26 May 2025, 10:13
Nga M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Në pesë sektorë të ekonomisë përfshirë ndërtimin, shërbimin, prodhimin, transportin dhe tregtinë janë identifikuar gjithsej 143,126 pozicione pune ku paga ka pësuar rritje më të madhe se 10% për 3 mujorin e fundit të 2024-s, duke reflektuar përmirësime të ndjeshme në të ardhurat buxhetore për kontributet dhe TAP.
Të dhënat janë bërë publike në raportin vjetor 2024 të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Sektori i Shërbimeve rezulton të jetë kontribuesi më i madh në këtë rritje, si për nga numri i pozicioneve ashtu edhe për nga ndikimi financiar. Janë 46,508 punonjës që kanë përfituar rritje mbi 10% në paga, çka ka sjellë një rritje prej 252,8 mln lekësh në kontribute shoqërore dhe Tatimin mbi të Ardhurat Personale (TAP).
Enri Jahja, kryetari i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, thotë se rritja e pagave për punonjësit e sektorit të shërbimeve në bare dhe restorante ka vijuar edhe gjatë këtij viti, me një mesatare prej 10 deri në 20%. Pas Shërbimeve, Tregtia dhe Prodhimi renditen ndër sektorët me rritjen më të madhe. Tregtia, me 34,488 punonjës të përfshirë, ka gjeneruar 167 mln lekë shtesë në buxhet, ndërsa sektori i prodhimit, me 38,147 punonjës, ka kontribuar me 145,6 mln lekë.
Sektorët si ndërtimi dhe transporti rezultojnë me peshë më të vogël sipas të dhënave të tatimeve. Konkretisht sektori i ndërtimit regjistroi 18,913 pozicione me rritje page, duke sjellë një rritje në të ardhura prej 109,6 mln lekësh, ndërsa Transporti, me vetëm 5,070 punonjës, pati një ndikim më modest prej 24,4 mln lekësh në kontribute dhe TAP. Në total, rritja e pagave mbi 10% në këto sektorë ka gjeneruar një shtesë prej gati 700 milionë lekësh në të ardhura fiskale./ Monitor
pune paga
Ekonomi
26 May 2025, 07:21
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Numri i degëve të sektorit bankar vazhdoi rritjen edhe në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas t&eu...
Ekonomi
25 May 2025, 14:57
Ersuin Shehu
Foto
TIRANË- Pas masave të tërthorta të miratuara vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë vendosi në muajin maj disa kufizime...
Ekonomi
24 May 2025, 07:47
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- “Unë jam 31 vjeç dhe punoj në një departament shumë të mirë në sektorin bankar. T&e...
Ekonomi
24 May 2025, 07:09
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ekonomia e abonimit po riformëson zakonet e konsumatorëve, duke ofruar akses fleksibël mbi pronësinë. Ajo ...
Ekonomi
23 May 2025, 22:21
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Kostot e jetesës për shtresën e mesme janë rritur vitin e fundit më shumë se të ardhurat, tregua...
Ekonomi
23 May 2025, 15:25
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar rezultatet e anketës së fuqisë punëtore për trem...
Ekonomi
22 May 2025, 19:17
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka firmosur një marrëveshje bashkëpunimi me Korporatë...
Ekonomi
22 May 2025, 17:48
M.B
FMN
KOSOVA- Pavarësisht pasigurisë nga tensionet tregtare, rritja pritet të mbetet në katër për qind në vitin 2025, me i...
Ekonomi
22 May 2025, 15:11
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Bankat tregtare kanë shlyer plotësisht edhe kontributin e vitit të gjashtë për Fondin e Ndërhyrjes s&...
Ekonomi
22 May 2025, 07:26
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Teksa nevojat për investime në infrastrukturë, arsim dhe shëndetësi janë shumë të m&eu...