LIVE UPDATES
Ekonomi

“Moda” e hapësirave co-working

Në dekadën e fundit, hapësirat co-working kanë transformuar mënyrën se si njerëzit punojnë globalisht, dhe Tirana nuk bën përjashtim. Me rritjen e kërkesës për mjedise pune fleksibël, sidomos në kryeqytetin e Shqipërisë, këto hapësira janë bërë qendra për freelancer, sipërmarrës dhe nomadë dixhitalë.

4 January 2025, 08:31 Nga I.A
“Moda” e hapësirave co-working
Foto Ilustruese

TIRANË- Hapësirat co-working në Tiranë, si kanë ndikuar në krijimin e një “ushtrie” të rinjsh që punojnë lehtësisht freelance dhe janë shndërruar në pika të rëndësishme për nomadët dixhitalë. A janë modele biznesi fitimprurës?

Në dekadën e fundit, hapësirat co-working kanë transformuar mënyrën se si njerëzit punojnë globalisht, dhe Tirana nuk bën përjashtim. Me rritjen e kërkesës për mjedise pune fleksibël, sidomos në kryeqytetin e Shqipërisë, këto hapësira janë bërë qendra për freelancer, sipërmarrës dhe nomadë dixhitalë.

Këto mjedise inovative ofrojnë shumë më tepër sesa thjesht një vend pune; ato kanë krijuar një kulturë të fuqishme freelance, tërheqëse për një forcë pune të re dhe dinamike, duke kontribuar në një ekonomi dixhitale të gjallë. Si po e ndryshon mënyrën e të punuarit në kryeqytet?

Tirana ka pësuar ndryshime të mëdha, duke u bërë më e hapur dhe e lidhur me tendencat globale, përfshirë rritjen e punës në distancë. Prezantimi i hapësirave co-working në të gjithë qytetin, si Destil, Coolab, Innospace Tirana, por edhe shumë të tjera, ka ofruar një alternativë ndaj zyrave tradicionale dhe punës nga shtëpia, duke qenë zgjidhje ideale për freelancer-ët dhe startup-et që kanë nevojë për fleksibilitet.

Këto hapësira u ofrojnë profesionistëve të lirë një mjedis profesional pune, pa koston e lartë që lidhet me marrjen me qira të një zyre. Duke ofruar akses në internet të shpejtë, dhoma takimesh dhe mundësi rrjetëzimi, këto hapësira heqin pengesat e zakonshme me të cilat përballen profesionistët e lirë, duke i lejuar ata të përqendrohen në ofrimin e punës me cilësi të lartë për klientët globalë.

Hapësirat co-working në Tiranë janë dizajnuar duke pasur në mendje profesionistët e lirë, pohojnë aktorët e tregut.

Sipas tyre, ato krijojnë një ekosistem ku profesionistët e rinj mund të lulëzojnë, duke bashkëpunuar në projekte, duke ndarë ide dhe duke zhvilluar aftësi të reja në një mjedis që nxit produktivitetin dhe kreativitetin. Si rezultat, numri i të rinjve shqiptarë që hyjnë në tregun e punës freelance është rritur ndjeshëm, duke kontribuar në rritjen e një brezi të ri punonjësish të pavarur.

Freelancer-ët, një ushtri e re punonjësish të pavarur

Ekonomia freelance në Shqipëri ka përjetuar rritje në përputhje me zhvillimin e hapësirave co-working. Fleksibiliteti i punës i lejon profesionistët e rinj të menaxhojnë kohën e tyre, të zgjedhin projekte që i interesojnë dhe të ndërtojnë portofolin e tyre pa qenë të kufizuar në orarin e zakonshëm të punës.

Hapësirat co-working në Tiranë shërbejnë si trampolina për këto talente të reja, duke ofruar një mjedis që nxit pavarësinë profesionale dhe angazhimin në komunitet. Sonila Abdalli, e cila themeloi një nga hapësirat e para në kryeqytet të co-working, thotë se hapësira të tilla duhet të jenë më shumë se sa vende pune.

“Në vitin 2014, hapëm dyert e një vile pranë 32-shit, të cilën e restauruam duke e kthyer në një ‘cowork café’, një hapësirë eventesh dhe ekspozimi, si dhe një hostel. Ishte një hapësirë për të gjithë: studentët, krijuesit e rinj dhe sipërmarrësit ku mund të punonin, socializoheshin dhe eksperimentonin me procesin e tyre krijues. Udhëtarët e huaj mund të qëndronin në hostelin tonë dhe të punonin nga oborri ose nga ambientet tona të barit dhe coworking.

Organizatat, institucionet e pavarura dhe artistët e rinj nga fusha e dizajnit, artit dhe muzikës mund të organizonin evente, ose të çelnin ekspozita. Të gjitha këto dhe gjithë njerëzit me të cilët kemi punuar në këto 10 vite e kanë bërë Destil më shumë se një hapësirë, por një ekosistem kreativ” – thotë drejtuesja e Destil.

Profesionistët e lirë që punojnë nga hapësirat co-working përfitojnë nga një ndjenjë përkatësie, e cila shpesh mungon kur punohet vetëm nga shtëpia, shprehet Arlind Haxhijaj, bashkëthemelues i Coolab.

“Kjo ndjenjë komuniteti ndihmon profesionistët e lirë të shmangin izolimin dhe lodhjen mendore, probleme të zakonshme në këtë lloj pune. Atmosfera bashkëpunuese hap gjithashtu dyer për mundësi rrjetëzimi me profesionistë të lirë të tjerë, startup-e dhe madje edhe kompani ndërkombëtare, duke rritur potencialin për rritje profesionale”, – thotë ai.

Sipas vëzhgimeve në terren, hapësirat co-working organizojnë rregullisht aktivitete, seminare dhe trajnime, të cilat janë të rëndësishme për freelancer-ët që duan të zgjerojnë aftësitë e tyre ose edhe drejtuesit e bizneseve të vogla.

Këto aktivitete i ndihmojnë individët të mbeten konkurrues në një treg që ndryshon shpejt, duke siguruar që fuqia punëtore freelance në Tiranë të mbetet e rëndësishme dhe e përditësuar me tendencat globale.

Një magnet për nomadët dixhitalë

Përtej profesionistëve të lirë lokalë, hapësirat co-working në Tiranë janë bërë gjithashtu një magnet për nomadët dixhitalë, profesionistë që punojnë në distancë ndërsa udhëtojnë nëpër botë. Me normalizimin e punës në distancë, falë përparimeve teknologjike dhe pandemisë COVID-19, nomadizmi dixhital ka parë një rritje të shpejtë, me Tiranën që po shfaqet si një destinacion tërheqës për këtë forcë punëtore globale.

Tirana ofron shumë avantazhe për nomadët dixhitalë, duke përfshirë kosto të përballueshme të jetesës, një skenë të gjallë kulturore dhe disponueshmërinë në rritje të hapësirave moderne co-working.

Këto hapësira ofrojnë gjithçka që një nomad ka nevojë për të qëndruar i lidhur dhe produktiv, nga interneti i shpejtë deri te një komunitet individësh me të njëjtat mendime.

Për Emi Milon, bashkëthemeluese e InnoSpace Tirana, për nomadët dixhitalë, hapësirat co-working në Tiranë shërbejnë si një vend pune dhe një qendër sociale, duke e bërë më të lehtë integrimin në kulturën lokale ndërsa mbajnë një rrjet global klientësh.

“Për nomadët dixhitalë, Shqipëria është një surprizë e këndshme. Ata mbeten të habitur nga shumëllojshmëria e opsioneve për hapësira pune bashkëpunuese. I preferojnë këto hapësira jo vetëm për të punuar, por edhe për të marrë informacione mbi aktivitetet dhe mundësitë që ofrohen në Tiranë apo qytete të tjera gjatë qëndrimit të tyre”, – thotë Milo.

Gjithashtu, sipas informacioneve të marra në terren, shumë hapësira co-working në Tiranë u përshtaten specifikisht nevojave të nomadëve dixhitalë, duke ofruar anëtarësi afatshkurtra, orare fleksibile dhe një gamë të gjerë shërbimesh. Ky elasticitet i lejon nomadët të ruajnë stilin e tyre të jetesës lëvizëse, pa kompromentuar standardet profesionale apo lidhshmërinë.

Prania e nomadëve dixhitalë në Tiranë ka pasur gjithashtu një efekt pozitiv në komunitetin lokal freelance.

“Duke punuar krah për krah me profesionistë të lirë nga vende të ndryshme, profesionistët lokalë përfitojnë nga ekspozimi ndaj perspektivave, ideve dhe teknikave të reja, duke nxitur një mendësi globale.

Ky shkëmbim aftësish dhe përvojash e ngre cilësinë e punës së prodhuar në Tiranë, duke e vendosur qytetin si një qendër dinamike për freelancer dhe punonjës në distancë”, – thotë Arlind Haxhijaj.

Ura midis tregjeve lokale dhe globale

Një nga ndikimet më të rëndësishme të hapësirave co-working në Tiranë ka qenë roli i tyre në lidhjen e profesionistëve të lirë lokalë me tregjet globale. Hapësirat co-working ofrojnë akses në rrjete ndërkombëtare, duke e bërë më të lehtë për profesionistët e lirë shqiptarë të gjejnë klientë përtej kufijve kombëtarë.

Kjo lidhje e shtuar ka hapur mundësi të reja për profesionistët lokalë, duke u mundësuar atyre të konkurrojnë në një shkallë globale dhe të marrin pjesë në ekonominë ndërkombëtare të gig-ve.

“Aftësia për të punuar me klientë ndërkombëtarë ka qenë veçanërisht e dobishme për freelancer-ët e rinj, që për ndryshe do ta kishin të vështirë të gjenin punë të paguar mirë në tregun lokal.

Hapësirat co-working e lehtësojnë këtë, duke ofruar platforma ku freelancer-ët mund të bashkëpunojnë me biznese të huaja, të marrin pjesë në ngjarje virtuale ndërkombëtare dhe të qëndrojnë të përditësuar mbi tendencat e industrisë”, – thotë z. Haxhijaj.

Ky integrim global është gjithashtu tërheqës për kompanitë e huaja, të cilat mund të shfrytëzojnë lehtësisht talentin në Tiranë nëpërmjet hapësirave co-working.

Për shembull, startup-et që kërkojnë të ndërmjetësojnë pjesë të operacioneve të tyre, si dizajni, krijimi i përmbajtjes apo zhvillimi i softuerit, e gjejnë të lehtë të lidhen me talentin lokal në këto mjedise bashkëpunuese.

Kosto

Ndërsa hapësirat co-working ofrojnë një alternativë më të përballueshme se zyrat tradicionale, kostoja e qirave në Tiranë, sidomos në zonat qendrore, vazhdon të jetë e lartë. Ky fakt ndikon si në çmimin e anëtarësimit për përdoruesit, ashtu edhe në aftësinë e këtyre hapësirave për të mbajtur tarifa të ulëta, duke kufizuar aksesin për profesionistët e rinj apo freelancer-ët që sapo kanë nisur karrierën e tyre.

Rritja e hapësirave co-working në Tiranë ka pasur një efekt transformues mbi komunitetin lokal freelance dhe ka tërhequr një fluks të qëndrueshëm nomadësh dixhitalë në qytet.

Duke ofruar një mjedis fleksibël, bashkëpunues dhe nxitës profesionalisht, këto hapësira u kanë mundësuar një brezi të ri shqiptarësh të përqafojnë lirinë e punës freelance, ndërkohë që i lidhin ata me mundësi globale.

Sonila Abdalli thotë se, një mjedis i tillë jo vetëm ndihmon individët të punojnë me produktivitet, por edhe të krijojnë lidhje, të frymëzohen dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin për të arritur qëllimet e tyre.

“Komuniteti ynë ndërtohet mbi vlera të përbashkëta. Ne investojmë çdo ditë për të krijuar një mjedis të shëndetshëm dhe bashkëpunues.

Përmes ngjarjeve javore dhe mujore, si biseda frymëzuese, festa dhe trajnime profesionale, ne synojmë të krijojmë një hapësirë që jo vetëm ndihmon freelancer-ët dhe sipërmarrësit të arrijnë qëllimet e tyre, por edhe t’i bëjë ata të ndihen pjesë e një komuniteti të madh krijues”-shton ajo.

Sfida e ndërtesave ekzistuese

Ndërsa koncepti i hapësirave co-working është bërë gjithnjë e më popullor, adaptimi i ndërtesave ekzistuese për të përmbushur nevojat e këtyre hapësirave përbën disa sfida strukturore. Një nga pengesat kryesore është dizajni fillestar i ndërtesave.

Sipas arkitektes Megi Hoxha, godinat që përdoren si co-working në Tiranë shpesh janë krijuar për funksione të ndryshme, si zyra tradicionale, banesa, ose godina të tjera me struktura të ngurta që nuk janë menduar për fleksibilitetin e hapësirave të përbashkëta. Sipas saj, sfidat lidhen me disa elemente:

1.Ndryshimi i planifikimit të brendshëm: Hapësirat co-working kërkojnë zona të hapura që mundësojnë fleksibilitet për numër të madh përdoruesish, por ndërtesat ekzistuese zakonisht kanë mure ndarëse dhe dizajne që kufizojnë lëvizshmërinë. Adaptimi i tyre mund të kërkojë prishjen ose modifikimin e mureve, i cili është jo vetëm i kushtueshëm, por mund të cenojë edhe integritetin strukturor të ndërtesës.

2.Sistemet e infrastrukturës: Ndërtesat e vjetra shpesh kanë sisteme elektrike, HVAC (ngrohje, ventilim dhe ajrim), dhe hidraulike që nuk janë të përshtatura për përdorim intensiv të teknologjisë moderne apo për kapacitet të madh njerëzor.

Rikonfigurimi i këtyre sistemeve për të përballuar kërkesat e hapësirave co-working kërkon investime të mëdha në përmirësime teknologjike dhe rregullimin e infrastrukturës themelore.

3.Lehtësimi i aksesit dhe përputhja me rregulloret: Ndërtesat më të vjetra shpesh nuk i plotësojnë kërkesat moderne për aksesueshmëri, si hyrje të përshtatura për persona me aftësi të kufizuara ose shkallë të emergjencës dhe sisteme zjarrfikëse që u përmbahen rregulloreve të sotme të sigurisë. Këto përmirësime janë thelbësore për të ofruar një hapësirë pune të sigurt dhe të përfshirë për të gjithë.

4.Ndriçimi dhe hapësirat e gjelbra: Mungesa e ndriçimit natyror dhe hapësirave të gjelbra është një sfidë e zakonshme në ndërtesat ekzistuese.

Për një ambient pune të suksesshëm co-working, janë të nevojshme hapësira të ndriçuara mirë dhe zona relaksimi për të përmirësuar përvojën e përdoruesve. Adaptimi i ndërtesave për të përfshirë këto elemente kërkon dizajn inovativ dhe ndonjëherë rindërtim të strukturave ekzistuese.

Hapësira të përbashkëta

Termi “co-working places” (hapësira të përbashkëta) i referohet një mjedisi pune të përbashkët, ku individë ose kompani të ndryshme ndajnë të njëjtën hapësirë për të punuar.

Këto hapësira ofrojnë një ambient të përbashkët ku profesionistët e pavarur, sipërmarrësit, startup-et apo edhe punonjësit e kompanive mund të punojnë së bashku, duke përfituar nga infrastruktura e përbashkët si interneti, sallat e takimeve dhe pajisje të tjera.

Këto hapësira janë të dizajnuara për të nxitur bashkëpunimin, kreativitetin dhe ndarjen e ideve, duke krijuar një komunitet të larmishëm profesionistësh. Ata që punojnë në këto hapësira kanë fleksibilitetin e përdorimit të hapësirës sipas nevojave të tyre, pa qenë të lidhur me një zyrë tradicionale.

Sa kushtojnë?

Kostoja e një hapësirë co-working nis me 10 euro për një ditë, orari 09:00 – 19:00, deri në 600 euro muaji, për një hapësirë personale të posaçme. Kostoja javore është kryesisht 50-60 euro për pjesën më të madhe të këtyre hapësirave.

Edhe pse hapësirat co-working në Tiranë po shfaqen gjithnjë e më shumë si një zgjedhje popullore për freelancerë, startup-e dhe nomadë dixhitalë, ato përballen me disa problematika që pengojnë funksionimin e tyre optimal dhe rritjen e mëtejshme.

Për një hapësirë co-working, ofrimi i internetit të shpejtë dhe stabël është jetik për suksesin e saj, por infrastruktura e përgjithshme teknologjike në Tiranë ende përballet me sfida. Ndërprerjet e energjisë elektrike apo të internetit mund të pengojnë produktivitetin e përdoruesve dhe të ndikojnë negativisht në përvojën e përgjithshme të punës.

Ndërsa shumë prej këtyre hapësirave ndodhen në qendër të Tiranës, problemi i parkimit dhe aksesit të lehtë në transportin publik mbetet një sfidë e rëndësishme. Shumë profesionistë që zgjedhin të përdorin këto hapësira përballen me vështirësi për të gjetur parking ose për të arritur në vendndodhjet e hapësirave co-working me lehtësi, veçanërisht në oraret e pikut.

Risia

Për të rinjtë shqiptarë që gjithnjë e më shumë zgjedhin punën freelance apo rrugën e sipërmarrjes, në vend të punësimit tradicional, hapësirat co-working ofrojnë një ndjenjë strukture dhe komuniteti që është thelbësore për rritjen profesionale.

Rëndësia e hapësirave co-working për edukimin

Hapësirat co-working kanë ndikim të rëndësishëm edhe në edukim, duke u shërbyer si mjedise të reja për të nxitur mësimin dhe bashkëpunimin ndërdisiplinor.

Aktorët e tregut pohojnë, duke u bazuar në aktivitetet e viteve të fundit në fushën e edukimit në ambientet e tyre, se ndërsa koncepti tradicional i edukimit shpesh është i lidhur me klasat dhe auditorët, hapësirat co-working ofrojnë një qasje më të hapur dhe fleksibile për mësim dhe zhvillim personal.

Sipas tyre, këto hapësira krijojnë një urë të rëndësishme mes edukimit formal dhe botës së punës.

1.Inkurajimi i të mësuarit të pavarur dhe bashkëpunues: Hapësirat co-working ofrojnë një ambient që promovon autonominë dhe kreativitetin.

Për studentët dhe të rinjtë që janë pjesë e programeve të ndryshme edukative apo praktikave profesionale, këto hapësira janë ideale për të punuar në projekte grupi, për të ndarë ide dhe për të bashkëpunuar me njerëz të tjerë me sfond të ndryshëm. Ky mjedis i përbashkët ndihmon në krijimin e një kulture bashkëpunuese që i përgatit studentët për sfidat e botës reale.

2.Lidhja e edukimit me botën e biznesit dhe teknologjisë: Shumë hapësira co-working në Tiranë dhe gjetkë ofrojnë lidhje të drejtpërdrejta me sipërmarrës, startup-e dhe profesionistë të industrive të ndryshme.

Kjo u jep studentëve mundësinë të kenë kontakt të drejtpërdrejtë me sektorët e biznesit dhe teknologjisë, duke u lejuar atyre të mësojnë nga përvoja praktike dhe të ndërtojnë rrjete profesionale.

Përveç kësaj, mundësitë për trajnime, seminare dhe workshope që ofrohen në këto hapësira u japin studentëve aftësi praktike që shpesh mungojnë në kurrikulat tradicionale.

3.Promovimi i ndërmarrësisë në edukim: Hapësirat co-working janë gjithashtu një inkubator për idetë e reja dhe sipërmarrjen. Duke pasur akses në një mjedis ku inovacioni është në qendër, studentët mund të fillojnë të zhvillojnë idetë e tyre të biznesit, të ndihmohen nga mentorë dhe të bashkëpunojnë me profesionistë të tjerë për të ndërtuar startup-e të reja.

Kjo qasje nxit shpirtin sipërmarrës dhe e lidh edukimin me aplikimet praktike të tij në tregun e punës.

4.Mbështetje për zhvillimin e aftësive të shekullit XXI: Në një botë që po ndryshon me ritme të shpejta, aftësitë si mendimi kritik, kreativiteti, puna në grup dhe përshtatja janë më të rëndësishme se kurrë.

Hapësirat co-working krijojnë kushte ideale për zhvillimin e këtyre aftësive, duke u dhënë studentëve mundësinë të eksperimentojnë, të marrin përgjegjësi dhe të ndërveprojnë me të tjerët në një mjedis të hapur dhe joformal./Monitor.al

hapësirat co-working co-working

Sondazh

Ekonomi 2 January 2025, 09:29 I.A

2025 vjen me risi për tregun financiar

Foto Ilustruese TIRANË- Nga SEPA dhe open banking, risitë kryesore që priten në produktet dhe shërbimet financiare për 2025....

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin