26 October 2026, 11:57
Nga I.A
Erion Veliaj
TIRANË – Kryebashkiaku i arrestuar Erion Veliaj ka përcjellë një mesazh drejtuar Edi Ramës në mënyrë indirekte në lidhje me protestat studentore. Me anë të një postimi në Facebook, Veliaj ka uruar studentët në Serbi për rrëzimin që i bën regjimit të Aleksandër Vuçiç.
Veliaj ka zgjedhur tu drejtohet studentëve serbë, të cilët kanë qenë në qendër të protestave kundër pushtetit të Aleksandër Vuçiçit, duke vënë theksin te roli i lëvizjeve studentore dhe fuqia e protestave për të sjellë ndryshime politike. Në dy javët e fundit, Shqipëria është përfshirë në një valë të madhe protestash studentore dhe Veliaj shkruan se lëvizjet studentore nuk janë ‘fundi i botës’, por fundi i ‘një bote’.
Postimi i Plotë:
Urime studentëve për rrëzimin e makiavelistit dhe populistit të Beogradit! Lëvizjet dhe protestat studentore nuk janë “fundi i botës”, por fundi i “një bote”. Sa më shpejt ta kuptojmë këtë si qytetarë e politikëbërës, aq më mirë do të dimë t’u përgjigjemi nevojave dhe pritshmërive të kësaj gjenerate. Urime të përzemërta edhe shqiptarëve tanë në Serbi, të cilët, sipas projeksionit aktual, e rrisin përfaqësimin e tyre nga një në dy mandate. Një zë më i fortë për të drejtat e shqiptarëve në Serbi!
Erion Veliaj edi rama
Politike
26 October 2026, 11:57
E. D
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, u pyet nga gazetarët edhe për protestën dhe rasti...
Politike
26 October 2026, 11:54
E. D
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla, tha se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme pavarës...
Politike
26 October 2026, 11:38
E. D
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialsite, Taulant Balla deklaroi se ligji për tubimet që u prezant...
Politike
26 October 2026, 11:12
E. D
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste e zhvilluar këtë të hë...
Politike
26 October 2026, 10:45
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shtyrë për më 9 nëntor seancën gjyqësore ndaj Sali Berishës dhe ...
Politike
26 October 2026, 10:18
E. D
TIRANË- Biznesmeni Behgjet Pacolli është paraqitur këtë të hënë në ambientet e Prokurorisë së Posa&ccedi...
Politike
26 October 2026, 10:17
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përshëndetur rezultatin e arritur nga shqiptarët e Lugin&e...
Politike
26 October 2026, 10:15
E. D
Günther Fehlinger-Jahn
TIRANË- Günther Fehlinger-Jahn, kandidati për president në Austri, ka reaguar pas humbjes së Aleksan...
Politike
26 October 2026, 09:58
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të hënë Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste në...
Politike
26 October 2026, 08:41
E. D
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për zhvillimet politike dhe zgjedhore në Serbi, duke e cilësuar Alek...