LIVE UPDATES
Ekonomi

Qeramika europiane në epokën e energjisë së shtrenjtë

Një pllakë qeramike duket si një produkt i thjeshtë, derisa përpiqesh ta prodhosh në Europën e vitit 2026. Në pavijonet e Cersaie në Bolonja, sipërfaqet shkëlqejnë, guri dhe toka imitohen deri në përsosmëri, ngjyrat bëhen më të buta dhe materialet kërkojnë të sjellin natyrën brenda shtëpisë.

3 October 2026, 08:18 Nga I.A

Qeramika europiane në epokën e energjisë së shtrenjtë

TIRANË- Në një industri ku kostot po rriten, tregjet po bëhen më të vështira dhe konkurrenca po zhvendoset, qeramika europiane po përpiqet të mbrojë pozicionin e saj përmes dizajnit, teknologjisë dhe markës.

Një pllakë qeramike duket si një produkt i thjeshtë, derisa përpiqesh ta prodhosh në Europën e vitit 2026. Në pavijonet e Cersaie në Bolonja, sipërfaqet shkëlqejnë, guri dhe toka imitohen deri në përsosmëri, ngjyrat bëhen më të buta dhe materialet kërkojnë të sjellin natyrën brenda shtëpisë.

Por pas dizajnit të rafinuar qëndron një industri që konsumon shumë energji dhe po përballet me kosto më të larta, konkurrencë më të fortë dhe tregje gjithnjë e më të pasigurta.

Këto ishin ndër temat kryesore të Cersaie 2026, panairit ndërkombëtar të qeramikës dhe arredimit, të zhvilluar në Bolonja më 21-25 shtator. Edicioni i këtij viti mblodhi 597 ekspozues nga 24 vende, në rreth 145 mijë metra katrorë hapësirë ekspozuese.

Në konferencën ndërkombëtare të shtypit të “Ceramics of Italy”, më 22 shtator, Andrea Serri zgjodhi një fjalë për të përshkruar momentin: “krizë”. “Ndoshta kjo është fjala që përshkruan më mirë kohët në të cilat po jetojmë, kohë me rreziqe të mëdha”, tha ai, duke e lidhur situatën me mënyrën se si industria e qeramikës po përballet me një mjedis më të vështirë ekonomik.

Industria italiane e qeramikës gjeneron rreth 7.5 miliardë euro xhiro. Vetëm prodhuesit pllakave të mëdha realizuan rreth 6 miliardë euro të ardhura në vitin 2025 dhe eksportuan 82% të shitjeve të tyre. Investimet e sektorit ranë me 16% vitin e kaluar, në 321 milionë euro, ndërsa kompanitë u përballën me kosto më të larta të energjisë dhe të sistemit europian të emetimeve.

“Çmimet janë rritur dhe prodhimi në këto kushte është një sport ekstrem, për të mos thënë i pamundur”, tha Lorenzo Galanti, Drejtor i Përgjithshëm i ITA – Agjencia Italiane e Tregtisë. Sipas tij, kostot janë rritur me 50%, ndërsa industria duhet në të njëjtën kohë të vazhdojë investimet për të përmbushur objektivat klimatike.

“Ne jemi në linjë me objektivat e klimës, por kjo për industrinë është një përpjekje e jashtëzakonshme”, tha z. Galanti. Për një sektor që mbështetet fort tek eksportet, presioni nuk vjen vetëm nga kostot e prodhimit.

Problemi nuk përfundon në derën e fabrikës

Filippo Manuzzi, Kryetar i Komisionit për Aktivitetet Promovuese dhe Panairet të Confindustria Ceramica, vuri në dukje humbjen e volumeve dhe ndryshimet që po ndodhin në shpërndarjen e prodhimit. “Ka një fakt delikat për sektorin e qeramikës: po humbasim volum”, tha ai. Një nga arsyet, sipas z. Manuzzi, është përhapja e prodhuesve në më shumë tregje. Tjetra është logjistika.

“Qeramika është një material shumë i rëndë dhe kërkon një logjistikë specifike”, tha ai. Zhvillimet e fundit kanë shtuar presionin mbi transportin dhe shpërndarjen. Z. Manuzzi përmendi Azinë dhe Afrikën dhe tha se efektet po arrijnë gjithnjë e më shumë edhe në SHBA, një nga tregjet e rëndësishme për industrinë italiane.

“Ky është një panair ku do të shohim dizajn, materiale dhe prodhim, ndërsa numrat janë kompleksë. Megjithatë, ne mbetemi optimistë”, tha ai.

Për institucionet italiane, kërkimi i tregjeve të reja është bërë pjesë e politikës së mbështetjes së kompanive. Mauro Battocchi, Drejtor i Përgjithshëm për Promovimin e Vendit në Ministrinë italiane të Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, e përkufizoi këtë qasje si “diplomaci të rritjes”.

“Po bëjmë atë që quajmë diplomaci të rritjes, pra diplomaci që mbështet dhe nxit rritjen e biznesit”, tha z. Battocchi.

Pas krizave të viteve të fundit, sipas tij, fjala kyçe është “elasticiteti”. Ai theksoi nevojën për të hapur tregje të reja përtej destinacioneve tradicionale dhe për ta mbështetur këtë proces përmes marrëveshjeve. “Duhet të shkojmë më larg”, tha z. Battocchi.

Në dy vitet e fundit, sipas tij, janë zhvilluar rreth 500 vizita politike dhe teknike në vende të ndryshme. Kanadaja dhe Australia ishin mes tregjeve të përmendura, ndërsa z. Battocchi vlerësoi edhe rolin e ICE-së në mbështetjen e kompanive italiane jashtë vendit.

“Po ecim mirë, por nuk mund të jemi të vetëkënaqur, sepse kohët janë të vështira”, tha ai. “Duhet të vazhdojmë të zhvillojmë rrugë të tjera në një botë që nuk është stabël”.

Cersaie është gjithashtu një nga instrumentet e këtij ndërkombëtarizimi. Operatorë të huaj, arkitektë, distributorë dhe përfaqësues të medias ftohen çdo vit në Bolonja për të parë nga afër produktet dhe zhvillimet e industrisë.

“Kjo industri është një pasuri e artizanatit, traditës dhe njohurive dhe çdo vit i tregon botës trendet dhe risitë e reja”, tha z. Galanti. Për të, Cersaie mbetet edhe në një fazë krize “një mundësi e jashtëzakonshme për të gjetur klientë”.

Tendencë, në një botë kaotike, shtëpia kërkon qetësi

Nëse diskutimi ekonomik në Cersaie u përqendrua te kostot, energjia dhe tregjet, prezantimi i tendencave solli një gjuhë tjetër: natyrën, dritën dhe materialet që duken të papërsosura. “Nëse bota është kaq kaotike, ndoshta duhet të përfshijmë edhe njeriun, i cili kërkon ndërgjegjësim”, tha Cristina Faedi, konsulente për pllakat qeramike.

Pikënisja e saj ishin chakra-t. E gjelbra, bluja dhe e bardha shfaqen në paletat e reja, ndërsa kjo e fundit, sipas saj, përfaqëson lidhjen me universin. “Nuk është më një shtëpi që kërkon të fotografohet.

Nuk ka më efektin ‘wow’, por është solide, e qëndrueshme”, tha znj. Faedi.

Frymëzimi vjen shpesh nga natyra. E gjelbra është e pranishme në shumë koleksione, ndërsa sipërfaqet marrin pamjen e gurit, argjilës, gëlqerorit dhe erozionit. Një tjetër prirje është papërsosmëria.

Ngjyrat dhe sipërfaqet japin idenë e konsumimit natyror, ndërsa elemente më të vogla përdoren për të reflektuar dritën.

Argjila etruske dhe materiale që duken si zbulime gjeologjike janë gjithashtu pjesë e kësaj tendence. Efekti i gurit vazhdon të jetë i pranishëm, por me variacione që znj. Faedi i lidhi me “memorien gjeologjike”.

Palladiani, efektet kromatike dhe gëlqerori janë ndër materialet dhe pamjet që po rikthehen. Në koleksionet e reja shfaqen gjithashtu ndikime orientale dhe estetika wabi-sabi, e cila e gjen bukurinë te papërsosmëria. Në të njëjtën kohë ka frymëzime nga antikiteti, Panteoni, gjeometritë e shenjta, arkitektura skandinave dhe katedralet gotike.

“Në këtë moment shumë të vështirë për njerëzimin, gjesti i takimit mes dy njerëzve, dy kompanive apo dy marrëveshjeve të biznesit është më shumë se kaq”, tha znj. Faedi. “Është një gjest që flet për dialog, mirëkuptim dhe paqe.”/Monitor.al

ceramics of italy

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin