LIVE UPDATES
Ekonomi

Gati ndryshimet në rregullore, institucionet e pagesave drejt pjesëmarrjes direkte në sistemet e BSH

Miratimi i këtyre rregulloreve pritet të bëhet menjëherë pasi Kuvendi i Shqipërisë të votojë ndryshimet në ligjin “Për sistemin e pagesave”, duke krijuar edhe bazën e nevojshme ligjore.

2 October 2026, 07:15 Nga E.d
Gati ndryshimet në rregullore, institucionet e pagesave drejt
Foto ilustruse

Banka e Shqipërisë ka përgatitur disa ndryshime në rregulloret për funksionimin e sistemeve të saj të pagesave, që, veç të tjerash, do t’u japin për herë ta për akses direkt në këto sisteme institucioneve financiare të pagesave.

Në ndryshimet e përgatitur në rregulloret për sistemet e pagesave AIPS, AIPS Euro dhe AECH, propozohet që, përveç Bankës së Shqipërisë dhe bankave tregtare, pjesëmarrës direktë në sisteme të jenë edhe operatorët e shërbimeve të pagesave jo-banka. Në këtë kategori përfshihen institucionet e pagesave ose institucionet e parasë elektronike.

Miratimi i këtyre rregulloreve pritet të bëhet menjëherë pasi Kuvendi i Shqipërisë të votojë ndryshimet në ligjin “Për sistemin e pagesave”, duke krijuar edhe bazën e nevojshme ligjore.

Pjesëmarrja direkte në sistemet e pagesave është një kërkesë e hershme e institucioneve financiare të pagesave, sidomos pas miratimit të ligjit të ri “Për shërbimet e pagesave”, që transpozoi Direktivën Europiane të Pagesave PSD 2.

Në argumentimin e këtyre institucioneve, nuk mund të ketë konkurrencë plotësisht të drejtë dhe të barabartë në shërbimet e pagesave, për sa kohë që pjesëmarrja direkte në sistemet e pagesave mundësohet vetëm për bankat tregtare, ndërsa institucionet e pagesave duhet t’i shlyejnë detyrimisht pagesat nëpërmjet tyre.

Për këtë arsye, anëtarësimi direkt i institucioneve financiare jo-banka në sistemet kombëtare të pagesave do të shënojë një risi të rëndësishme në funksionimin e tregut të pagesave.

Sipas rregullores përkatëse në fuqi, pjesëmarrësit në sistemin e pagesave të Bankës së Shqipërisë, të pagesave ndërbankare me vlerë të madhe (AIPS) kategorizohen  në pjesëmarrës të drejtpërdrejtë, të tërthortë dhe pjesëmarrës operatorë. Pjesëmarrës të drejtpërdrejtë, të cilët kryejnë pagesat direkt nga llogaritë e tyre të shlyerjes, janë Banka e Shqipërisë dhe bankat tregtare. Pjesëmarrës të tërthortë, të cilët shlyejnë nëpërmjet llogarive të administruara nga Banka e Shqipërisë, janë Ministria e Financave, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN)), Banka Botërore (IBRD) dhe Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD), që e kanë këtë të drejtë nga ligjet e organizimit të tyre. Banka e Shqipërisë, në rolin e saj si agjent shlyerës për klientët e saj, kryen pagesa për pjesëmarrësit e tërthortë, duke administruar llogari të posaçme për ta.

Pjesëmarrës operatorë, janë subjektet të cilët shlyejnë pozicionet e tyre nëpërmjet llogarive të

shlyerjes së pjesëmarrësve të drejtpërdrejtë në sistemin AIPS mbi bazë të autorizimit të dhënë për ta nga këta të fundit. Në këtë kategori përfshihen operatorë të sistemeve të shlyerjes së titujve, operatorë të sistemeve të pagesave, operatorë të shtëpive të klerimit, operatorë të skemave

kombëtare të pagesave me kartë, si dhe elementë të tjerë të rëndësishëm të sistemit kombëtar të pagesave të licencuar sipas ligjit “Për sistemin e pagesave”, si edhe operatorë të skemave ndërkombëtare të pagesave me kartë.

Ndërkohë, pjesëmarrësit në sistemin e klerimit të pagesave me vlerë të vogël (AECH) kategorizohen në pjesëmarrës të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë. Aktualisht, pjesëmarrës të drejtpërdrejtë janë subjektet që shlyejnë nëpërmjet llogarisë së tyre të shlyerjes në sistemin AIPS dhe në këtë kategori përfshihen vetëm Banka e Shqipërisë dhe bankat tregtare.

Pjesëmarrës të tërthortë janë subjektet të cilët shlyejnë nëpërmjet llogarisë së një pjesëmarrësi

shlyerës në sistemin AIPS ose nëpërmjet llogarive të administruara nga agjenti shlyerës. Në këtë kategori përfshihen Ministria e Financave dhe pjesëmarrës të tjerë të cilët e kanë këtë të drejtë nga ligjet e organizimit të tyre, si edhe subjektet financiare jo-banka të përfshira në aktivitetin e pagesave, transfertave dhe emetimit të parasë elektronike, të cilët mund të mbajnë llogari klientësh dhe që shlyejnë nëpërmjet llogarisë së një banke në sistemin AIPS.

Me rregulloren e re, institucionet financiare të parasë elektronike dhe të pagesave do të marrin të drejtën për të qenë pjesëmarrës direktë në të dyja sistemet e mësipërme, përveçse edhe në sistemin e ri të pagesave të menjëhershme (instant payments)./Monitor

bsh ndryshime pagesa

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin