LIVE UPDATES
Ekonomi

Sejko takon drejtuesit e bankave, kërkon angazhim për SEPA-n dhe kujdes në kredidhënie

Sipas njoftimit zyrtar të bankës së Shqipërisë, në takim u diskutua gjetja e mënyrave për rritjen e kontributit të bankave në zhvillimin e ekonomisë vendase, nëpërmjet financimit me kredi të projekteve eficiente të biznesit dhe familjeve dhe zgjerimit të gamës së produkteve e shërbimeve financiare për publikun. Diskutimet u ndalën edhe në çështje si nxitja e inovacionit, anëtarësimi në SEPA, bankingu i hapur etj.

9 January 2025, 14:33 Nga M.B
Sejko takon drejtuesit e bankave, kërkon angazhim për SEPA-n dhe
Gent Sejko

TIRANA- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi sot një takim me sistemin bankar me qëllim diskutimin rreth objektivave kryesore të këtij sektori për periudhën në vazhdim. Sipas njoftimit zyrtar të bankës së Shqipërisë, në takim u diskutua gjetja e mënyrave për rritjen e kontributit të bankave në zhvillimin e ekonomisë vendase, nëpërmjet financimit me kredi të projekteve eficiente të biznesit dhe familjeve dhe zgjerimit të gamës së produkteve e shërbimeve financiare për publikun. Diskutimet u ndalën edhe në çështje si nxitja e inovacionit, anëtarësimi në SEPA, bankingu i hapur etj.

Guvernatori Sejko u shpreh se transformimi digjital, nëpërmjet adoptimit të vazhdueshëm të teknologjive inovative, mbetet i një rëndësie të veçantë për sektorin bankar. Bankat duhet të vazhdojnë të investojnë në teknologji, duke theksuar nevojën për zgjidhje bankare digjitale për të përmirësuar përvojën e klientit, për të adresuar sfidat e sigurisë kibernetike dhe rritur besimin e klientëve në shërbimet online.

Duke marrë shkas nga finalizimi i aderimit të Shqipërisë në SEPA (Single Euro Payments Area), si pjesë e grupit të parë të vendeve të Ballkanit Perëndimor të pranuara në këtë zonë, Guvernatori i bëri thirrje bankave të vijojnë përgatitjet për të respektuar afatet e vendosura, në mënyrë që të realizojnë aderimin në skemat SEPA dhe kryerjen e transaksioneve SEPA për klientët brenda vitit 2025.

Në këtë kuadër, tashmë është koha që sistemi bankar të angazhohet për të qenë plotësisht pjesë e sistemeve SEPA, duke investuar në teknologji, infrastrukturë dhe trajnime të stafit. Kjo iniciativë pritet të ndikojë gjithashtu drejtpërdrejt në rritjen e kënaqësisë së klientit të sektorit bankar, nëpërmjet rritjes së efikasitetit të pagesave ndërkufitare dhe integrimin në sistemin financiar evropian, çka do të përkthehet në transaksione më të shpejta dhe me kosto më efektive në Euro për klientët.

Një tjetër çështje e sjellë në vëmendje ishte kreditimi i ekonomisë, zgjerimi i të cilit është përkthyer si një nga burimet kryesore të mbështetjes së ekonomisë me fonde, si dhe si nxitës i rritjes së konsumit dhe të investimeve në vend. Ky sektor, në tërësi, ka shfaqur një maturi të shtuar e përqasje proaktive ndaj kreditimit të sektorëve të ndryshëm të ekonomisë, megjithatë një fokus i veçantë mund të nevojitet për sektorët e nënkredituar dhe kryesisht ai i bizneseve të vogla e të mesme.

Guvernatori u ndal dhe në rëndësinë e cilësisë së portofoleve të kreditimit, me qëllim ruajtjen e një sektori bankar sa më të shëndetshëm dhe njëkohësisht mbështetës të zhvillimit ekonomik të vendit. Ai u shpreh se qasja e kujdesshme e sektorit gjatë proceseve të financimit është një kusht themelor për forcimin e mëtejshëm të stabilitetit financiar në vend. Më pas, takimi vijoi me diskutime dhe shkëmbime mendimesh midis të pranishmëve, dhe u vlerësua shumë frutdhënës nga të gjithë pjesëmarrësit, të cilët shprehën angazhimin e tyre për krijimin e një platforme të përbashkët pune për periudhën në vijim./ Monitor

gent sejko

Sondazh

Ekonomi 4 January 2025, 08:31 I.A

“Moda” e hapësirave co-working

Foto Ilustruese TIRANË- Hapësirat co-working në Tiranë, si kanë ndikuar në krijimin e një “ushtrie” të ...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin