1 May 2023, 15:38
Nga k.m.
Foto ilustruese
Pjesa më e madhe e familjeve shqiptare vazhdojnë ende të marrin hua “në dorë”. Raporti i fundit të Bankës së Shqipërisë për 6 mujorin e dytë 2022, tregon se 47% e të anketuarve në një vrojtim për huamarrjen, kanë marrë borxh cash, pra tek një tjetër individ. Ndonëse në raport 6 mujorësh dhe raport vjetor treguesi ka një rënie, vazhdon të mbetet në nivele të larta.
Kredia bankare vjen e dyta pas saj, duke zënë 27% të totalit të rasteve të huamarrjes për të njëjtën periudhë, tregues po ashtu me rënie. Në 19% të rasteve borxhi është marrë në formë “malli të papaguar” dhe 7% si kartë krediti apo overdraft.

Huamarrja në dorë dhe nga mallra të papaguara, konsiderohen burime joformale të financimit dhe zënë në total 48% të strukturës së huamarrje. Sipas BSH-së kjo ka ndodhur për shkak të rritjes më të madhe të vlerës së huamarrjes nga personat fizikë kundrejt rritjes së huamarrjes nga bankat dhe rënies së huamarrjes nga IFJB.
Sipas qëllimit të të përdorimit, rezulton se rreth 40% e saj është përdorur për “blerjen/riparimin e një prone”, 26% për “zhvillim biznesi” dhe 3% për “konsum” . Një peshë të konsiderueshme vijon të ketë huamarrja për “qëllime të tjera”, rreth 31%, ku mbizotëron huamarrja për mbulimin e “shpenzimeve shëndetësore”
Në vrojtimin e BSH-së janë marrë vetëm 257 familje në pyetje, por dëshmohet përsëri se përveç formës së depozitimit, edhe në formë kreditimi, paraja qarkullon më lehtë jashtë sistemit bankar duke bërë atë më pak të gjurmueshme dhe të kontrollueshme nga autoritetet./GazetaSi
borxhet e shqiptareve
Ekonomi
1 May 2023, 11:40
A.B
Rënia e fortë e monedhës euro, si dhe emigrimi i popullsisë ka ngadalësuar eksportet e bimëve mjekësore.
Për periudh&...
Ekonomi
1 May 2023, 10:44
k.m.
Foto ilustruese
Të ardhurat buxhetore shënuan rritje me ritme dyshifrore në tremujorin e parë të vitit 2023, duke arritur një...
Ekonomi
1 May 2023, 10:41
k.m.
Foto ilustruese
Indeksi i Zhvillimit Njerëzor (HDI) ka luajtur një rol të rëndësishëm në formësimin e politikave dh...
Ekonomi
1 May 2023, 07:09
A.B
Qëndrueshmëria nuk ka të bëjë vetëm me mënyrën se si tregjet e punës reagojnë dhe rimëkëmben nga g...
Ekonomi
1 May 2023, 07:09
A.B
Baret dhe restorantet janë bizneset më popullore në vendin tonë.
Shqipëria renditet ndër vendet e para në Europë p&eu...
Ekonomi
1 May 2023, 07:08
A.B
Çmimet e apartamenteve në kullat luksoze që po ndërtohen në Tiranë ofrohen në nivelet e kullave në Dubai.
Në n...
Ekonomi
30 April 2023, 22:15
k.m.
Foto ilustruese
Në Shqipëri, forcimi i monedhës vendase kundrejt euros ka sjellë një valë shqetësimi në radhët...
Ekonomi
30 April 2023, 21:23
k.m.
Foto ilustruese
Pas rekordeve vitin e kaluar cikli i emigracionit shqiptar po hyn në një fazë të re.
Në këtë fillim vit...
Ekonomi
30 April 2023, 17:10
f.i
foto ilustruese
TIRANË- Në Shqipëri, forcimi i monedhës vendase kundrejt euros ka sjellë një valë shqetësimi në...
Ekonomi
30 April 2023, 07:12
A.B
Shoqatat e biznesit, përveç masave në hartimin e strategjive sektoriale për nxitjen e prodhimit vendas e shohin të domosdoshme nga ...