Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
"Rama ka qenë i qartë, dialog me studentët"/ Balla: Ligji për tubimet do të hyjë menjëherë në fuqi(VIDEO)
Balla theksoi ndër të tjera se PS mbështet studentët ekselentë dhe ata që vijnë nga familje në nevojë, si dhe qeveria është e hapur, që të diskutojmë për rritjen e shumave për këto kategori studentësh.
26 October 2026, 11:38Nga E. D
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialsite, Taulant Balla deklaroi se ligji për tubimet që u prezantua dje nga kryeministri Edi Rama, do të hyjë në fuqi menjëherë. Duke folur për gazetarët, Balla tha se Rama ka qenë i qartë, duke u kërkuar dialog studentëve. Balla theksoi ndër të tjera se PS mbështet studentët ekselentë dhe ata që vijnë nga familje në nevojë, si dhe qeveria është e hapur, që të diskutojmë për rritjen e shumave për këto kategori studentësh.
"Ligji për tubimet do të miratohet me akt normativ, do hyjë në fuqi menjëherë. Kemi në seancë edhe disa ligje për miratim, që kanë të bëjnë me integrimin europian. I bëj thirrje PD-së që të heqë dorë nga destruktiviteti. Kryeministri Rama ka qenë i qartë: dialog me studentët. Ne mbështesim studentët ekselentë dhe ata që vijnë nga familje në nevojë. Ne jemi të hapur, që të diskutojmë për rritjen e shumave për këto kategori studentësh. Por dialogu nuk mund të zhvillohet me ata që dhunojnë," tha Balla./Dosja.al