1 November 2026, 14:35
Nga G.M
foto ilustruese
SELANIK- Një 26-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Romarjo Tahiri, është arrestuar në Greqi, gjashtë vite pas vrasjes së Spartak Dervishit në Selanik. I riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi dyshohet se në vitin 2020, në bashkëpunim me dy persona të tjerë, ka dhunuar dhe më pas ka goditur me mjete prerëse Dervishin, duke i shkaktuar vdekjen.
Sipas njoftimit të policisë, Gjykata e Korçës i kishte caktuar Tahirit në vitin 2021 masën e sigurisë 'Arrest në burg' për veprën penale 'Vrasja me dashje', kryer në bashkëpunim. Arrestimi u realizua në kuadër të operacionit 'The Wanted', falë bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës. Sakaq, kanë nisur procedurat për ekstradimin e 26-vjeçarit në Shqipëri.
NJOFTIMI:
Policia e Shtetit / Vijon intensivisht bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë, në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”. I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, i dyshuar për vrasjen e një shtetasi shqiptar në Selanik, në vitin 2020, kapet në Greqi 26-vjeçari.
Si rezultat i koordinimit informativ dhe operacional ndërmjet homologëve të Drejtorisë së Interpolit dhe Interpol Athinës, gjatë kësaj faze të operacionit të koduar “The Wanted”, u arrestua provizorisht në Greqi, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, R. T., 26 vjeç, i lindur në Korçë.
Në vitin 2021, Gjykata e Korçës i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim. Nga hetimet dyshohet se në vitin 2020, në Selanik, shtetasi R. T., në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, kanë vrarë shtetasin shqiptar S. D., të cilin fillimisht e kanë dhunuar dhe më pas e kanë goditur me mjete prerëse.
Familjarët e viktimës kanë bërë kallëzim në Korçë për ngjarjen e ndodhur në Selanik dhe veprimet janë koordinuar me autoritetet greke. Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Athinën për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 26-vjeçarit në Shqipëri./Dosja.al
vrasje
Aktualitet
1 November 2026, 14:10
G.M
Foto ilustruese
LIBRAZHD- Një aksident është regjistruar gjatë ditës së sotme në fshatin Farret, në njësinë ...
Aktualitet
1 November 2026, 13:50
G.M
pamje
TIRANË- Disa protestues janë përplasur verbalisht me Avokatin e Popullit, në ambientet e një lokali në kryeqytet. Qytetar&...
Aktualitet
1 November 2026, 13:45
G.M
Një flamur rus i reflektuar në syrin e një personi. Fotografi ilustruese nga arkivi.
Sabotimet, sulmet kibernetike dhe operacionet e fshehta j...
Aktualitet
1 November 2026, 13:28
G.M
pamje
GJIROKASTËR- Dy persona janë arrestuar nga Policia në Gjirokastër, pasi dyshohet se transportonin kundrejt pagesës kat&eu...
Aktualitet
1 November 2026, 13:15
G.M
TIRANË- Reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin artistik si Stresi, ka paralajmëruar tërheqjen nga protesta kundër qeverisë, duke s...
Aktualitet
1 November 2026, 13:10
G.M
Ballist Morina dhe Erjon Vishkulli
ITALI- Ballist Morina ka vizituar në spital Erjon Vishkullin, i riu i cili po merr trajtim mjekësor pas dëmt...
Aktualitet
1 November 2026, 12:42
G.M
Vlerë Gjakova
Kryeministri Edi Rama ia ka besuar këshillimin për çështjet e media një zonjë e cila në profilin e saj...
Aktualitet
1 November 2026, 12:01
G.M
pamje
ELBASAN- Kryeministri Rama ka njoftuar se ka përfunduar puna për Lotin 2 të rrugës Papër-Ura e Grykshit në Elbasan, segmen...
Aktualitet
1 November 2026, 11:51
G.M
i arrestuari
TIRANË- Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policicsë, pasi dyshohet se është autor i disa vjedhjev...
Aktualitet
1 November 2026, 11:43
G.M
TIRANË- Media italiane Sky News i ka kushtuar një artikull protestës së studentëve në Tiranë, duke raportuar për p&eu...