zhvillimit të vendit.

Shfuqizimi i ligjit nr.115/2017, datë 18.12.2017 “Për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Diasporës”, dhe rishikimi i Ligjit nr. 16/2018 “Për Diasporën” si dhe i akteve nënligjore në zbatim të këtyre ligjeve. Krijimi i një strukture të dedikuar për çështjet e diasporës në MEPJ. Rriten efektivitetet e realizimit të politikave shtetërore për konsolidimin e bashkëpunimin institucional me Diasporën dhe zvogëlohen kostot buxhetore, përafërsisht me 71 milionë lekë”, thuhet në raportin e vlerësimit për draftin.

Në raportin e vlerësimit të draftit argumentohet se krijimi i një strukture të dedikuar për çështjet me diasporën pranë MEPJ-së, duke mbajtur edhe Agjencinë njëkohësisht, do të krijonte sisteme paralele dhe do të zvarriste zgjidhjen e problematikave të sipërcituara si dhe realizimin eficent të objektivave. “Ky variant rrit koston, krahasuar me variantin Opsionin 1 (rregullator). Krahasuar me opsionin rregullator ky variant përfshin ne kosto: 1)buxhetin e diasporës qe aktualisht për vitin 2022 është 128 milionë lekë; 2)shpenzimet e personelit për krijimin e strukturës së posaçme në MEPJ (1+4), që për një vit buxhetor llogaritet me 7 milionë lekë. Kostoja totale sipas këtij varianti është 135 milionë lekë për një vit buxhetor. Ky variant do të çoje në dyfishimin e kostos, madje edhe më shumë”.

Propozimi i projektligjit vjen pas analizës që i është bërë kuadrit ligjor në fuqi për çështjet e diasporës. “MEPJ-ja me të gjitha strukturat e saj brenda dhe jashtë vendit, me përfaqësitë diplomatike dhe konsullore, ka mbajtur dhe mban një marrëdhënie ndërvepruese dhe të dobishme për dhe me diasporën. Mbivendosja dhe paralelizmi i këtyre strukturave zvogëlon efikasitetin dhe rrit kostot (burimet njerëzore + kosto logjistike) Komunikimi i drejtpërdrejtë me diasporën në botë dhe organizimi i saj për të rritur nivelin e veprimtarisë së tyre brenda vendit, është një nga objektivat e politikës së jashtme”, citohet në relacion./MONITOR

agjensia kombetare e diaspores ministria e jashtme

Sondazh

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë