LIVE UPDATES
Ekonomi

Si politika në tregjet në zhvillim ndikon në inflacion

Krizat në ekonominë politike dhe ndryshimi i qëndrimeve shoqërore, si në ekonomitë në zhvillim, ashtu edhe në ato të përparuara, mund të ndikojnë në inflacion

29 January 2023, 07:43 Nga I.A
Si politika në tregjet në zhvillim ndikon në inflacion
Foto Ilustruesee

TIRANË- Pas goditjes disinflacioniste të nxitur nga COVID-19 në vitin 2020, tregjet në zhvillim tani po përballen me rritje të shpejtë të inflacionit. Inflacioni përkufizohet si norma me të cilën rritet niveli i përgjithshëm i çmimeve të mallrave dhe shërbimeve.

Krizat në ekonominë politike dhe ndryshimi i qëndrimeve shoqërore, si në ekonomitë në zhvillim, ashtu edhe në ato të përparuara, mund të ndikojnë në inflacion.

Një shkallë më e lartë e paqëndrueshmërisë politike, zakonisht shoqërohet me inflacion më të lartë.

Investitorët e huaj dhe vendet në zhvillim

Politika dhe paqëndrueshmëria politike kanë ndikim të rëndësishëm në tregjet financiare. Megjithatë, thjesht gjetja e një mënyre për të zgjidhur paqëndrueshmërinë politike nuk mjafton.

Paqëndrueshmëria politike ndikohet nga paqëndrueshmëria ekonomike, e cila mund të krijojë një rreth vicioz, që është pothuajse i pamundur të thyhet.

Kur një kompani investon në një vend tjetër me aftësi të vlefshme teknologjike ose menaxheriale, përfitojnë aksionerët e saj dhe qytetarët e vendit pritës. Megjithatë, suksesi nuk është i garantuar, pavarësisht se sa e mirë është përshtatja midis asaj që ofrojnë kompanitë e huaja dhe asaj që kërkojnë vendet pritëse.

Historikisht, investitorët e huaj janë përballur me rreziqe më të mëdha në vendet në zhvillim me sisteme politike të papjekura, ose të paqëndrueshme.

Kompanitë që kryejnë biznes ndërkombëtar, shpesh kombinojnë sigurimet, tregtimin e instrumenteve financiare dhe kontratat ligjore, për të mbrojtur të ardhurat e tyre nga luhatjet e monedhës ose çmimeve.

Ekonomia e tregjeve në zhvillim

Një “ekonomi e tregut në zhvillim” është një komb në zhvillim që zgjeron ndërveprimin me tregjet ndërkombëtare. Ekonomitë e tregjeve në zhvillim shfaqin disa tipare të tregjeve të zhvilluara.

Ato zakonisht kanë institucione moderne financiare, rritje të tregtisë, Investime të Huaja Direkte dhe rritje të likuiditetit të tregut të kapitalit. Edhe pse ka dallime mes tyre, rreth 20 vende janë kategorizuar si ekonomi në zhvillim.

Vende të tilla janë Argjentina, Brazili, Bullgaria, Kili, Kina, Kolumbia, Kroacia, Republika Çeke, Hungaria, India, Indonezia, Letonia, Lituania, Malajzia, Meksika, Peruja, Filipinet, Polonia, Rumania, Rusia, Afrika e Jugut, Koreja e Jugut, Tajvani, Tajlanda, Turqia dhe Ukraina.

Pse po ndodh inflacioni në tregjet në zhvillim

Një arsye për inflacion më të lartë në vendet me tregje në zhvillim, është se shumë prej këtyre vendeve po përjetojnë rritje ekonomike më të shpejtë se sa ekonomitë e përparuara. Rritja e shpejtë mund të rezultojë në kërkesë të tepërt dhe një hendek pozitiv të prodhimit.

Një efekt anësor i kësaj është inflacioni i shtyrë nga kostoja, i cili shkaktohet nga rritja e kërkesës për lëndë të para në mbarë botën.

Rimëkëmbja globale e zinxhirit të furnizimit (mallrave) nga masat bllokuese të Covid-19, ka qenë më e ngadaltë se sa pritej. Konflikti i Ukrainës ka ulur furnizimin me naftë dhe atë ushqimor.

Një faktor tjetër ka qenë zgjerimi i shpejtë i ofertës së parasë në SHBA gjatë dy viteve të fundit, që është nxitur nga programet e mëdha stimuluese të qeverisë dhe nga lehtësimi monetar nga Rezerva Federale, hapa të ndërmarrë me synimin për të ndihmuar rimëkëmbjen nga COVID-19.

Planifikimi financiar dhe inflacioni

Pritshmëritë për inflacionin janë një pjesë thelbësore e zhvillimit të një plani financiar, sepse inflacioni ndikon në kostot e shpenzimeve të jetesës, sigurimet shoqërore dhe kthimet e pritura nga investimet. Disa planifikues përdorin parashikime për normat e ardhshme të inflacionit.

Pritshmëritë e normës së inflacionit për të ardhmen, mbështeten në të dhënat historike dhe në arsyetimin racional se, meqenëse është e pamundur të parashikohet inflacioni, përdorimi i një numri të mbështetur në realitet (d.m.th., të dhënat aktuale historike), ka të ngjarë të jetë një opsion më i mirë dhe do të kishte më pak rrezik.

Një arsyetim i ngjashëm vlen edhe për pritshmëritë e kthimit të investimeve: parashikimet e gabuara mund të dëmtojnë seriozisht një plan financiar. Një pjesë e madhe e hartimit të një plani financiar, është analizimi i të dhënave historike dhe aktuale për të hartuar vlerësime të mirëmenduara dhe të arsyeshme dhe për të ulur rrezikun sa më shumë që të jetë e mundur.

Marrë nga Monitor.al

inflacioni

Sondazh

Ekonomi 29 January 2023, 07:41 I.A

Kthimi i baticës

Foto Ilustruese TIRANË- Rritja e normave të interesit dhe inflacioni kanë penguar investimet. Jo të gjitha asetet janë prekur n&eu...

Ekonomi 29 January 2023, 07:20 I.A

Pse erdhi mbiprodhimi në vitin 2022?

Ulliri TIRANË- Deri në vitin 2021, sipas të dhënave të INSTAT, në Shqipëri janë mbjellë 10,7 mln rrënj&eu...

Ekonomi 29 January 2023, 07:17 I.A

Shpëtimi për vajin e ullirit

Ulliri TIRANË- Ministria e Bujqësisë ka nisur fazën e konsultimeve me fermerët për nxitjen e skemës së bashkimit t&...

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë