LIVE UPDATES
Ekonomi

30 May 2020, 05:19 Nga DOSJA

Pasojat e ndërprerjes së shumë aktiviteteve, si një masë për të frenuar përhapjen e COVID-19 në vend, të ndërmarra nga mesi i marsit, kanë filluar të jenë të dukshme tashmë. Statistikat tregojnë që muaji prill ka qenë më i vështiri në 30 vitet e fundit, ndoshta përveç marsit të 1997-s, me dy treguesit e parë, që tashmë janë publikë, eksportet dhe të ardhurat buxhetore.

Eksportet u tkurrën me 44% me bazë vjetore. Ky sektor, shitjet e të cilit janë sa 31% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, ka gati 100 mijë të punësuar, ose një të pestën e totalit në privat. Peshën kryesore e zë industria e tekstileve e këpucëve, që ka më shumë se gjysmën e të punësuarve, ndërsa është dhe grupi më i madh eksportues.

Ky grup shënoi një tkurrje prej 52%, i ndikuar nga varësia e madhe që ka nga shteti fqinj, Italia, dhe fakti që mungesa e mbylljes së ciklit e pengon të diversifikohet në shtetet e tjera të Europës. Në pjesën e mbetur të vitit, operatorët presin që të shfrytëzojnë maksimumi 80% të kapaciteteve, çka do të reflektohet dhe në tkurrjen e fuqisë punëtore. Një ndryshim i modelit të këtij sektori do të ishte zgjidhja në afatin e mesëm e të gjatë.

Ngadalësimi i aktivitetit ekonomik ishte e natyrshme që do të reflektohej në të ardhurat e buxhetit, të cilat ranë me 30% në muajin prill. Në një situatë emergjente, me mbi 60 mijë të punësuar që kanë dalë nga skema e sigurimeve dhe më shumë se 60 mijë të tjerë që nuk kishin punë për shkak të mbylljes së aktiviteteve, rritja e pagesave sociale ishte lëvizja e duhur, ndonëse kjo çoi në një shumëfishim të deficitit buxhetor. Por, rritja e deficitit buxhetor do të shkaktojë presion për muajt dhe vitet në vijim, teksa sa më pak konkurruese të jetë ekonomia, aq më shumë do ta vuajë borxhin e lartë dhe aq më pak aftësi paguese do të ketë.

Një rënie ekonomike e shkaktuar nga COVID-19, do të ishte e pashmangshme, por parashikimet e institucioneve ndërkombëtare tregojnë se Shqipëria mund ta ketë më të thellën në rajon (deri në -9% sipas Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim). Pesha e lartë e turizmit është një faktor.

Por, arsye të tjera lidhen me dobësitë strukturore të vendit, si vetëpunësimi sa një e treta e punësimit, produktiviteti i ulët për shkak të sipërmarrjeve të vogla të orientuara në tregti e shërbime, sofistikimi i ulët i sipërmarrjeve, varësia e eksporteve nga një shtet i vetëm, mungesa e vlerës së shtuar dhe shfrytëzimi i krahut të lirë të fuqisë punëtore, si avantazhi i vetëm konkurrues. Këto pengesa, në fakt, dihen dhe pranohen prej kohësh, por tani dukej momenti më i mirë për të reflektuar dhe për të ndërmarrë politika, që do të adresonin problematikat shumëvjeçare.

Përveç një pakete emergjente mbështetëse (që dhe ajo ishte më e ulëta në rajon për pagesat direkte, për shkak të borxhit të lartë dhe të ardhurave të ulëta, që përpara se të fillonte kriza), për momentin nuk po shohim asnjë lëvizje apo politikë, që do të mundësonte një plan rimëkëmbjeje afatshkurtër, por edhe afatgjatë.

Cilat janë prioritetet e qeverisë për momentin? Po i rendisim në një rend kronologjik, sikurse ajo vetë i shpalli.

–Së pari, është prononcimi i hapur për përgatitjen e legjislacionit për legalizimin e kanabisit. Kjo mund të kishte qenë një zgjedhje, nëse do të ndërmerrej në një kohë të qetë e ku të mund të debatohej e reflektohej hapur e gjatë në shoqëri, e cila do të prekej nga një vendim i tillë, apo nëse do të ishte ndjekur modeli i kontrolluar i Maqedonisë. Por, tashmë duket thjesht si një sinjal për aktivizimin e grupeve me eksperiencë e që kanë pasur mundësinë të kultivojnë e trafikojnë këtë bimë, edhe në vitet e shkuara, e që në situatën ku ndodhemi e në një mungesë vëmendje të miqve europianë, thjesht do të zyrtarizonte një biznes miliardash, i cili sidoqoftë, në vitet e fundit, nuk duket se i ka sjellë vlerë të shtuar ekonomisë së vendit.

–Së dyti, është amnistia, zyrtarisht vetëm për evazionin fiskal dhe paratë e emigrantëve, por, sikurse është diskutuar shpesh, do të jetë shumë e vështirë të shmanget edhe hapja e dyerve për paratë e korrupsionit apo aktiviteteve të jashtëligjshme.

–Së treti, është miratimi i ligjit që rregullon kriptovalutat (shteti i tretë në Europë), një hap shumë vizionar në vendin që renditet i fundit në sofistikim, sipas indeksit të konkurrueshmërisë dhe me informalitetin më të lartë në Europë.

–Së katërti, por jo më pak i rëndësishmi, pavarësisht rreshtimit, është prishja e Teatrit, në kohën kur vendi dhe mbarë Europa ndodhen nën pushtimin e pandemisë së COVID-19, e kur ligji për gjendjen e jashtëzakonshme është ende në fuqi. Një akt aspak civil, që nga një anë, vetëm sa shërbeu si një shkëndijë për të ndezur tensionet shoqërore e politike të fashitura nga “lockdown i Koronës”, por që nuk arriti të fshehë ambiciet e errëta për zhvillimin e pronave rreth tij.

Këto politika nuk pritet të fashisin aspak sëmundjet e ekonomisë së vendit, përkundrazi, shpërqendrimi i vëmendjes rrezikon të zgjasë më shumë lëngatën edhe kur ky virus të jetë larguar.

Marrë nga Monitor.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi kriza e covid-19 pastrimi i parave kriza e covid-19 pastrimi i parave

Sondazh

Ekonomi 27 May 2020, 14:50

TIRANË- Ministrja e Financave, Anila Denaj dhe drejtoresha e Tatimeve, Delinda Ibrahimaj, kanë zhvilluar sot takime me bizneset në Tiranë. Denaj ka takuar ...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin