Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
“The Sun” zbulon dy netët e argëtimit të futbollistit të Evertonit në shoqërinë e miqve dhe disa shokëve të skuadrës. Anësori u paraqit në stërvitje pas festës në Londër, ndërsa e ardhmja e tij për ndeshjen me Newcastle mbetet e paqartë.
ANGLI - Jack Grealish është sërish në qendër të vëmendjes së mediave angleze, këtë herë për shkak të disa netëve të festave që kanë ngritur pikëpyetje rreth disiplinës së tij. Sipas gazetës “The Sun”, anësori i Evertonit kaloi orë të gjata duke u argëtuar me miqtë, vetëm pak orë përpara një seance stërvitore.
Ngjarja e parë daton më 19 tetor, kur Grealish mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Pride of Britain” në Londër. Pas aktivitetit, futbollisti shkoi në lokalin “BAM Karaoke Box”, ku qëndroi deri në orët e para të mëngjesit.
“Ata mbërritën shumë vonë dhe qëndruan deri në orët e para të mëngjesit. Pinë shumë, kënduan disa këngë dhe u larguan shumë vonë”, rrëfeu një dëshmitar për median britanike.
Të martën në mëngjes, Grealish u kthye në Liverpool dhe mori pjesë në stërvitjen e Evertonit nën drejtimin e David Moyes. Por argëtimi nuk përfundoi aty. Po atë mbrëmje, ai u pa sërish në shoqërinë e futbollistëve Jordan Pickford, Tyler Dibling dhe Kyle Walker.
Këtë herë, grupi ndoqi në një ambient privat ndeshjen mes Paris Saint-Germain dhe Barcelonës, e përfunduar 4-2. Sipas një tjetër dëshmitari, futbollistët ishin në humor të mirë dhe konsumuan një sasi të konsiderueshme pijesh. Megjithatë, të mërkurën lojtarët e Evertonit kishin ditë pushimi.
Polemikat vijnë në një periudhë jo të mirë sportive për Grealish. Anësori, i cili në vitin 2022 kaloi nga Aston Villa te Manchester City për 117.5 milionë euro, nuk ka arritur të lërë gjurmë te Evertoni gjatë huazimit. Këtë sezon nuk ka kontribuar ende me gola apo asistime dhe së fundmi u raportua se klubi e kishte ndëshkuar për mungesë të pajustifikuar në një seancë stërvitore.
Everton përballet këtë të hënë me Newcastle në kuadër të javës së nëntë të Premier League, ndërsa mbetet për t'u parë nëse Grealish do të jetë sërish në planet e David Moyes.
B.T (Dosja.al)
Otamendi me Enner Valencian ARGJENTINE - Nicolás Otamendi nuk i ka kursyer kritikat pas humbjes së River Plate ndaj Boca Juniors në Supe...
SPANJE - Barcelona po mendon të ndërhyjë në repartin defensiv gjatë merkatos së janarit, por për të siguruar një p&...
Oliver Glasner e ka fituar tashmë Europa League me Eintracht Frankfurt në vitin 2022 dhe Conference League me Crystal Palace në vitin 2026 ANGL...
ITALI - Fitimi i titullit botëror në Formula 1 solli emocione të jashtëzakonshme për Kimi Antonellin. Pas përfundimit të &Cce...
ARABIA SAUDITE - Cristiano Ronaldo nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Al Nassr për transfertën ndaj Pakhtakorit në Uzbek...
SPANJE - Real Madridi vazhdon serinë pozitive, duke triumfuar 3-0 në transfertë ndaj Racing Santander. Skuadra e drejtuar nga José Mourin...
GJERMANI - Bayern Munich përballet me probleme të rëndësishme pas barazimit 2-2 ndaj Borussia Dortmundit në Bundesligë. Dy lojtar&...
Antonelli, i ngritur nga Verstappen dhe Hamilton, me një total të kombinuar prej 12 titujsh së bashku ITALI - Të bëhesh kampion bote ...
FRANCE - Fitorja 2-0 e Lyonit ndaj Angers nuk ishte thjesht një tjetër sukses në kampionat për Paulo Fonsecan. Trajneri portugez u përf...
Senny Mayulu, Ferran Torres, Maghnes Akliouche dhe Désiré Doué mund të udhëheqin sulmin parizien FRANCE - Në munges&e...