24 November 2026, 15:58
Nga E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Konferenca e Kryetarëve ka miratuar kërkesën e Partisë Demokratike për zhvillimin e një mocioni me debat parlamentar lidhur me raportin e progresit të Komisionit Evropian për Shqipërinë. Debati do të zhvillohet në seancën plenare të 10 dhjetorit dhe do të zgjasë 10 orë.
Gjatë mbledhjes, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi, kërkoi që diskutimi të përqendrohet te shqetësimet e ngritura nga Komisioni Evropian, veçanërisht për respektimin e të drejtave të opozitës, mungesën e kontrollit parlamentar dhe moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Bardhi kritikoi gjithashtu drejtimin e Kuvendit për vonesën në thirrjen e Konferencës së Kryetarëve, duke iu referuar afatit prej tre ditësh të parashikuar në Rregulloren e Kuvendit.
"Është e papranueshme që për të disatën herë Komisioni Evropian i kujton këtij Kuvendi detyrimin që ka për të respektuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese, të cilat injorohen kur nuk i interesojnë mazhorancës, por edhe zvarriten në zbatimin e tyre derisa bëhen të pazbatueshme apo humbasin efektin e kërkuar. Gjykata Kushtetuese ju ka urdhëruar që në korrik, po mbaron nëntori dhe ne ende nuk kemi ekzekutuar një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Prandaj, e shfrytëzoj edhe këtë hapësirë në Konferencën e Kryetarëve për t’ju bërë thirrje që të reflektoni, të zbatoni vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të respektoni të drejtat e opozitës", tha Bardhi.
Ai akuzoi mazhorancën se ka kufizuar të drejtat e opozitës dhe ka penguar ushtrimin e kontrollit parlamentar. Në këtë kontekst, demokrati solli në vëmendje edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet e 11 majit 2025, duke kërkuar zbatimin e tij. Ndërkohë, në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve u diskutuan edhe projektprogrami i punës së Kuvendit dhe kalendari i punimeve për periudhën 7–25 dhjetor 2026. Për këto dy çështje nuk u arrit një dakordësi mes palëve, ndaj vendimmarrja do t'i kalojë seancës plenare./Dosja.al
pd kerkesa
Politike
24 November 2026, 14:53
E. D
Elisa Spiropali
TIRANË- Elisa Spiropali ka reaguar pas përjashtimit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Me anë të...
Politike
24 November 2026, 13:52
E. D
TIRANË- Ambasadori i SHBA në Tiranë, Eric Wendt ka zhvilluar këtë të martë një vizitë në ambientet e Pr...
Politike
24 November 2026, 13:30
G.M
Erion Veliaj
TIRANË- SPAK ka propozuar që procesi gjyqësor ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, të zhvillohet përm...
Politike
24 November 2026, 13:11
E. D
TIRANË- Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Këshilli i Legjislacionit ka miratuar kërkesën e Partisë Demokratike për ...
Politike
24 November 2026, 12:44
E. D
Plarent Ndreca
TIRANË- Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, ka deklaruar pas daljes nga ambientet e GJKKO-së se do të jetë familj...
Politike
24 November 2026, 12:32
I.A
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka mbrojtur vendimin për largimin e Elisa Spiropa...
Politike
24 November 2026, 12:03
E. D
TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i është përgjigjur kërkesës s&...
Politike
24 November 2026, 11:37
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sistemin e ri unik e-Gjoba, një platformë që sipas tij synon të dix...
Politike
24 November 2026, 11:32
TIRANË- Avokati Plarent Ndreca ka kundërshtuar vijimin e seancës gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke arg...
Politike
24 November 2026, 11:09
E. D
Erion Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i është drejtuar Gjykatës së Posaçme me një kë...