12 November 2026, 22:17
Nga E.M

SHBA- Katër senatorë amerikanë të Partisëë Demokratike kanë deklaruar se nuk do të pranojnë një marrëveshje për shpenzimet në fund të vitit, nëse ajo nuk kufizon mundësinë e presidentit Donald Trump për të vazhduar luftën kundër Iranit.
Në një deklaratë, senatorët Michael Bennet, Bernie Sanders, Chris Van Hollen dhe Tammy Duckëorth thanë se “populli amerikan ka qenë i qartë, duhet t’i japim fund luftës së paligjshme dhe shkatërrimtare të presidentit Trump kundër Iranit”.
Ata deklaruan se lufta ka rritur çmimet e karburantit, produkteve ushqimore dhe plehrave kimike, si dhe theksojnë se më shumë se 20 pjesëtarë të forcave amerikane janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur, “ndërkohë që nuk është arritur asnjë nga objektivat e deklaruara të presidentit Trump dhe janë dëmtuar civilët në të gjithë rajonin”.
Me afrimin e afatit të 11 dhjetorit për financimin e qeverisë, senatorët thanë se Kongresi nuk duhet të pranojë një marrëveshje afatshkurtër që siguron “miliarda dollarë shtesë” për “luftën e zgjedhur nga Trump”.
Duke iu referuar luftërave në Vietnam, Afganistan dhe Irak, ata paralajmëruan se luftërat “mund të zgjasin me dekada”, dëmtojnë ekonominë, shterojnë burimet ushtarake dhe i bëjnë amerikanët më pak të sigurt.
“Kur të votojmë për ndarjen e fondeve, synojmë të financojmë qeverinë dhe të ndalojmë financimin e kësaj lufte”, thuhet në deklaratë.
Ndërkohë, Trump, përmes platformës së tij Truth Social, i bëri thirrje udhëheqjes së Senatit që të ndërmarrë “menjëherë” hapa për miratimin e një projektligji prej 350 miliardë dollarësh për financimin e ushtrisë, përmes procedurës së pajtimit buxhetor.
Ai pretendoi se gjatë mandatit të tij të parë e rindërtoi ushtrinë dhe se po e bën këtë “përsëri, më të madhe dhe më të mirë se kurrë më parë”./Dosja.al
SHBA Donald Trump
Bota
12 November 2026, 21:18
E.M
BRITANI- Në Britaninë e madhe është regjistruar një ngjarje tragjike ku një nënë 47-vjeçare e dy fëmijë...
Bota
12 November 2026, 21:10
E.M
NEW YORK- Modelja Natasha Farah është abuzuar për muaj të dërë nga i dashuri i cili njihet me përkufizimin ish-gangster...
Bota
12 November 2026, 20:27
E.M
RUMANI- Calin Georgescu mbetet në shenjestër të autoriteteve që prej anulimit të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024, p&e...
Bota
12 November 2026, 20:08
E.M
SHBA- Shërbimi më i përdorur i postës elektronike, Microsoft Outlook, ka dalë jashtë funksionit ndërkohë që ...
Bota
12 November 2026, 19:57
E.M
ITALI- Rajoni i Toskanës në Itali është goditur nga reshje intensive të shiut duke shkaktuar përmbytje, dalje të lumenjve ng...
Bota
12 November 2026, 19:49
E. D
SHBA- Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Serbi ka njoftuar se ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe E...
Bota
12 November 2026, 19:42
E.M
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërcënuar se do të dyfishojë tarifat tregtare ndaj Meksikës, nëse autoritetet nuk nda...
Bota
12 November 2026, 19:24
E.M
SHBA- Jensen Huang dha dorëheqjen nga posti i drejtorit ekzekutiv dhe presidentit të Nvidia-s, pas 33 vitesh në drejtimin e kompanisë q&eum...
Bota
12 November 2026, 19:14
E.M
TURQI- Pas rrëzimit të helikopterit ushtarak S-70 në Turqi, në provincën lindore turke të Malatya të enjten pasdite raportoh...
Bota
12 November 2026, 19:06
E.M
ARABI- Emiratet e Bashkuara Arabe janë përfshië në një aksidnt të rëndë rrugor ku 14 persona kanë humbur jet&...