22 June 2022, 07:14
Nga A.B
Harta
Ndonëse Shqipëria është shteti më i varfër në Europë, me prodhimin e brendshëm për frymë që është sa 32% e mesatares së Europës, sipas Eurostat (të dhënat nuk përfshijnë Kosovën), qytetarët e vendit duhet të paguajnë shtrenjtë për blerjen e ushqimeve e pijeve dhe produkteve tw tjera, si komunikimi dhe blerja e pajisjeve elektronike e përdorim shtëpiak.
Eurostat ka publikuar indeksin e çmimeve për mallrat dhe shërbimet për vendet e Europës.
Në Shqipëri, çmimet në tërësi janë sa 61% e mesatares europiane. Kjo është përqindja më e lartë nga vendet e rajonit pas Malit të Zi (69%), por ky i fundit kishte të ardhura sa 47% e mesatares Europiane, nga 32% që e ka këtë tregues Shqipëria.
Më lirë çmimet janë në Turqi (40% e mesatares europiane), Maqedoni e Veriut (51.5), Bosnjë Hercegovinë (55.8), Serbi (59.9).
Kur vjen puna te ushqimet, për të cilat familjet shqiptare kanë peshën më të lartë të shpenzimeve në buxhetin e tyre (rreth 42%, nga 13% që është mesatarja e Bashkimit Europian), çmimet janë pothuajse njësoj si në Europë dhe më të shtrenjtat në rajon.
Indeksi i Eurostat për ushqime, është sa 83% e mësatares europiane, më të shtrenjta edhe se në Mal të Zi (78.3), Ushqimet, në rajon, janë më të lirat në Maqedoninë e Veriut, me 61.4% të mesatares europiane.
Çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Hungari, Poloni, Rumani, Bullgari.
Të shtrenjta në Shqipëri janë veshjet dhe këpucët, me rreth 96% të mesatares së BE-së.
Më lirë janë restorantet (46% e mesatares së BE-së).
Më i shtrenjtë është komunikimi (108% e mesatares së BE-së).
Më shtrenjtë nga të gjitha kushton blerja e pajisjeve shtëpiake (120%) dhe atyre elektronike (110%)
Pajisjet personale të transportit janë më të shtrenjtat në rajon (86% e mesatares së BE-së)./MONITOR
eurostat shqiperi ushqimet ne shqiperi
Ekonomi
22 June 2022, 07:13
A.B
Gruri
Serbia dhe Rusia e dominuam furnizimin e vendit me grurë në pesë-mujorin e parë të vitit 2022 edhe pse lufta në U...
Ekonomi
22 June 2022, 07:07
A.B
Familjet e varfra, ato që trajtohen me ndihmë ekonomike po ndeshën më vështirësi kohët e fundit, për shkak të sht...
Ekonomi
21 June 2022, 16:01
k.m.
Foto ilustruese
Ndonëse Shqipëria është shteti më i varfër në Europë, me prodhimin e brendshëm për frym&e...
Ekonomi
21 June 2022, 13:32
A.B
Ushqime
Metodologjia e EUROSTAT përllogariti se, rritja e përgjithshme e çmimeve (inflacioni) në muajin maj ishte 6% në ve...
Ekonomi
21 June 2022, 10:34
A.B
Foto ilustruese
Në mars të këtij viti rreth 970 shtetas shqiptarë aplikuan për azil në një nga vendet e Bashkimit Europi...
Ekonomi
21 June 2022, 07:36
A.B
Harta
Me 32% të mesatares europiane Shqipëria mbetet e fundit në Europë për të ardhurat për frymë për vitin 20...
Ekonomi
21 June 2022, 07:34
A.B
Paga e përmbaruesit gjyqësor shtetëror do të jetë e barabartë me 60% të pagës bruto fillestare të gjyqtarit q&eum...
Ekonomi
21 June 2022, 07:12
A.B
Tendenca e një numri më të ulët aksidentesh që po shfaqet gjatë këtij viti ka vijuar edhe për majin edhe pse numri i t...
Ekonomi
21 June 2022, 07:09
A.B
Muaji prill i këtij viti ka rezultuar dukshëm më pozitiv sesa ai i një viti më parë kur ende pandemia ishte një problem kry...
Ekonomi
20 June 2022, 07:21
A.B
Pas ndërtimit të rrugës së Kombit, marrëdhëniet tregtare dhe të biznesit mes Shqipërisë dhe Kosovës janë...