22 September 2026, 08:46
Nga I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Të ardhurat e ekonomisë shqiptare nga puna jashtë vendit po rriten për të gjashtin vit radhazi dhe kanë arritur nivelin më të lartë historik këtë vit. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, për gjysmën e parë të vitit 2026 të ardhurat neto nga puna arritën vlerën e 397 milionë eurove, 27% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas metodikës së Bilancit të Pagesave, të ardhura nga puna jashtë vendit klasifikohen kompensimi i punonjësve, që përfshin pagën, shpërblimet dhe përfitime të tjera, të fituara nga individët jorezidentë në një ekonomi, për punën e kryer për rezidentët e kësaj ekonomie.
Në këtë kategori punonjësish, përfshihen punonjësit sezonalë apo ata që punësohen për një periudhë afatshkurtër, më pak se një vit, si dhe punëtorët kufitarë të cilët e kanë qendrën e interesit të tyre ekonomik në vendin e tyre të origjinës.
Në analizat e flukseve hyrëse nga jashtë, shpesh të ardhurat nga puna jashtë vendit i bashkëngjiten dërgesave të emigrantëve dhe klasifikohen si pjesë e të ardhurave totale nga remitancat në ekonomi.
Për 6-mujorin e parë, dërgesat e emigrantëve kishin vlerën e 621 milionë eurove, në rritje me 16.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Edhe remitancat kanë shënuar vlerën më të lartë historike për këtë periudhë të vitit.
Të marra së bashku, remitancat dhe të ardhurat nga puna kontribuuan me 1 miliard e 18 milionë euro në bilancin e pagesave, shifër kjo 20.6% më e lartë krahasuar me 6-mujorin e parë të vitit të kaluar.
Të ardhurat nga puna dhe remitancat së bashku mbulonin rreth 35% të deficitit tregtar në mallra për 6-mujorin e parë të këtij viti.
Deri në ngritjen e shpejtë të sektorit të turizmit, veçanërisht pas pandemisë së vitit 2020, puna ka qenë faktori dominues ku janë mbështetur eksportet e ekonomisë shqiptare.
Përveç të ardhurave direkte nga puna jashtë vendit, një kontribut të rëndësishëm ka dhënë historikisht jep edhe regjimi i përpunimit aktiv të mallrave (fasoneria).
Për 6-mujorin 2026, ato arritën në 365 milionë euro, 1.1% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Fasoneria në vitet e fundit ka marrë një goditje të rëndë nga forcimi i Lekut në kursin e këmbimit valutor dhe nga rritja e ndjeshme e kostos së punës.
Sipas një raporti të IFAD (Fondi Ndërkombëtar për Zhvillimin Bujqësor), vendi ynë vlerësohet se ka një peshë të konsiderueshme të remitancave në ekonomi, me 8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Krahasuar me vendet e tjera të Rajonit, vendi ynë është mbrapa Bosnjë-Hercegovinës dhe Malit të Zi, që e kanë këtë raport përkatësisht në nivelet 11% dhe 10%, por para Serbisë, ku remitancat zënë 7% të PBB-së dhe Maqedonisë së Veriut, ku ato përbëjnë 2% të PBB-së./Monitor.al
Ekonomi
22 September 2026, 08:43
I.A
TIRANË- Agjencia e Sigurimit të Depozitave ka përgatitur projektligjin që parashikon rritjen e kufirit ligjor të sigurimit të de...
Ekonomi
22 September 2026, 08:42
I.A
Kërkesa për blerje apartamentesh në Tiranë i është rikthyer trendit rënës të vitit 2024. Në atë periudh...
Ekonomi
20 September 2026, 07:20
G.M
foto ilustruese
TIRANA- Vera 2026 po sjell më shumë turistë, por operatorët ngrenë pikëpyetje sesa kjo rritje do të p&eu...
Ekonomi
19 September 2026, 08:13
I.A
Euro
Procesi për dizajnin e kartëmonedhave të reja Euro synon të sjellë një pamje të re, më bashkëkohore dhe m...
Ekonomi
16 September 2026, 07:17
E.d
Foto ilustruse
Ndërkohë që pagesat me kartë po shënojnë rritje të lartë prej disa vitesh radhazi, produkti kartave ...
Ekonomi
15 September 2026, 07:13
E.d
Foto ilustruse
Euro e ka nisur javën me rënie të mëtejshme në kursin e këmbimit me Lekun dhe ka prekur një minimum t&eum...
Ekonomi
13 September 2026, 07:39
G.M
Shqipëria po përballet me çmime ushqimore më të larta se mesatarja europiane, ndërsa të ardhurat për frymë mbet...
Ekonomi
13 September 2026, 07:29
G.M
Fermerët shqiptarë përballen me kosto më të larta prodhimi se konkurrentët e tyre në rajon, si pasojë e varësis&e...
Ekonomi
12 September 2026, 10:37
I.A
Pierre Sentenac dhe Gent Sejko
TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, priti në një takim zyrtar në ...
Ekonomi
12 September 2026, 08:35
I.A
KOSOVË- Kosova po hyn në një fazë të fortë tkurrjeje demografike: lindjet janë përgjysmuar në tri dekada, ndë...