Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, ky deficit kishte vlerën e 108 milionë eurove, 63% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Bilanci i pagesave u përmirësua më tej në tremujorin e dytë të vitit, i mbështetur sidomos nga turizmi dhe nga rritja e dërgesave të emigrantëve.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, ky deficit kishte vlerën e 108 milionë eurove, 63% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Për të gjithë 6-mujorin 2026, deficiti i llogarisë korrente ishte gjithashtu në rënie, me një vlerë totale prej 361 milionë eurosh ose 40.6% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Deficiti i llogarisë korrente për 6-mujorin ka shënuar njëkohësisht nivelin më të ulët që prej vitit 2018.
Deficiti tregtar në mallra vazhdon të përcaktojë pozicionin deficitar të bilancit të llogarisë korrente, por ky deficit kompensohet pjesërisht nga rezultati pozitiv në tregtinë e shërbimeve dhe nga të ardhurat dytësore, kryesisht remitancat.
Për 6-mujorin, deficiti tregtar në mallra arriti vlerën e 2.89 miliardë eurove, me një rritje prej 5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Eksportet e mallrave, të shprehura në Euro, ishin në rritje, por me ritme më të ulëta krahasuar me ato të rritjes së importeve.
Megjithatë, ritmet e rritjes së deficitit në mallra ishin më të ngadalta në raport me rritjen e suficitit të shërbimeve.
Bilanci në tregtinë e shërbimeve ishte pozitiv në vlerën e afërsisht 1.79 miliardë eurove, në rritje me 12.9% krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar.
Më shumë se gjysma e kontributit në sektorin shërbimeve erdhi nga turizmi, që në 6-mujorin e parë të vitit i solli ekonomisë të ardhura neto në vlerën e 957 milionë eurove, në rritje me 20% krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar.
Nga ana tjetër, kontributi i fasonerisë paraqitet pothuajse në stanjacion, pavarësisht efektit pozitiv statistikor të forcimit të Lekut në kursin e këmbimit. Të ardhurat nga shërbimet e përpunimit të inputeve fizike të zotëruara nga të tjerët arritën në 365 milionë euro, 1.1% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Përveç eksportit të shërbimeve, të ardhurat dytësore dhe kryesisht dërgesat e emigrantëve ngelen kolona e dytë që zbut deficitin e lartë tregtar në mallra të vendit.
Për 6-mujorin, dërgesat e emigrantëve arritën në 621 milionë euro, në rritje me 16.7% krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar. Remitancat këtë vit kanë arritur vlerën më të lartë historike për 6-mujorin e parë të vitit 2025. Një cikël i ri i rritjes së tyre ka nisur në dekadën e fundit, i mbështetur nga valët e reja të emigrimit të shqiptarëve.
Flukset negative neto në bilancin e llogarisë korrente megjithatë tejkalohen nga të ardhurat e investimeve të huaja direkte dhe nga prurjet e tjera informale nga jashtë, që nuk mund të vlerësohen me saktësi. Për 6-mujorin 2025, vlera e përgjithshme e investimeve të huaja direkte arriti në 1.144 miliardë euro, me një rritje prej 50% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Të dhënat e Bilancit të Pagesave duket se në parim përputhen me një shpejtim të tendencës së forcimit të Lekut në kursin e këmbimit me Euron dhe me valutat e tjera kryesore gjatë vitit 2026./Monitor
Grafiku Remitancat po vijojnë të rriten, të nxitura edhe nga vala e re e emigracionit. Në gjashtëmujorin e parë të ...
TIRANË- Pavarësisht një rezultati në total pozitiv, disa objektiva të Programit të Dytë të Politikave për Që...
TIRANË- Rritja e çmimit të karburanteve që nga fillimi i muajit mars, pas përshkallëzimit të konflikteve në Lindjen ...
Shoqata “Manifaktura Shqiptare” i ka paraqitur Ministrisë së Financave gjashtë kërkesa prioritare për t’u përf...
Foto Ilustruese Sekuestrimi nga SPAK i rreth 150 milionë eurove pasuri të paluajtshme të krijuara nga tregtimi i drogës riktheu debatin...
Foto ilustruese Dy të rinj nga India me profesion inxhinier tregojnë pse zgjodhën të punësohen në kompanitë shqiptare, s...
Foto ilustruese TIRANË- Deri në fund të muajit qershor 2026 në Shqipëri ishin të punësuar 22,6 mijë shtetas të...
Foto Ilustruese TIRANË- Pas thuajse dy vitesh, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë i është rikthyer shpalljes së proced...
Makina TIRANË- Numri i mjeteve që qarkullojnë në vend sa vjen e po shtohet, ndonëse ritmet e rritjes po ngadalësohen në ...
Foto Ilustruese TIRANË- Prej fillimit të muajit shtator Tatimet kanë nisur të shpërndajnë kompensimin nga plotësimi i De...