LIVE UPDATES
Ekonomi

Qeveria propozon “Paqen Fiskale”: Fshirje e borxheve tatimore më të vjetra se 10 vite për biznesin

Ministrja e Sipërmarrjes dhe Klimës së Biznesit, Delina Ibrahimaj tha se nisma “Paqe Fiskale” me biznesin ka tre komponentë kryesorë, si: Tatimi i dakortësuar mbi fitimin; Rishikimi i pasqyrave financiare për 5 vitet e fundit; Falja e detyrimeve tatimore dhe kamatëvonesave.

24 April 2025, 18:16 Nga M.B
Qeveria propozon “Paqen Fiskale”: Fshirje e borxheve tatimore
Foto ilustruese

TIRANA- Në një takim me biznesin qeveria propozoi një paketë të re të Paqes Fiskale, e cila përfshin faljen e detyrimeve tatimore dhe kamatëvonesave, si pjesë e një marrëveshjeje të re mes shtetit dhe biznesit. Ministrja e Sipërmarrjes dhe Klimës së Biznesit, Delina Ibrahimaj tha se nisma “Paqe Fiskale” me biznesin ka tre komponentë kryesorë, si: Tatimi i dakortësuar mbi fitimin; Rishikimi i pasqyrave financiare për 5 vitet e fundit; Falja e detyrimeve tatimore dhe kamatëvonesave. Sipas saj kjo nismë synon të lehtësojë barrën e akumuluar fiskale të bizneseve gjatë viteve të fundit të vështira ekonomike, përfshirë pasojat e tërmetit të vitit 2019, pandemisë së Covid-19 dhe krizës globale të çmimeve.

Falje e Detyrimeve Tatimore dhe Kamatëvonesave

Paketa përfshin një skemë lehtësuese për borxhet tatimore të së kaluarës, si:

Fshirje e plotë e borxheve tatimore më të vjetra se 10 vite, nëse janë ende të papaguara.

Për detyrimet nga 5 deri në 10 vite: Fshirje 50% e borxhit, nëse paguhet menjëherë.

Fshirje 25% e borxhit, nëse shlyhet me këste brenda 12 muajve. Për borxhet nga 1 deri në 5 vite: Fshirje e gjithë gjobave dhe kamatëvonesave, nëse paguhet detyrimi kryesor.

Për bizneset që nuk mund të paguajnë menjëherë, do të ofrohet mundësia për një marrëveshje 12-mujore dhe përfitimi i faljes deri në 25% të detyrimit.

Ministrja Ibrahimaj e cilësoi këtë si një marrëdhënie të re bashkëpunimi me biznesin, që synon të ndërtojë besim dhe stabilitet ekonomik. “Bizneset do të kenë mundësi të rregullojnë të shkuarën dhe të ecin përpara me më shumë siguri,” u shpreh ajo.

Paketa e paqes me biznesin gjithashtu propozon që mbi fitimin e dakortësuar aplikohet norma e tatim-fitimit prej 15% e cila paguhet me këste. Për çdo fitim shtesë që biznesi zgjedh të deklarojë, aplikohet një tatim prej vetëm 5%. Biznesi përjashtohet nga kontrolli tatimor për periudhën e marrëveshjes .

“Është një marrëveshje që do t’i propozohet çdo biznesi që është subjekt i tatim-fitimit, për një periudhë 3 vjeçare, me të drejtë rishikimi çdo vit. Bizneset që pranojnë të hyjnë në këtë marrëveshje me administratën tatimore do të përjashtohen nga çdo kontroll tatimor, përfshirë kontrollin e thelluar. Nëse biznesi do të vendosë që do të deklarojë një fitim më të lartë se ai i dakordësuar me administratën tatimore, për fitimin shtesë, biznesi do të tatohet me 5%”.

Një masë tjetër e propozuar në këtë paketë është edhe Rishikimi i Pasqyrave Financiare. Për herë të parë, bizneset kanë mundësinë të korrigjojnë deklarimet e së kaluarës pa u penalizuar. Aplikuesit paguajnë vetëm 5% tatim mbi ndryshimet; Asnjë gjobë apo kamatëvonesë nuk aplikohet; Vitet përkatëse nuk do të jenë objekt kontrolli./ Monitor

ekonomi

Sondazh

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë