23 October 2026, 12:50
Nga E.M

LOS ANGELES- Kylie Jenner mori pjesë në sfilatën e Victoria Secret me datë 18 tetor duke tërhequr kështu vëmendjen me paraqitjen e saj elegante. Sipas raportimeve Jenner fitoi rreth 5 milionë dollarë vetëm për disa minuta në pistë.
Vëmendje të veçantë mori fakti që ajo mbante veshur sytjenën Fantasy, vlera e së cilës vlerësohet në 50 milionë dollarë.
Kylie u bë engjëlli i parë jo-anëtar i Victoria's Secret që veshi reçipetat Fantasy. Përpara saj, reçipetat ishin veshur nga disa nga modelet më të famshme të lidhura me markën, duke përfshirë Gisele Bündchen, Heidi Klum, Tyra Banks, Adriana Lima dhe Alessandra Ambrosio.
Sytjena Fantasy u krijua në bashkëpunim me shtëpinë e bizhuterive Jacob & Co. Është zbukuruar me 4,410 diamante natyrale, përfshirë një diamant të verdhë 75.54 karatësh. U deshën më shumë se 1,000 orë punë nga 15 persona për ta prodhuar atë dhe vlera e saj e vlerësuar është 50 milionë dollarë.
Sipas burimeve të raportuara nga disa media, Jenner dyshohet se ka marrë rreth pesë milionë dollarë për paraqitjen e saj të shkurtër në pistë. Nëse ky informacion është i saktë, honorari i saj do të tejkalonte shumat e marra nga disa prej emrave më të mëdhenj në botën e modelingut.
Ky pretendim ka shkaktuar reagime të mëtejshme në qarqet e modës. Adrianne Curry, fituesja e sezonit të parë të "America's Next Top Model", e ka kritikuar publikisht vendimin që Jenner të veshë reçipetat Fantasy.
"Nuk kam asgjë kundër Kylie Jenner, por ti nuk je modele", tha Curry në një transmetim të drejtpërdrejtë. Ajo vuri në dyshim pse Jenner mori një nga veshjet më të famshme në historinë e Victoria's Secret.
Curry beson se Fantasy Bra tradicionalisht është rezervuar për modelet më të spikatura të markës. Në komentet e saj, ajo kritikoi gjithashtu faktin se Victoria's Secret është mbështetur gjithnjë e më shumë te personazhet e famshëm dhe ndikimi i tyre në mediat sociale vitet e fundit./Dosja.al

Kylie Jenner
Art&Argëtim
23 October 2026, 10:33
E.M
LOS ANGELES- Kourtney Kardashian ka rikthyer në vëmendje një konflikt me motrën e saj Kim Kardashian, që nisi pasi zbuloi martes&...
Art&Argëtim
23 October 2026, 09:34
E.M
LOS ANGELES- Artistja Billie Eilish ka tërhequr vëmendjen me një transformim të ri që ka habitur fansat. Në disa fotografi të...
Art&Argëtim
23 October 2026, 09:21
E.M
LOS ANGELES- Callum Truner dhe Josh O'Connor do të jenë pjesë e audiconeve të Amazon MGM Studios për rolin e James Bond, dhe Jack...
Art&Argëtim
23 October 2026, 09:14
E.M
SHBA- Aktori amerikan, Tom Skerritt, i njohur për rolet e tij në filmat e famshëm “Top Gun” dhe “Alien”, ka ndë...
Art&Argëtim
23 October 2026, 08:17
E.M
SHBA- Reperi Capital T ka publikuar një video në rrjetet e tij sociale pas kërcënimit nga Policia e Tiranës për shkak të mb&...
Art&Argëtim
23 October 2026, 07:12
E. D
DashiNë dashuri, pasioni dhe afrimiteti do të jenë më të forta. Nëse je beqar/e, mund të lindë një njohje interesa...
Art&Argëtim
22 October 2026, 21:32
G.M
Matthew Perry
SHBA- Familja e Matthew Perry-t ka ndarë detaje të reja dhe prekëse nga funerali privat i aktorit, i cili u nda nga jeta në ...
Art&Argëtim
22 October 2026, 14:24
E.M
LOS ANGELES- Tom Cruise do të nderohet me një Çmim për Arritje të Jetës nga Instituti Amerikan i Filmit. Çmimi do t'i do...
Art&Argëtim
22 October 2026, 14:17
E.M
BRITANI- Këngëtari britanik Harry Styles është filmuar teksa diskutonte me tone të tensionuara me një burrë në rrug&eum...
Art&Argëtim
22 October 2026, 09:37
E.M
LOS ANGELES- Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka shënuar një tjetër sukses në karrierë...