Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Projektmetodologjia, e bashkëlidhur vendimit nr. 287, datë 8 tetor 2026, publikuar kete te marte përcakton mënyrën e llogaritjes së konsumit kur matësi është i dëmtuar, nuk funksionon sipas kushteve teknike ose kur të dhënat e matjes janë të paarritshme. Sipas dokumentit të ERE-s, faturimi me vlerë referuese do të përdoret kur të dhënat faktike mungojnë për më shumë se një muaj. Kjo mënyrë faturimi nuk mund të zgjasë më shumë se tre muaj dhe ndërpritet sapo të sigurohen leximet reale.

Enti Rregullator i Energjisë (ERE) ka propozuar rregulla të reja për faturimin e energjisë elektrike në rastet kur mungojnë përkohësisht të dhënat e matësve, duke vendosur një kufi maksimal prej tre muajsh për përdorimin e vlerave referuese.
Projektmetodologjia, e bashkëlidhur vendimit nr. 287, datë 8 tetor 2026, publikuar kete te marte përcakton mënyrën e llogaritjes së konsumit kur matësi është i dëmtuar, nuk funksionon sipas kushteve teknike ose kur të dhënat e matjes janë të paarritshme. Sipas dokumentit të ERE-s, faturimi me vlerë referuese do të përdoret kur të dhënat faktike mungojnë për më shumë se një muaj. Kjo mënyrë faturimi nuk mund të zgjasë më shumë se tre muaj dhe ndërpritet sapo të sigurohen leximet reale.
Metodologjia parashikon që fatura të llogaritet fillimisht mbi bazën e konsumit të regjistruar në të njëjtin muaj të vitit të mëparshëm. Në mungesë të kësaj të dhëne, furnizuesi do të përdorë mesataren mujore të konsumit gjatë 12 muajve të fundit. Për kontratat me histori më të shkurtër, përllogaritja do të mbështetet te muajt për të cilët ekzistojnë matje faktike.
Klientët që nuk kanë asnjë të dhënë të regjistruar të konsumit do të faturohen me vlerë referuese prej zero kilovator-orësh (kWh), për një periudhë maksimale prej tre muajsh. Një tjetër dispozitë përcakton korrigjimin e detyrueshëm të faturave pas sigurimit të të dhënave reale të konsumit. Nëse konsumi faktik është më i lartë se ai i faturuar, diferenca do t’i ngarkohet klientit në faturën pasardhëse. Nëse rezulton më i ulët, shuma përkatëse do të zbritet nga detyrimi i tij.
Furnizuesit do të duhet të dokumentojnë arsyen e mungesës së matjes, metodën e përllogaritjes dhe korrigjimet e kryera. Ata do të raportojnë pranë ERE-s çdo katër muaj mbi numrin e klientëve të faturuar me vlera referuese, sasitë e energjisë dhe diferencat e konstatuara pas leximeve faktike.
Drafti përjashton nga ky mekanizëm rastet kur mungesa e aksesit në të dhënat e matjes lidhet vetëm me vendosjen e matësve në bokse kolektive. Në këto raste, furnizuesi dhe Operatori i Sistemit të Shpërndarjes duhet të marrin masa për sigurimin e të dhënave faktike. Metodologjia përcakton gjithashtu se faturimi me vlera referuese është një mekanizëm i përkohshëm dhe nuk mund të zëvendësojë përfundimisht matjen e konsumit real. Rregullat e propozuara nuk janë ende në fuqi. Sipas projektit, metodologjia do të zbatohet pas miratimit përfundimtar dhe botimit në Fletoren Zyrtare./Monitor
TIRANË- Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u jan&eum...
TIRANË- Çmimet e produkteve ushqimore vijojnë të ndryshojnë nga një supermarket në tjetrin, pavarësisht kërkes&e...
RAJON- Vendet e Ballkanit Perëndimor (WB6) disponojnë së bashku rreth 61.7 miliardë dollarë rezerva ndërkombëtare në vi...
TIRANË- Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte,...
TIRANË- Aktivisti Aulon Kalaja ka denoncuar një incident me efektivët e Policisë së Shtetit para Kryeministrisë. Kalaja tho...
Zgjedhjet në Serbi. Fotografi nga arkivi. Sipas tyre, në presionet ndaj votuesve përfshihen edhe zyrtarë të Listës Serbe, partis...
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë jav&eum...
TIRANË- Protestuesit janë vendosur në Sheshin Skënderbej, pasi marshuan që nga Kryeministria. Një prej protestueseve bë...
pamje TIRANË- Protesta në Tiranë ka nisur që në orët e para të paradites, dhe vijon ende edhe në këto momente. Ja...
pamje TIRANË- Protesta qytetare në Tiranë ka vijuar prej disa ditësh me tone të ashpra, ku nuk ka munguar dhuna dhe përplasjet m...