"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
EMRAT/ Transport emigrantësh të paligjshëm, arrestohet dy persona në Gjirokastër
27 November 2021, 18:32Nga DOSJA
GJIROKASTËR- Dy të rinj janë arrestuar ditën e sotme në Gjirokastër pasi po transportonin tre emigrantë të paligjshëm. Mësohet se në pranga kanë rënë një 18-vjeçar me emrin Emin Isha si dhe një 19-vjeçar me emrin Nuri Cila. Gjithashtu u sekuestruan dy automjete si dhe dy aparate celulare.
Njoftimi i Policisë:
Vijon operacioni policor i koduar “Muzgu”. Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Transportonin tre emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga dy shtetas. Sekuestrohen një automjet dhe dy aparate celularë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin Operacional, Policinë Rrugore dhe Forcat Shqiponja në DVP Gjirokastër, në vijim të operacionit “Muzgu”, për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë të shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë goditur një tjetër rast, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve E. I., 18 vjeç dhe N. C., 19 vjeç, banues në Kavajë.
Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi janë kapur në flagrancë në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Gjirokastër, duke transportuar me një autotomjet tip “Audi”, tre emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe dy aparat celularë. Materialet në ngarkim të shtetasit E. I. dhe N. C. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.
TIRANË- 3146 persona janë gjobitur ditën e sotme në Tiranë për parkim të gabuar. Mësohet se kjo është një nismë e Policisë në vend për të disiplinuar drejt...
TIRANË– Biznesmeni Gjergj Luca ka shpjeguar se zgjedhja e komplkesit të tij “Fish City” në Kavajë nuk ka qenë rastësore nga kryeministri Edi Rama dhe...
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është përgjigjur kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryem...
DURRËS– Një traget është përplasur me një anije në afërsi të Portit të Durrësit duke vënë në rrezik jetën e 173 pasagjerëve që ishin nisur drejt Ital...
TIRANË– Një qytetar i vetë identifikuar si Shkumbin Hasani ka deklaruar nga protesta që po zhvillon në Laprakë kundër Unazës së Madhe se një efektiv ...
TIRANË– Një qytetar nga Kukësi, Shkumbin Hasani ka kërcënuar zbatimin e Kanunit në rast se dikush do të shembë shtëppinë e tij. I ndodhur në protestë...
SHQIPËRI– Tetë persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga Covid-19. Në bilancin e 24 orëve të fundit nga Ministria e Shëndetësisë bëhet me dij...