LIVE UPDATES
Ekonomi

Shqipëria, me kostot më të larta të prodhimit bujqësor në rajon

Kombinimi i këtyre faktorëve e bën prodhimin vendas më të shtrenjtë dhe dobëson konkurrueshmërinë e tij përballë produkteve që vijnë nga Serbia, Maqedonia e Veriut dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

13 September 2026, 07:29 Nga G.M

Shqipëria, me kostot më të larta të prodhimit bujqësor

Fermerët shqiptarë përballen me kosto më të larta prodhimi se konkurrentët e tyre në rajon, si pasojë e varësisë së madhe nga inputet e importuara, mbështetjes së ulët financiare nga shteti, mungesës së fuqisë punëtore dhe dobësive në infrastrukturën bujqësore.

Kombinimi i këtyre faktorëve e bën prodhimin vendas më të shtrenjtë dhe dobëson konkurrueshmërinë e tij përballë produkteve që vijnë nga Serbia, Maqedonia e Veriut dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Sipas raporteve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO), fermerët e vegjël në rajon, veçanërisht ata në Shqipëri, shpenzojnë mesatarisht rreth 28% të vlerës së përgjithshme të prodhimit vetëm për blerjen e farërave, plehrave kimike dhe pesticideve.

Pjesa më e madhe e këtyre inputeve sigurohet nga importi, ndaj kostot e fermerëve ndikohen drejtpërdrejt nga çmimet ndërkombëtare, kursi i këmbimit dhe shpenzimet e transportit. Për fermat e vogla, të cilat dominojnë strukturën e bujqësisë shqiptare, mundësitë për të blerë me shumicë dhe për të negociuar çmime më të favorshme janë të kufizuara.

Një nga arsyet kryesore që e vendos bujqësinë shqiptare në pozita më të pafavorshme është niveli i ulët i subvencioneve të drejtpërdrejta. Të dhënat e raportuara ndër vite tregojnë se vendet e tjera të rajonit kanë dhënë mesatarisht mbi 53 euro mbështetje direkte për hektar, ndërsa në Shqipëri, kjo mbështetje është llogaritur historikisht në rreth 3 euro për hektar.

Diferenca është afërsisht 18 herë. Ky hendek do të thotë se fermeri shqiptar duhet të përballojë nga të ardhurat e veta një pjesë shumë më të madhe të kostove. Në vendet fqinje, subvencionet mbulojnë një pjesë të shpenzimeve për inputet, karburantin, mekanikën bujqësore ose investimet, duke mundësuar që produkti të dalë në treg me çmim më konkurrues.

Për pasojë, produktet shqiptare përballen me konkurrencë jo vetëm nga prodhimi i Bashkimit Europian, por edhe nga mallrat bujqësore të vendeve të rajonit që kanë politika më të qëndrueshme mbështetëse. Kostove të drejtpërdrejta u shtohen edhe humbjet që burojnë nga ndryshimet klimatike, thatësirat dhe infrastruktura e pamjaftueshme e ujitjes.

Raporti i FAO-s mbi gjendjen e ushqimit dhe bujqësisë evidenton se kostot e fshehura të sistemit bujqësor, ku përfshihen dëmet mjedisore dhe humbjet e shkaktuara nga ndryshimet klimatike, rëndojnë më shumë mbi vendet me të ardhura dhe kapacitete investuese më të kufizuara.

Në Shqipëri dhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, mungesa e sistemeve moderne të ujitjes e rrit varësinë e prodhimit nga kushtet atmosferike. Një sezon i thatë mund të ulë ndjeshëm rendimentin, ndërsa shpenzimet për punimin e tokës, farërat, plehrat dhe pesticidet mbeten të njëjta. Kjo e rrit më tej koston për njësi prodhimi dhe rrezikun financiar të fermerit.

Një tjetër presion i fortë vjen nga mungesa e fuqisë punëtore. Emigrimi dhe largimi i popullsisë nga zonat rurale kanë reduktuar numrin e punëtorëve të disponueshëm në bujqësi.

Mungesa është veçanërisht e ndjeshme gjatë periudhave të mbjelljes dhe vjeljes, kur kërkesa për punëtorë rritet brenda një kohe të shkurtër. Fermerët detyrohen të ofrojnë paga ditore më të larta, ndërsa në shumë raste, prodhimi nuk mblidhet në kohë ose një pjesë e tij mbetet në parcela.

Varësia nga inputet e importuara, subvencionet shumë më të ulëta se në vendet fqinje, rendimentet e kufizuara, problemet me ujitjen dhe shtrenjtimi i fuqisë punëtore po krijojnë një barrë të shumëfishtë për bujqësinë shqiptare. Pa një rritje të mbështetjes dhe investimeve që ulin koston për njësi, fermerët vendas rrezikojnë të humbasin më tej terren përballë importeve dhe prodhuesve të subvencionuar të rajonit./Monitor.al

 

shqiperi

Sondazh

Ekonomi 12 September 2026, 08:30 I.A

Shqipëria: Bonusi erdhi, lindjet u tkurrën

TIRANË- Bonusi i Bebes ka mbështetur financiarisht mijëra familje shqiptare që prej vitit 2019, por nuk ka arritur të ndryshojë ...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin