LIVE UPDATES
Ekonomi

Tabaku propozon ndryshim në ligjin për tatimin mbi të ardhurat, normë 0% për të ardhurat vjetore deri në 14 mln lekë

Tabaku thotë se për sa kohë që profesionistët e lirë janë një nga shtyllat kryesore të ekonomisë sonë dhe përbëjnë shtresën e mesme, shteti duhet të kujdeset që barra fiskale të mos u bie atyre në mënyrë të padrejtë.

29 March 2023, 11:32 Nga f.g
Tabaku propozon ndryshim në ligjin për tatimin mbi të ardhurat,
Jorida Tabaku

TIRANE- Deputetja e grupit Alibeaj, Jorida Tabaku ka depozituar një ndryshim në projektligjin për "Tatimin mbi të ardhurat". Në nenin 69, pika 1, Tabaku propozon se për të gjithë individët, të vetëpunësuarit dhe entitetet me 14 milionë lekë të ardhura në vit, të aplikohet norma e tatimit mbi të ardhurat në 0% deri në vitin 2029. 

Relacioni i plotë që është dorëzuar në Kuvend: 

PËR NJË NDRYSHIM NË PROJEKTLIGJIN “PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT”

Në mbështetje të nenit 75, pika 4 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, deputetja Znj. Jorida Tabaku propozon, Në projektligjin “Për Tatimin mbi të Ardhurat”, të bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon: Neni 1

Ne nenin 69 "Dispozitë kalimtare", pika "1", nëncështja "dh", ndryshohet si më poshtë vijon:

Për:
i. individët tregtarë;
ii. të vetëpunësuarit, si dhe;
iii. entietet,
me të ardhura bruto deri 14 milionë lekë në vit, norma e tatimit mbi të ardhurat 0% do të aplikohet deri në fund të vitit 2029.

R E L A C I O N

PËR AMENDAMENTIN

PËR NJË NDRYSHIM NË PROJEKTLIGJIN “PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT”

I. QËLLIMI I AMENDAMENTIT DHE OBJEKTIVAT QË SYNOHEN TË
ARRIHEN

Amendamenti synon që të përjashtojë nga vendosja e një tatim fitimi mbi gjithë biznesin e vogël dhe profesionistët e lirë duke I smangur ato një politikë fiskale dhe tatimore diskriminuese dhe regressive.

Ndryshimi i Dispozitës Kalimtare të kërkuar në Amendament kërkon që të përfshijë në përjashtim deri në fund të vitit 2029 të gjithë ata biznese të vogla dhe profesionistë të lirë që kanë të ardhura deri në 14 milionë lekë në vit duke shmangur një përjashtim që as relacioni dhe as qeveria nuk mundi t’i japë një arsyetim të saktë.

Vendosja e këtij ndryshimi do të mund të ishte një hap në drejtimin e duhur për të mbështetur profesionistët e lirë dhe bizneset e vogla. Pasi kuptohet qartësisht që ndarja e biznesit të vogël në tregtar dhe ofrues shërbimesh është diskriminues pa ndodnjë kosto sinjifikative në buxhetin e shtetit dhe me pozita rënduese për strukturën e ekonomisë sonë.

II. ARGUMENTIMI I AMENDAMENTIT LIDHUR ME PERPARESITE,

Kjo nismë synon që të mbrojë dhe të mbështesë profesionet e lira për të cilat është investuar jo vetëm nga qeveritë por edhe nga institucione ndërkombëtare si Banka Botërore apo dhe organizatat e pavarura të këtyre profesionistëve. Siç edhe e përmendëm më sipër të ardhurat që pritet të përfitohen nga profesionistët e lirë është shumë herë më i vogël dhe pa ndonjë peshë specifike të madhe.

Qeveria ka parashikuar që tatojë 16.700 profesionistë të lirë duke u marrë atyre nga të ardhurat e tyre 2 miliardë lekë, një shumë insinjifikative që nuk i shërben aspak buxhetit të shtetit. Por, nga ana tjetër ka gjasa të përhapë informalitetin dhe të përkeqësojë edhe më shumë strukturën ekonomike të vendit tonë ndërkohë që përkeqëson politikën fiskale.

Për sa kohë që profesionistët e lirë janë një nga shtyllat kryesore të ekonomisë sonë dhe përbëjnë shtresën e mesme, për aq kohë dhe ne duhet të kujdesemi që barra fiskale të mos u bie atyre në mënyrë të padrejtë.


III. VLERESIMI I LIGJSHMERISE, KUSHTETUTSHMERISE DHE HARMONIZIMI ME LEGJISLACIONIN NE FUQI VENDAS E NDERKOMBETAR

Amendamenti është propozim i një deputetetje të Kuvendit të Shqipërisë, në përputhje me nenin 75, pika 4 të Rregullores së Kuvendit


IV. PËRMBLEDHJE SHPJEGUESE E PËRMBAJTJES SË AMENDAMENTIT

Amendamenti përbëhet nga një dispozitë, e cila sjell një shtesë në nenin 69 të ligjit nr. 92/2014, që ka të bëjë me përfishrjen në përjashtim të bizneseve të vogla dhe profesionistëve të lirë me xhiro deri në 14 milion lekë në vit deri në 31 dhjetor 2029.


V. RAPORTI I VLERËSIMIT TË TË ARDHURAVE DHE SHPENZIMEVE BUXHETORE

Gjithë biznesi i vogël duhet të trajtohet njësoj nuk duhet të ketë diskriminim. Përjashtim që siç është sot duhet të jetë i përhershëm dhe duhet të përfitojnë të gjithë ata që kanë të ardhura deri 14 mln lekë të vjetra. 16.700 profesionistë të lirë nuk kemi pse t’i marrim 2 mld lekë./Dosja.al

jorida tabaku tatimi mbi te ardhurat

Sondazh

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes