16 February 2024, 07:05
Nga r.ll
incenerator
TIRANË- Projektet e inceneratorëve për djegien e mbetjeve hyjnë në investimet më të mëdha të qeverisë për nga vlera në 6 vitet e fundit, por ato nuk anë pasur asnjë rol në trajtimin e mbetjeve edhe pse 2 nga tre objektet tashmë janë ndërtuar.
Të dhënat e Eurostat mbi trajtimin e mbetjeve në Europë tregojnë se në vitin 2022 në Shqipëri u gjeneruan 295 kilogram mbetje për banorë, por vetëm 13 kilogram për frymë ose 4.4% për qind e totalit të tyre u eliminuan me djegie në inceneratorë ose në fushë të hapur.
Sakaq inceneratorët janë kthyer në objekte të “djegies” së fondeve publike. Qe nga viti 2017- janar 2024 ato kanë marrë nga buxheti i shtetit rreth 122 milionë euro, sipas te dhënave nga Ministria e Financave, teksa miliona të tjera prokurohen ditë pas ditë me qëllim për rikthimin e tyre në pune.
Vetëm në janar të vitit 2024, kompania Integrated Energy BV SPV përgjegjëse për ndërtimin e indceneratorit të Tiranës është paguar nga thesari i shtetit me rreth 2.1 milionë euro, nga të cilat mbi 600 mijë ishin pagesa të Bashkisë së Durrësit dhe 1,5 milionë euro nga Bashkia e Tiranës.
Për shkak të investimeve jo-efektive dhe korruptive kostot e Bashkisë së Tiranës për menaxhimin e mbetjeve në vitin 2024 janë më shumë së dyfishi, në krahasim me vitin 2017, përpara se të fillonte projekti i inceneratorëve, sipas të dhënave zyrtare nga buxheti afatmesëm 2024-2026 i Bashkisë së Tiranës për periudhën 2021-2024 dhe 2017 nga Kontrolli i Kartë i Shtetit (KLSH).
Përpunimi i mbetjeve i kushton më shumë bashkisë së Durrësit. Bashkia Durrës përbën një rast unik se si mbi gjysmën e të ardhurave që ajo mbledh vetë e shpenzon vetëm për një zë, për mbrojtjen e mjedisit (kryesisht pastrimi mbeturinave). Në vitin 2022, të ardhurat e veta të Bashkisë (nga taksat e tarifat e taksat e ndara) ishin 1.53 miliardë lekë, me rënie 3% në krahasim me vitin e mëparshëm, sipas të dhënave nga Co-Plan.
Sakaq qytetet kryesorë të vendit përballen njëherazi me kosto të larta të trajtimit të mbetjeve dhe ndodhen para një emergjencë mjedisore, pasi mbetjet e gjeneruara në Elbasan, Durrës, Kavajë, Vorë dhe Tiranë po grumbullohen në landfillet pranë inceneratorëve që nuk punojnë.
Trajtimi i mbetjeve në Shqipëri vijon të jetë një “patate e nxehtë” në dorën e qeverisë, teksa vendi po përjeton bum turistik. Vendi vitin e kaluar u vizitua nga 10 milionë turistë, dhe ky sezon pritet të jetë edhe më i mbarë nga prenotimet. Nga ana tjetër pirgjet me plehra gjenden kudo në vend./MONITOR
inceneratoret eurostat
Ekonomi
15 February 2024, 07:37
B.Hoxha
Foto ilustruese
TIRANA- Rritja e pagave vitin e kaluar sidomos në sektorin e publik e ka zgjeruar numrin e personave që plotë...
Ekonomi
15 February 2024, 07:31
B.Hoxha
Foto ilustruese
TIRANA- Detyrimet e papaguara të bizneseve dhe individëve ndaj administratës fiskale po rriten vit pas viti, pavarësish...
Ekonomi
14 February 2024, 16:40
N.Maho
Foto ilustruese
TIRANA- Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve lidhi së fundmi kontratën për një investim të ...
Ekonomi
14 February 2024, 07:18
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Të paktën 40 kompjuterë janë infektuar me virusin që synonte fshirjen e të dhënave të ...
Ekonomi
14 February 2024, 07:11
N.F
Trëndalifa
TIRANË- Sado e habitshme që mund t’ju duket, Po – dashuria kushton. Duke marrë shkas nga 14 shkurti, Dita e Sh&e...
Ekonomi
13 February 2024, 16:38
M.B
Muzeu Historik Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu
TIRANA- Mbi 1 milion vizitorë vendas dhe të huaj kanë vizituar muze, kala apo...
Ekonomi
13 February 2024, 16:34
Foto ilustruese
TIRANA- Zëvendësministri për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Besart Kadia gjatë nj&...
Ekonomi
13 February 2024, 07:30
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Kriza demografike e vendit tonë po thellohet vit pas viti. Plakja e popullsisë së vendit dhe emigrimi i të...
Ekonomi
13 February 2024, 07:27
N.F
Grafik
TIRANË- Pas rritjes së ndjeshme të fataliteteve në vitet 2020-2021 dhe në pjesën e parë të 2022-n, viti q&eu...
Ekonomi
13 February 2024, 07:25
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Punësimi në sektorin bankar arriti numrin më të lartë historik vitin e kaluar.
Të dhënat e...