LIVE UPDATES
Ekonomi

Ngjyrat e varfërisë dhe tangërllëku i shqiptarëve, edhe të rinjtë marrin veresie, rrëfimi i shitëses: S'kanë janë hollë me para

Pasi bleva pako gjëra, e pyeta zonjën e dyqanit me emrin Feride nëse ndër klientët e saj kishte persona apo familje të pamundura dhe nëse ajo u jepte me listë. Më tregoi një fletore të re të vitit që sapo ka hyrë. Faqet e mbushura me numra dhe shkronja, viza, kryqe dhe rishkrime kishin kaluar gjysmën e fletores.

29 January 2023, 15:40 Nga k.m.
Ngjyrat e varfërisë dhe tangërllëku i shqiptarëve, edhe
Foto ilustruese

“Shqipëria veçanërisht dy vitet e fundit është varfëruar shumë, por shqiptarët kanë shumë tangërllik dhe abuzojnë me lekun,”- ky është konkluzioni i disa prej shitseve të marketeve në kryeqytet ku gazeta “Si” është përpjekur të bëjë një mini sondazh nëse vijon ende blerja e ushqimeve me lista. I gjeta në mes të bisedës; shitësen dhe klienten në një mini market lagjeje.

“Jam shumë hollë, po kërkoj një punë të dytë. Mezi po paguaj qiranë. Çdo gjë është shtrenjtuar dhe kam nisur të blej më pak”- ishte fjalia e fundit që shkëmbyen të dyja të njohurat, mandje klientja u shkëput e turpëruar pasi nuk do të preferonte t’i dëgjonte një i tretë.

Pasi bleva pako gjëra, e pyeta zonjën e dyqanit me emrin Feride nëse ndër klientët e saj kishte persona apo familje të pamundura dhe nëse ajo u jepte me listë. Më tregoi një fletore të re të vitit që sapo ka hyrë. Faqet e mbushura me numra dhe shkronja, viza, kryqe dhe rishkrime kishin kaluar gjysmën e fletores.

“Ka plot. Për disa më vjen keq, për disa jo”- thotë Ferideja.

Në rreshtin e parë të faqes që hapi dikush shënonte 2,9000 lekë të reja psonisje veresie (borxh). Dhe lista vijonte sipas rastit me 2000, 5000, etj. Po veresie.

“Ky personi këtu, që për arsye etike nuk po të lë të shikosh emrin dhe ta fotografosh ka 29000 lekë hua. Nuk është keq ekonomikisht për sa e shoh, por abuzon me lekët. Për Ramazan erdhi dikush që do të bënte bamirësi dhe më tha fshi nga lista personin që ka më shumë borxh tek ti pa e marr vesh se kush po e ndihmon. Ai dha 300 euro. Unë ia dhashë në dorë borxhliut. E shleu detyrimin dhe pas një ore erdhi përsëri dhe bleu veresie. Ky person iu blen fëmijëve xhupa 200 euro dhe lodra të shtrenjta. Nuk dinë të bëjnë ekonomi”- shpjegon Ferideja.

Fotografi ilustruese: Nje shitese duke vendosur produktet ushqimore ne raftet e supermarketit

Ajo tregon për gazetën “Si” se fletoret e saj kanë qenë përherë plot me njerëz që ushqehen me lista, por varfëria është theksuar dy vitet e fundit.

“Unë vë re që varfëria është shtuar këto dy vite. Djali im është i dashuruar dhe nuk mund të dalë në shtëpi më vete. Unë kam mbi 10 vite që punoj këtë market me tim shoq, por nuk mund të mbajmë dy shtëpi. Djali me rrogën që ka që është i sapopunësuar se pak ka që është diplomuar, nuk mund ta përballojë dot jetën.”- tregon Ferideja.

Fenomenin e konfirmon edhe Bajamja që ka një market ushqimor në një tjetër lagjje ku shet edhe fruta-perime.

“Ajo që vërej, përpos pensionistëve të vetëm, apo familjeve me shumë fëmijë, janë të rinjtë që janë shumë në vështirësi. Veçanërisht ata që jetojnë vetëm dhe nuk u del rroga deri në fund të muajit. Vijnë e blejnë me droje dhe skuqen kur kërkojnë që t’i sjellin lekët në fund të muajit,”- tregon Bajamja.

Por ka nga ata pronarë marketesh që nuk bien pre e ndjeshmërisë dhe empatisë. Valbona ka një supermarket në një lagjje shumë të banuar të kryeqytetit. Ajo e zotëron biznesin sëbashku me të vëllanë.

Sapo përballesh me të sheh një grua shumë serioz , të shkathët dhe të prerë. Shumë punëtore.

“E para unë nuk mundem të jap me listë sepse jam në rregull me shtetin. Çdo produkt e kaloj në kompjuter. Nuk kam nge të vendos lekët nga xhepi. Njerëzit tallen me lekët. Do jap unë akullore, luleshtrydhe, bojë flokësh dhe lodra për fëmijë veresie? Apo ananas, mango dhe avokado?”- ma pret shkurt Valbona duke iu drejtuar e sertë edhe klientes së radhës e cila vonoi në përgjigje nëse donte qese apo jo për produktet që kishte blerë.

Fenomeni i blerjes veresie vihet re më shumë në minimarketet e lagjeve, të cilët ende nuk janë përshtatur plotësisht me fiskalizimin, por janë edhe më empatikë sepse njihen më shumë me fqinjët.

Kurse te dyqanet e fruta-perimeve fenomeni minimizohet për shkak të vetë natyrës së dyqanit.

“Ka njerëz të pamundur dhe unë i ndihmoj. Por ata marrin gjërat bazike; patate dhe qepë. Nuk mund të jap unë me listë vezën e fshatarit 35 lekë kokrra, avokadon, ftoin, mangon, boronicat. Njerëzit që nuk kanë mundësi këto nuk i kërkojnë, janë të prirur të blejnë bukën, dmth të mbushin barkun. Ata që kërkojnë produktet e luksit, sigurisht që nuk ua jap me listë. Pastaj ka kategori të atilla që abuzojnë. Blen dhe në fund thotë t’i sjell pastaj se nuk paskam me vete. Por mund të shpenzojnë edhe 5000 lekë të reja. Nuk i sjellin edhe për 2 muaj. Ndërkohë që shkojnë blejnë me lekë diku tjetër. Bëjnë hile dhe abuzojnë” – shpjegon Berti I cili ka një dyqan fruta-perime.

Nga vëzhgimi që gazeta “Si” bëri nëpër kryeqytet, dyqanet ushqimore të lagjeve të gjithë e kishin nga një fletore me emra dhe shifra të ndryshme që i korrespondonin blerjes së ushqimeve borxh.

Shqipëria e fundit në Europë për të ardhurat për frymë

Shqipëria ende e fundit në Europë për të ardhurat për frymë edhe në vitin 2021.

Vendi renditet I fundit në Europë edhe për fuqinë më të ulët blerëse, duke patur rekordin më të lartë negativ të mirëqenies së banorëve të saj.

Jo vetëm  e krahasuar me vendet e Bashkimit Europian, por edhe me shtetet e tjera të rajonit.

Sipas të dhënave të të Eurostat, në vitin 2021 Shqipëria kishte Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) për frymë, të shprehur mbi bazën e fuqisë blerëse, sa 32% e mesatares së Bashkimit Europian.

Pavarësisht se ka një përmirësim të lehtë me 1 pikë përqindje në raport me vitin e mëparshëm, shtetet e tjera të rajonit kanë ecur më shpejt përsa I përket zhvillimit dhe rritjes.

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka projektuar se rritja ekonomike për Shqipërinë gjatë vitit 2023 do të jetë 2,3%, më e ulta e rajonit.

FMN e argumenton parashikimin me rritjen e çmimeve që do të godasin më fort Shqipërinë se vendet e tjera të rajonit.

Sipas FMN-së, ngadalësimi i ekonomisë vë në pozitë të vështirë mbi të gjithë, shtresat e varfëra. Indikatori i Bankës Botërore për popullsinë në rrezik varfërie tregon se Shqipëria është më e rrezikuara.

“Tensionet sociale mund të rishfaqen në sipërfaqe, për shkak të shtrenjtimit të ushqimeve dhe çmimeve të energjisë. Reagimi me politika të papërshtatshme mund të shkaktojë vështirësi të vazhdueshme ekonomike dhe të përkeqësojë pabarazitë socioekonomike ekzistuese,”-citon FMN në raportin e fundvitit që sapo kemi lënë pas.

Prandaj, thotë FMN, qeveria duhet të bëjë një rishpërndarje të fondeve për t’i dhënë më shumë prioritet dhe mbështetje të përkohshme grupeve të rrezikuara./GazetaSi

ekonomia ne shqiperi


Sondazh

Ekonomi 29 January 2023, 07:41 I.A

Kthimi i baticës

Foto Ilustruese TIRANË- Rritja e normave të interesit dhe inflacioni kanë penguar investimet. Jo të gjitha asetet janë prekur n&eu...

Ekonomi 29 January 2023, 07:20 I.A

Pse erdhi mbiprodhimi në vitin 2022?

Ulliri TIRANË- Deri në vitin 2021, sipas të dhënave të INSTAT, në Shqipëri janë mbjellë 10,7 mln rrënj&eu...

Ekonomi 29 January 2023, 07:17 I.A

Shpëtimi për vajin e ullirit

Ulliri TIRANË- Ministria e Bujqësisë ka nisur fazën e konsultimeve me fermerët për nxitjen e skemës së bashkimit t&...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin