LIVE UPDATES
Ekonomi

"Në pritje të zgjedhjeve", rënia e euros prek tjetër rekord historik, kursi po “rrokulliset” drejt 110 lekëve

Sipas tyre, periudhat para zgjedhjeve shoqërohen me flukse të shtuara të euros në tregun valutor, ndonëse është e vështirë të identifikohet burimi i këtyre prurjeve. Rënia e kursit të euros dhe mbiçmimi i monedhës vendase ka ndikime të rëndësishme në ekonomi. Euro është monedha mbizotëruese në këmbimet e tregtisë së jashtme të vendit dhe mbiçmimi i lekut kundrejt saj i bën më të lira importet dhe po vazhdon të amortizojë një pjesë të shtrenjtimit të mallrave nga tregjet e huaja.

26 April 2023, 07:10 Nga DOSJA
"Në pritje të zgjedhjeve", rënia e euros prek
Foto Ilustruese

TIRANË- Rënia e euros në kursin e këmbimit me lekun u thellua edhe shumë ditën e martë. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye me 111.34 lekë, në rënie me 0.47 pikë krahasuar me ditën e hënë dhe duke prekur një minimum të ri historik. Që nga fillimi i vitit, kursi i euros ka rënë me 2.5%, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë rënia e euros ka arritur në 7.6%.

Agjentët e tregut të këmbimit valutor dëshmojnë për ofertë shumë të lartë të valutës së huaj dhe sidomos të euros. Oferta e bollshme e valutës ka qenë një tipar konstant në tregun valutor që prej vitit të kaluar, por në javët e fundit kjo ofertë po rritet edhe më shumë. Sipas ekspertëve, kjo mund të shpjegohet me një shtim të të ardhurave nga turizmi, efektin e përvitshëm sezonal të festave të Pashkëve, por ndoshta edhe me fushtën për zgjedhjet lokale të datës 14 maj.

Sipas tyre, periudhat para zgjedhjeve shoqërohen me flukse të shtuara të euros në tregun valutor, ndonëse është e vështirë të identifikohet burimi i këtyre prurjeve. Rënia e kursit të euros dhe mbiçmimi i monedhës vendase ka ndikime të rëndësishme në ekonomi. Euro është monedha mbizotëruese në këmbimet e tregtisë së jashtme të vendit dhe mbiçmimi i lekut kundrejt saj i bën më të lira importet dhe po vazhdon të amortizojë një pjesë të shtrenjtimit të mallrave nga tregjet e huaja.

Leku i fortë është një nga faktorët pse Shqipëria ka nivele të inflacionit krahasimisht më të ulëta me ekonomitë fqinje dhe ato të vendeve të Bashkimit Europian. Leku i fortë ka një efekt pozitiv edhe në importet e shëbrimeve dhe sidomos të turizmit, duke e bërë më të leverdisshme për shqiptarët të udhëtojnë dhe të pushojnë jashtë vendit. Një segment tjetër që po përfiton ndjeshëm nga forcimi i lekut është ai i huamarësve në valutë të huaj.

Sidomos në segmentin familjar, shumica e tyre i kanë të ardhurat në lekë dhe kjo bën që mbiçmimi monedhës vendase të ulë shpenzimin e tyre për këstin mujor të kredisë. Një familje që ka kredi në euro me normë interesi fikse sot paguan pothuajse 8% më pak nga sa paguante një vit më parë. Një nga huamarërsit më të mëdhenj përfitues është vetë qeveria shqiptare.

Banka e Shqipërisë llogariste se vitin e kaluar forcimi i lekut e uli me 37 miliardë lekë stokun e borxhit në valutë të huaj dhe me pothuajse dy pikë përqindje raportin e borxhit publik ndaj PBB-së. Një tendencëe tillë po vazhdon edhe në gjysmën e parë të këtij viti. Por, forcimi i lekut po bëhet një kërcënim gjithnjë e më i madh për bizneset eksportuese dhe sidomos për ato që e kanë vështirë të rrisin çmimet për të kompensuar efektin e humbjes nga kursi.

Nëse një subjekt me të ardhura në lekë dhe shpenzime në euro ka fituar rreth 8% brenda një viti, për një subjekt me të ardhura në euro dhe shpenzime në lekë efekti është i përmbysur dhe përkthehet në humbje me pothuajse 8% nga kursi. Një ndryshim i tillë përbën një trysni të konsiderueshme mbi marzhet e fitimit të bizneseve, sidomos në sektorët e fasonerisë.

Ky efekt po prek edhe bizneset e sektorit turistik dhe sidomos hotelerinë, që i shet shërbimet e veta kryesisht në euro. Sektori turistik shqiptar ka pasur një lloj avantazhi konkurrues në tërhqjen e turistëve të huaj, falë çmime relativisht më të lira krahasuar me destinacionet konkurruese në Europë. Por, rritja e çmime për shkak të forcimit të lekut dhe rritjes së kostos së punës mund ta zbehin këtë avantazh.

Forcimi i lekut po ushtron një ndikim negativ në vlerën e kursimeve të qyetetarëve shqiptarë në monedhë të huaj. Në vitet e fundit, euro po bëhet gjithnjë e më dominuese në strukturën e depozitave bankare, pavarësisht nënçmimit të ndjeshëm që ka pësuar kundrejt lekut. Në teori, kjo bën që vlera e kursimeve, e shprehur në lekë, të ulet, por depozituesit nuk duken shumë të ndjeshëm ndaj këtij efekti, ndoshta edhe për shkak të euroizimit të ekonomisë së brendshme dhe faktit që shumica e aseteve me vlerë të qëndrueshme në kohë kuotohen në euro.

Marrë nga Monitor

kembimi valutor

Sondazh

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes