Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
EMRAT/ Bonusi i qirasë për të prekurit nga tërmeti, Veliaj publikon listën e përfituesve: Paratë derdhen në llogari që
5 December 2019, 20:45Nga DOSJA
TIRANË– Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi mbrëmjen e sotme bonusin e qirasë për 554 familjet e para, shtëpitë e të cilave janë dëmtuar apo bërë të pabanueshme për shkak të tërmetit të fortë të 26 nëntorit.
I pranishëm në mbledhje, kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se do të monitorohet tregu imobilar në mënyrë që të mos ketë abuzime dhe të shmangen spekulantët.
Veliaj shtoi më tej se bonusi i qirasë për familjet do të kalojë në llogaritë bankare të familjeve të prekura nga tërmeti duke filluar që nesër, në mënyrë që të procedohet shpejt më pas edhe me pjesën e merimentimeve të banesave.
“I kam kërkuar Agjencisë sonë të Mbrojtjes së Konsumatorit edhe me porosi të kryeministrit, që do u kërkojmë edhe agjencive të tjera qendrore që merren me çështje të konkurrencës dhe tregut që të mos kemi spekulantë që sigurisht nuk mungojnë në raste të tilla. Rasti është mjaftueshëm i rëndë, sa shumica jo vetëm që nuk do spekulojnë me çmimet, por do japin edhe një discount (ulje) ose ndihmën e tyre maksimale për të mos e përdorur të gjithë shumën që jep Bashkia mundësisht edhe të kursehet diçka që të plotësohen nevoja të tjera, teksa ne kemi dhënë 100 % të vlerës së tregut.
Të hënën ne do fillojmë dërgimin në llogari që nesër, por ndërkohë që deri të hënën o në llogari bankare ose në postë në varësi të sistemit me të cilat ata tërheqin pagesën, do të jetë aty dhe pasi të mbarojë këtë listim, do të kalojmë në vendimet e tjera që janë po aq të rëndësishme sidomos për ata që ndoshta nuk janë të pastrehë, por që kanë nevojë për meremetimin apo vendimet e tjera që kanë të bëjnë me demolimin e disa ndërtesave,”- tha Veliaj ndër të tjera.
Dy ditë më parë nënjë tjetër mbledhje të Këshillit Bashkiak të Tiranës, Veliaj miratoi edhe pagesën e plotë e qirasë për një periudhë 1-vjeçare për rreth 1082 familje, banesat e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti.
51 persona të vdekur, 913 të plagosurdhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Toka vijon të dridhet. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Analisti Neritan Sejamini i ftuar në “Open” në Top Channel u shpreh kritik ndaj qeverisë për menaxhimin e situatës pas tërmet tragjik të 26 Nëntori...
TIRANË– Dëshmitari i ndërtimit të pallatit në Thumanë, i cili u shemb nga tërmeti i 26-nëntorit ka rrëfyer se pallati është ndërtuar me mbeturina. I ftuar ...
ITALI- Policia italiane ka bllokuar 163,000 litra naftë kontrabandë në portin e Ravennas në Itali, e cila vinte nga Shqipëria.Operacioni u zhvillua sot nga Guar...
TIRANË– Në Studion e “Abc News” gazetari Artan Hoxha ndau disa arsye se përse sipas tij asnjë nga kandidatët që ishin për t’u zgjedhur Prokuror nuk ishte i...
DURRËS– Fotot e mëposhtme tregojnë pasojat që kanë sjellë lëkundjet e tërmetit në tokën pranë Gjirit të Lalëzit. Siç mund edhe ta shihni, toka...
Aktualitet 5 December 2019, 19:20
GREQI- Një shqiptar doli përpara gjykatës në Volos të Greqisë, pasi ishte arrestuar për shkak se u kap i dehur teksa drejtonte makinën.51-vjeçar shqiptar...
DURRËS– Ish-kryebashkiaku i Durrësit është shfaqur krah kryeministrit Edi Rama, teksa ky i fundit ishte pasditen e sotme pranë rrënojave të mbetura në qyte...
TIRANË– Ish-drejtori i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit Agron Tufa ka paditur nga Zvicra ku ka kërkuar azil politik, depu...