Berisha: Do të ngremë një agjenci kombëtare që do të merret me pronat e krimit dhe pronat e paligjshme të politikan&e...
Aktualitet
Flakët shkrumbojnë banesën në Fier, 33-vjeçari shpëton mrekullisht(VIDEO)
Sipas banorëve të zonës, Redjan Llambro ka pësuar një krizë epileptike në momentin që po ndizte bombolën, duke humbur kontrollin dhe duke e rrëzuar atë.
1 November 2026, 16:35Nga E.d
Pamje
FIER- Një zjarr i përmasave të mëdha ka shkrumbuar një banesë në fshatin Hoxhar i Vjetër në Fier. Fatmirësisht, 33-vjeçari që ndodhej brenda shtëpisë ka shpëtuar pa lëndime, falë ndërhyrjes në kohë të fqinjëve.
Dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një bombol gazi që përdorej për gatim. Sipas banorëve të zonës, Redjan Llambro ka pësuar një krizë epileptike në momentin që po ndizte bombolën, duke humbur kontrollin dhe duke e rrëzuar atë. Si pasojë, flakët janë përhapur me shpejtësi në orenditë dhe ambientet e banesës.
Kanë qenë fqinjët ata që kanë vënë re tymin dhe kanë ndërhyrë menjëherë, duke nxjerrë të riun nga shtëpia. Pak minuta më vonë kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit dhe kanë parandaluar përhapjen e tij në banesat përreth.
Në shtëpi jetonin 33-vjeçari së bashku me nënën e tij, e cila fatmirësisht nuk ndodhej aty në momentin e ngjarjes. Megjithatë, dëmet materiale janë të mëdha, pasi familja ka humbur thuajse të gjitha orenditë dhe pajisjet shtëpiake./Dosja.al