LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Elvana Gjata nuk i shkoi Ermal Mamaqit në premierën e “I love Tropoja”, si qëndron e vërteta për prishjen e miqësisë

3 February 2020, 07:55 Nga DOSJA

Tiranë– Ermal Mamaqi shfaqi këtë javë premierën e filmit të tij më të ri, ‘I love Tropoja’, ku mes shumë të ftuarve VIP ra në sy mungesa e ish-partneres së tij në filmin “Dy gisht mjaltë”, Elvana Gjata.

Mikesha për kokë e Ermalit mungoi në premirën e filmit të producentit, që romancën e tij këtë herë si aktor protagonist e ndau me këngëtaren Enca Haxhia dhe aktoren nga Tropoja, Arjola Demiri.

Të pranishmit filluan të flisnin nëse bëhej fjalë për një prishje miqësie mes Ermalit dhe Elvanës, apo kjo ishte thjesht një arsye personale e Elvanës për të mos shkelur më në Pallatin e Kongreseve, skena nga e cila iku e zhgënjyer, pasi nuk arriti dot të fitonte Festivalin e Këngës në RTSH, me këngën e saj “Me tana”.

Ermal Mamaqi, në fjalimin e tij para premierës, nuk la pa komentuar mungesën e Elvanës, duke treguar se Gjata s’kishte mundur dot të vinte, pasi ishte jashtë Shqipërisë për një koncert. Më tej ai bëri një batutë, duke iu drejtuar Elvanës në mungesë me fjalët: “Me këtë që bëre që nuk erdhe në këtë premierë, po të them që ta bëri mirë juria e Festivalit që të vuri dysh.” 

Të gjithë të pranishmit në sallë qeshën, ndërsa dyshimet u shtuan kur panë se në “Instagram”-in e saj, Elvana nuk bëri asnjë postim suportues për arritjen e re të Ermalit në kinema, ashtu siç bëjnë miqtë për njëri-tjetrin. Kujtojmë që vitin e kaluar, Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi mblodhën shumë personazhe VIP në premierën e filmit të tyre “Dy gisht mjaltë”, që u shfaq në një nga kinematë e Tiranës.

Nga çifti kryeministror, Edi Rama e Linda Rama, te kryetari i bashkisë, Erion Veliaj (protagonist në film) e bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, ishin të pranishmit e kësaj premiere, që u pasua me shfaqjen e filmit komik në të gjitha kinematë e Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë.

Momentet intime ishin ato më të përfolurat në filmin e ri komedi “Dy Gisht Mjaltë”, ku luanin protagonistët Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata. Vetë këngëtarja foli për këtë pjesë delikate në premierën e filmit dhe u vu re se e kishte shumë të vështirë, duke qenë se Ermalin e konsideronte si vëlla.

“Si s’më hëngri mortja që të putha ty në buzë”, i tha Elvana Ermalit, i cili në film quhej Ervin, njësoj si i fejuari i saj, Ervin Mata. Para gjithë personazheve të njohura që do të ndiqnin filmin, Elvana ndau përjetimet e puthjeve të kinemasë, që zbulonin dhe mënyrën si ajo puth në jetën reale. Nuk vonoi shumë dhe mediat publikuan disa pamje ekskluzive nga filmi “Dy gisht mjaltë”, që zbulonin stilin e puthjeve të tyre në buzë.

Në pamjet e publikuara nuk vihet re asgjë për t’u çuditur, që nënkuptonte se kishim të bënim vetëm me një puthje për show. Ndonëse rrugët e tyre i bashkoi muzika shumë vite më parë, Elvana dhe Ermali prej vitesh ruajtën një miqësi të rrallë dhe shumë të fortë. Fansat e tyre kishin nisur para premierës me pyetjet nëse do të kishte skenë puthjeje në buzë apo jo mes tyre si një çift i vërtetë.

Një pyetje e tillë iu bë dhe bashkëshortes së Ermal Mamaqit, Amarda Toska, nga fëmijët e “Në kurthin e Piter Pan”, përgjigje të cilën ajo e la evazive. Elvana Gjata u shfaq e veshur nuse në filmin me kolonën zanore krijuar nga reperi Lyrical Son. “Pa dashuri” titullohej kënga, me imazhe nga filmi ku në një prej skenave ajo shfaqej e veshur nuse.

Ajo i thoshte “Po” në altar partnerit Ervin (Ermal Mamaqit), duke marrë bekimin e kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj, i cili u bë pjesë e filmit në skenën kulminante. Gjithashtu, në një pjesë të filmit Elvana mësohet se aksidentalisht ndodhej në një makinë ku kishte drogë dhe pasi u pikas, u arrestua nga Policia. Kuptohet që të gjitha situatat në film ishin thjesht komike, por që bënë bujë të madhe.

Pas xhirimeve të filmit, Elvana bëri pauzë për shkak të ngjarjes së rëndë që ndodhi në Bllok, ku u përfshi i fejuari i saj. Premiera e filmit ku ajo luante u shfaq në një datë të mëvonshme nga ajo që ishte njoftuar, pikërisht për shkak të kësaj situate.

Kjo shtyrje e premierës, me protagoniste kryesore Elvana Gjatën, vjen një javë pasi ajo shkroi statusin e parë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në ishBllok, ku sqaronte gjendjen e saj shpirtërore. Falë miqve të njohur, Ermal Mamaqi dhe Valdrin Sahiti, u njoftua rikthimi i saj.

 

Para se ajo të publikonte statusin, Ermali publikoi një foto, nga ku u kuptua se Elvana ndodhej në Prishtinë, ku po përgatitej për premierën e filmit “Dy gisht mjaltë”, që do të shfaqej më 14 shkurt në Tiranë. Moderatori Mamaqi publikoi një foto, ku ishte për krah stilistit dhe bashkëngjitur me të shkruante: “Kjo foto u shkrep nga Elvana Gjata, që vetëm mu më nxjerr keq… ‘2 Gisht Mjaltë’, së shpejti në të gjitha kinematë”. 

Por fakti që ai zbuloi me dashje apo pa dashje vendndodhjen e Elvanës, jeta e së cilës tashmë është e rrethuar nga një mister, duket se i hapi probleme Ermalit. Nisur dhe nga komentet e shumta që iu bënë fotos, ai vendosi ta fshinte menjëherë nga profili i tij e tashmë kjo foto nuk ndodhet në “Instagram”-in e Ermalit. Gjithsesi, pas kësaj fotoje fshihej një skenar i mirëmenduar, për rikthimin e Elvanës në mënyrën më të mirë të mundshme pas lakimit të emrit të saj për javë e javë të tëra në faqet e kronikës së zezë.

Pasi ngriu “Instagram”- in dhe nuk postoi asnjë foto që kur ndodhi ngjarja, Gjata mendoi të shkelte në Tiranë si një artiste e vërtetë kinemaje: kësaj here ta ndiqte nga salla e kinemasë premierën e filmit, ku shfaqej si aktore komedie.

Është një tjetër talent i zbuluar ky i saj tashmë, duke qenë se dhe studimet e larta i ka ndjekur pranë Universitetit të Arteve për Regjisurë. Le të shohim nëse Ermali dhe Elvana do të kenë një herë të dytë në kinema, apo diçka ka ndodhur dhe ata e lanë me aq.

Marrë nga Panorama

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz elvana gjata ermal mamaqi i love tropoja elvana gjata ermal mamaqi i love tropoja

Sondazh

Art&Argëtim 2 February 2020, 17:34

TIRANË– Aktori i njohur i humorit Sejfulla Myftari ose ndryshe Cekja ka treguar një histori nga koha e diktaturës teksa ishte i ftuar në “E diell”.Teksa ri...

Art&Argëtim 2 February 2020, 16:44

TIRANË– Aktori Ermal Mamaqi mbajti mbrëmjen e së mërkurës premierën e filmit të tij “I love Tropoja”, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Por disa komente ...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin