24 November 2026, 13:11
Nga E. D

TIRANË- Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Këshilli i Legjislacionit ka miratuar kërkesën e Partisë Demokratike për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për zgjedhjet e 11 majit 2025.
Pas diskutimeve, kryetari i Këshillit të Legjislacionit, Damian Gjiknuri, propozoi që relacioni përkatës t’i përcillet kryetarit të Kuvendit, në mënyrë që procedura të vijojë në Konferencën e Kryetarëve. Në këtë fazë do të përcaktohen hapat e mëtejshëm për ngritjen e komisionit, përfshirë përbërjen, datën e seancës dhe afatet e funksionimit të tij.
“Besoj se këtu mund t’i japim fund diskutimeve duke propozuar përcjelljen e relacionit te kryetari i Kuvendit, për të vazhduar më tej në Konferencën e Kryetarëve dhe për të përcaktuar hapat për ngritjen e komisionit hetimor, sipas një procedure të konsoliduar, për caktimin e anëtarëve, përcaktimin e seancës dhe afatet e komisionit hetimor”, u shpreh Gjiknuri.
Në qershor 2026, Gjykata Kushtetuese vendosi që Kuvendi të ngrejë një komision hetimor për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, pas kërkesës së paraqitur nga Partia Demokratike. Në vendimin e saj unanim, Gjykata Kushtetuese vlerësoi se kërkesa e demokratëve plotëson kriteret kushtetuese për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar./Dosja.al
Këshilli i Legjislacionit partia demokratike komisioni hetimor per zgjedhjet e 11 majit 2025
Politike
24 November 2026, 12:44
E. D
Plarent Ndreca
TIRANË- Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, ka deklaruar pas daljes nga ambientet e GJKKO-së se do të jetë familj...
Politike
24 November 2026, 12:32
I.A
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka mbrojtur vendimin për largimin e Elisa Spiropa...
Politike
24 November 2026, 12:03
E. D
TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i është përgjigjur kërkesës s&...
Politike
24 November 2026, 11:37
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sistemin e ri unik e-Gjoba, një platformë që sipas tij synon të dix...
Politike
24 November 2026, 11:32
TIRANË- Avokati Plarent Ndreca ka kundërshtuar vijimin e seancës gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke arg...
Politike
24 November 2026, 11:09
E. D
Erion Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i është drejtuar Gjykatës së Posaçme me një kë...
Politike
24 November 2026, 11:06
E. D
Asllan Dogjani
TIRANË- Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar dënimin me 1 vit e 6 muaj burg për ish-deputetin Asllan Dogjani...
Politike
24 November 2026, 11:05
PS
TIRANË- Mazhoranca socialiste ka humbur terren në Kuvend, duke zbritur në 81 deputetë pas largimit të Marjana Koçekut ...
Politike
24 November 2026, 11:00
E. D
Tedi Blushi
TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë së Lirisë ka depozituar dy amendamente në Projektbuxhetin e vitit 2027...
Politike
24 November 2026, 10:50
E. D
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetar&e...