Protesta e 177-të kundër qeverisë/ Qytetarët vijojnë revoltën, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Ekzekutimi në Fier/ Kush ishte Selami Hasani, i njohur si “Sel Çami”, i dënuar me 25 vite burg për vrasje 23 Nënt...
https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720 Kushtet atmosferike në ...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Skuadra nga Roterdami regjistroi fitoren e pestë radhazi dhe shkon në katër pikë avantazh ndaj AZ Alkmaar, përpara sfidës së radhës në transfertë ndaj Betisit.

HOLANDE - Feyenoord vazhdon të dominojë në kampionatin holandez. Skuadra nga Roterdami mposhti Telstarin me rezultatin 4-3, në një ndeshje me shtatë gola, duke regjistruar fitoren e pestë radhazi dhe duke konsoliduar pozitat në krye të Eredivisies.
Përballë një kundërshtari që luftoi deri në fund, Feyenoord arriti të merrte tri pikët, megjithëse ndeshja nuk rezultoi aspak e lehtë. Në portën e Telstarit ishte edhe djali i Ronald Koeman, ndërsa ekipi vendas u përpoq të shfrytëzonte çdo mundësi për të rikthyer ekuilibrat.
Feyenoordit iu deshën vetëm 25 sekonda për të kaluar në avantazh. Gausoou Diarra dërgoi topin në rrjetë pas asistit të Sem Steijn, duke i dhënë skuadrës së tij një nisje ideale. Goli i dytë erdhi në minutën e 21-të dhe mbante firmën e spanjollit Nacho Ferri. Sulmuesi përfitoi nga topi i rikthyer në lojë, pasi goditja e Tsuyoshi Watanabe kishte përfunduar në traversë pas një goditjeje nga këndi.
Telstar nuk u dorëzua dhe arriti të shkurtonte diferencën me Tyorne Owusu. Megjithatë, Feyenoord reagoi sërish dhe Sem Steijn shënoi golin e tretë në minutën e 32-të. Vetëm pesë minuta më vonë, Patrick Brouwer riktheu emocionet duke realizuar për 2-3, rezultat me të cilin skuadrat iu drejtuan pushimit.
Në pjesën e dytë, Steijn u shfaq përsëri vendimtar. Mesfushori realizoi nga pika e bardhë në minutën e 57-të, duke e çuar rezultatin në 4-2 dhe duke i dhënë Feyenoordit një avantazh të rëndësishëm. Telstar, megjithatë, vazhdoi të luftonte dhe në minutën e 69-të Noach Shenkman shënoi me kokë pas asistit të Sem Valk, duke e ngushtuar diferencën në vetëm një gol.
Minutat e mbetura sollën tension, pasi Telstar kërkoi deri në fund golin e barazimit. Feyenoord arriti ta ruante avantazhin dhe siguroi një tjetër fitore, që e mban në një pozicion të favorshëm në garën për titull.
Pas nëntë ndeshjeve, Feyenoord ka regjistruar shtatë fitore dhe dy barazime, duke grumbulluar një epërsi prej katër pikësh ndaj AZ Alkmaar, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Skuadra e Roterdamit mund të përqendrohet tashmë te sfida e radhës në Europë, në transfertën ndaj Betisit.
Feyenoord vjen në këtë përballje pas një fillimi me rezultate të ndryshme në Ligën e Kampionëve, ku u mposht 5-1 nga Barcelona, por më pas fitoi 3-2 ndaj Comos. Forma e mirë në kampionat i jep skuadrës besim përpara një tjetër prove të rëndësishme në arenën europiane.
B.T (Dosja.al)
SPANJE - A do të ndërhyjë Real Madridi në merkaton e janarit për të korrigjuar problemet e shfaqura në fillim të sezoni...
SHBA - Leo Messi shkëlqeu me dy gola në fitoren 3-1 të Inter Miami kundër Atlanta United, ndërsa Antoine Griezmann udhëhoqi Orlan...
mbrëmje, Vincent Kompany u mbështet nga Aaron Danks dhe René Maric gjatë ndeshjes kundër Leipzig (6-1). GJERMANI - Bayern Muni...
ANGLI - Emiliano 'Dibu' Martinez na trembi shumë të gjithëve kur, pasi u përplas me mbrojtësin Jarrad Branthwaite në ndeshjen e d...
TURQI - Nuk kishte si të ndodhte që ai të mos shënonte. Vedat Muriqi rigjen golin në kampionatin turk të futbollit. Sulmuesi i p&...
SPANJE - Barcelona nuk e mbylli udhëtimin në Sevilje sipas planit. Për shkak të stuhisë që përfshiu pjesë të m&eum...
SPANJE - Atlético Madrid po fiton një nga betejat më të rëndësishme për një skuadër që synon të q...
ANGLI - Një fitore e rëndësishme për Chelsean, por edhe momente ankthi në fushën e lojës. Skuadra londineze triumfoi 2-0 nda...
ITALI - Roma rikthehet te fitorja në kampionat dhe mban ritmin në garën për kreun e Serie A. Skuadra e Gian Piero Gasperinit mposhti 2...
FRANCE - Paris Saint-Germain merr një fitore të rëndësishme ndaj Strasburgut, por këtë herë suksesi nuk erdhi pa vështi...