Protesta e 177-të kundër qeverisë/ Qytetarët vijojnë revoltën, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Ekzekutimi në Fier/ Kush ishte Selami Hasani, i njohur si “Sel Çami”, i dënuar me 25 vite burg për vrasje 23 Nënt...
https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720 Kushtet atmosferike në ...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Faza e ligës vazhdon me një program të ngjeshur, ku spikasin përballjet mes skuadrave me traditë në futbollin europian. Crystal Palace kërkon të konfirmojë nisjen pozitive, ndërsa Juventusi, Milani dhe Benfica synojnë të marrin pikë të rëndësishme në garën për kualifikimin.

ZVICER - Tetë takime do të hapin mbrëmjen europiane në orën 18:45. Një prej përballjeve më interesante është ajo mes Lyonit dhe Crystal Palace.
Skuadra angleze udhëton në Francë për t’u përballur me një kundërshtar që njeh mirë futbollin kontinental, ndërsa trajneri i Palace, Pierre Sage, rikthehet për të sfiduar ish-klubin e tij. Të dyja skuadrat e nisën fazën e ligës me fitore dhe synojnë të ruajnë ritmin pozitiv.
Në të njëjtin orar, Milani luan në transfertë ndaj Salzburgut, në një duel që premton intensitet dhe kuqezinjtë do të kërkojnë të reagojnë pas humbjes në ndeshjen e parë ndaj Benficës. Ndërkohë, Bayer Leverkusen përballet me Lech Poznan, ndërsa Real Sociedad luan në transfertë ndaj Union Saint-Gilloise.
Programi i orës 18:45 plotësohet nga Sparta Pragë-Lillestrøm, AZ Alkmaar-Hapoel Beer-Sheva, Celje-Omonia dhe Torreense-Sunderland. Kjo e fundit është një sfidë interesante, pasi skuadra portugeze Torreense vjen pas një fitoreje surprizë në debutimin e saj europian, ndaj kërkon të vazhdojë historinë pozitive përballë anglezëve të Sunderlandit.
Në orën 21:00 vëmendja zhvendoset te përballjet më të rëndësishme të mbrëmjes. Celta Vigo pret Juventusin, në një duel ku bardhezinjtë synojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive pas fitores së thellë 5-0 ndaj NEC Nijmegen në ndeshjen e parë. Nga ana tjetër, Benfica do të kërkojë të konfirmojë suksesin ndaj Milanit përballë Celtic, një kundërshtar që ka nevojë të reagojë pas humbjes në raundin hapës.
Një tjetër përballje që premton emocione është ajo mes Marseille dhe Olympiacos. Francezët do të kërkojnë të shfrytëzojnë faktorin fushë, ndërsa skuadra greke vjen pas fitores në ndeshjen e parë dhe synon të vazhdojë me pikë të plota.
Në programin e mbrëmjes janë edhe Bournemouth-Sturm Graz, Ferencváros-Viktoria Plzeň, Dinamo Zagreb-Anderlecht, Jagiellonia-Ararat-Armenia, NEC Nijmegen-Levski Sofia, Rennes-OFI Crete dhe Hoffenheim-Beşiktaş.
Pas rezultateve të raundit të parë, çdo pikë merr rëndësi në një format ku 36 skuadrat renditen në një klasifikim të vetëm. Tetë ekipet e para kualifikohen drejtpërdrejt në fazën e 1/8-ave, ndërsa skuadrat e renditura nga vendi i nëntë deri në të 24-in do të luajnë në fazën e play-off-it për të siguruar një vend në raundin pasues.
Një mbrëmje me 18 ndeshje, ku emrat e mëdhenj kërkojnë të konfirmojnë ambiciet europiane, por ku surprizat e këtij formati mund të ndryshojnë shpejt ekuilibrat e klasifikimit.

B.T (Dosja.al)
ANGLI - Rio Ferdinand beson se Sir Alex Ferguson nuk do ta kishte toleruar kritikën publike të Lisandro Martinez ndaj Manchester United, pas humbjes ...
TIRANE - UEFA ka vendosur që ndeshja Egnatia - Midtjylland, e vlefshme për fazën e ligës të UEFA Conference League, të zhvillohet...
ITALI - Roma mori një lajm të keq gjatë përballjes me Real Madridin në Champions League, pasi Gian Piero Gasperini humbi dy lojtar&eum...
ITALI - Endrick ishte një nga protagonistët e përmbysjes së Romës në Champions League. Sulmuesi brazilian i Real Madridit, i...
SPANJE - Vinicius Junior ka reaguar publikisht pas pezullimit me katër ndeshje në La Liga, duke shprehur pakënaqësinë për më...
Ben Sulayem, Kagame dhe Domenicali, gjatë shpalljes së Ruandës RUANDA - Formula 1 do të rikthehet në Afrikë pas më shum&eum...
SHBA - Inter Miami dhe Lionel Messi kanë siguruar kualifikimin në play-off-et e MLS-së 2026. Skuadra nga Florida triumfoi 2-0 ndaj New York City...
ANGLI - Enzo Maresca nuk e humb besimin te Manchester City, edhe pas humbjes 4-2 ndaj Paris Saint-Germain në Champions League. Trajneri beson se skuadra e...
FRANCE - PSG ishte stratosferike në pjesën e parë përpara se të trembte veten në të dytën. Sidoqoftë, klubi p...
ITALI - Natën kur Roma humbi ndaj Real Madridit në një finale dramatike, edhe futbolli italian mbajti zi. Në fakt, nuk kishte ndodhur kurr&...