Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës e Tropojë pa energji, reshjet e shiut shkaktojnë dëme në banesa dhe rrugë
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
Për përfaqësuesen shqiptare U-15 dhe stafin teknik, ky turne përfaqëson një eksperiencë të rëndësishme ndërkombëtare, me përballje ndaj ekipeve nga kontinente dhe shkolla të ndryshme futbolli.
TIRANE - Shqipëria U-15 e ka mbyllur me një tjetër rezultat pozitiv eksperiencën në FIFA U-15 World Cup & Festival 2026, që u zhvillua në Baku të Azerbajxhanit. Kuqezinjtë siguruan fitoren edhe në ndeshjen e fundit të turneut, duke triumfuar ndaj Perusë pas ekzekutimit të penalltive dhe duke e përfunduar këtë aventurë ndërkombëtare në vendin e 17-të.
Koha e rregullt e përballjes me Perunë përfundoi në barazim 2-2, ndërsa në serinë e penalltive skuadra e drejtuar nga trajneri Armand Dama u tregua më e saktë, duke fituar me rezultatin 6-5.
Kështu, Shqipëria U-15 e mbyll turneun me një bilanc pozitiv në fazën e dytë, ku pas përballjes me Egjiptin regjistroi fitore ndaj Algjerisë (4-1), Australisë (2-1), Bosnje-Hercegovinës (4-3) dhe Perusë, duke konfirmuar formën e mirë të treguar gjatë ditëve të fundit të kompeticionit.
Renditja në vendin e 17-të merr një vlerë të veçantë duke pasur parasysh përmasat e këtij aktiviteti. Në edicionin e parë të FIFA U-15 World Cup & Festival morën pjesë 189 ekipe kombëtare nga federatat anëtare të FIFA-s, duke e bërë këtë turne një prej aktiviteteve më të mëdha të organizuara ndonjëherë nga institucioni më i lartë i futbollit botëror.
Për përfaqësuesen shqiptare U-15 dhe stafin teknik, ky turne përfaqëson një eksperiencë të rëndësishme ndërkombëtare, me përballje ndaj ekipeve nga kontinente dhe shkolla të ndryshme futbolli. Një tjetër hap në procesin e zhvillimit të talenteve të rinj dhe në krijimin e mundësive për futbollistët e së ardhmes së Shqipërisë.

B.T (Dosja.al)
FRANCE - Luis Enrique ka kritikuar renditjen e Topit të Artë, duke shprehur bindjen se Vitinha meritonte një pozicion shumë më të ...
ZVICER - Kupa e Botës 2026 pritet të kthehet në një minierë ari për FIFA-n. Sipas The Athletic, organizmi më i lartë i f...
GJERMANI - Planet e Milanit për të afruar Timmo Hardung në strukturën drejtuese të klubit po komplikohen. Eintracht Frankfurt ka vendos...
ANGLI - E ardhmja e Alexis Mac Allister te Liverpool duket gjithnjë e më e pasigurt. Mesfushori argjentinas, fitues i Kupës së Botës me...
SPANJE - Tragjedia e rëndë hekurudhore në Spanjë ka tronditur edhe komunitetin sportiv. Mes 68 viktimave të përplasjes së dy ...
ANGLI - Së pari, dy pikët që mungojnë për të siguruar matematikisht titullin e kampionit të pilotëve të Formula 1, ...
SPANJE - Barcelona po përgatitet të rikthehet në fushë, duke synuar të lërë pas një periudhë të vështir&e...
ARABI SAUDITE - Cristiano Ronaldo vazhdon të shkruajë historinë e futbollit. Një ditë pasi u vlerësua me çmimin B.O.A.T. (B...
RROGOZHINE - Faza e parë e Abissnet Superiore u mbyll me një përplasje titanësh dhe një rrotullim dramatik në majën e renditj...
SPANJE - Barça do të duhet të rikthehet! Të paprekshëm që nga fillimi i sezonit, Blaugranët kanë pasur një jav&eu...